Pas vendimit të Greqisë Ministria e Jashtme reagon për situatën në kufi: Po bëhen 330 testime në orë, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës

14 Gusht 2020, 15:59Sociale TEMA

Pas vendimit të autoriteteve greke për të kërkuar vetëizolim 7 ditor dhe çertifikatë të testit negativ për të gjithë shtetasit që kalojnë nga Shqipëria në Greqi duke nisur nga data 17 gusht, gjatë dy ditëve të fundit ka patur një fluks të shtuar qytetarësh në pikat e kalimit kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë.

“Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i metejshëm i kapaciteteve testuese në oret në vijim.

Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në rradhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare.

Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshë me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë“, njofton ministria.

2 komente në “Pas vendimit të Greqisë Ministria e Jashtme reagon për situatën në kufi: Po bëhen 330 testime në orë, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës”

  1. Tr says:

    SHQIPETARE KOKE SHKEMBA, E DINE FARE MIRE QE NE KETE KOHE KOVID, NUK ESHTE PER TE ARDHUR NE SHQIPERI. TANI LE TE PRESIN.

  2. Kaculi says:

    Eshte per te qare qe me sa testime ben greku ne dy ore nuk i ben shteti shqiptare gjate 24oreve. Por faktet flasin vete. Kryesorja Edit ti shijoj darka me presidentin kroat dhe te kete kujdes me halat se i ka merak dhe coc e ndjekin. Pastaj si trajtphen shqiptare nga dy shtet shqiperi dhe greqi nuk mund t erhush me shume se kaq. Ku ai K e Lleshaj ne vend te merret me zgjidhjen e problemit thot qe fajin e kane njerezit qe shkojne ne kufi. Vaj me det ku ka vajt puna. Respekte per Olten qe po kujdeset sadopak per njerezit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje