Qyteti i Shijakut prej disa javësh është kthyer në një kantier ndërtimi për çdo familje të prekura nga tërmeti.
Sot ishte i pranishëm në fshatin Rrubjekë të Njësisë Administrative Maminas, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj për të inspektuar nga afër punimet e rindërtimit të banesave individuale.
Ai bëri me dije se brenda shtatorit këto familje do të marrin në dorë çelësat e shtëpive të tyre të reja.
Në Bashkinë e Shijakut ka filluar puna paralelisht në të gjithë njësitë administrative dhe aktualisht po punohet me shumë kantiere: banesat individuale, shkollat, rikonstruksionin e pallateve.
Kryebashkiaku Arbana ka shprehur: “Kryeministri dhe Qeveria shqiptare po i japin një mbështetje maksimale çdo familje të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit që shumë shpejt të kenë shtëpinë e tyre të re me standarte moderne dhe të sigurtë.