Edhe buzë detit, pishinat mbeten një nga zgjedhjet më të shpeshta dhe më të preferuara, veçanërisht nga fëmijët.
Përveç argëtimit, për këdo që zgjedh t’i kalojë pushimet në plazh dhe pishinë, siguria e fëmijëve në ujë është parësore, pasi në jo pak raste ato janë kthyer në tragjedi. Ndaj kërkohet kujdes i posaçëm, si nga ana e prindërve, ashtu dhe e personelit të pishinave.
Ekspertë këshillojnë që fëmijët, veçanërisht ata deri në 10 vjeç, të jenë vazhdimisht nën mbikqyrjen e të rriturve. E mërkura e kësaj jave shënoi një ngjarje të rëndë për një familje nga Kosova. Megjithë përpjekje për ta ndihmuar, djali 10-vjeçar u mbyt në pishinën e një kompleksi turistik buzë detit Adriatik.
Një tjetër masë mbrojtëse, që do të ulte rrezikun e mbytjes te fëmijët është dhe mësimi i notit që në moshë të hershme.
Futjani pordhes se nuk lexoni e shikoni se si i ka zgjidhur bota .Pishinat kane standarte te percaktuara sipas grup moshave .Ndertohen per qellime sportive dhe publike . Pishinat publike ndahen dhe ato sipas moshave qe menexhohen nga nje personel i pergatitur .Per femijet deri ne nje vjec lejohen vetm me nje nga prinderit .Thellsia nuk i kalon nga 1.50-1.80 .Per femijet nga 1-5 vjec ka rregulla te tjera .Femijet notojne me mesues qe pergjigjet dhe per siguruin e tij ne uje .Edhe keto pishina kane kushte te mjaftueshme te mjeteve te sigurise nen mbikqyrjen e mesuesit.Per moshat nga 5 deri ne 10 femijet trajtohen mbi bazen e elementve qe ka perfituar gjate mesimeve qe kakaluar .Ata shoqerohen me kartelen personale ku jane te detajuar te gjitha elementet e notimit e te shendetit .Per grup moshat nga 10 e siper pishinat jane te hapura sipas nje programi te caktuar .Jo cdo kush mund te hyje brenda e te notoj .Behen regjistrime duke kaluar testin mbi aftesite per te notuar .Tegjitha llojet e tjera te pishinave qe ndertohen kane standarte te percaktuara sipas vendit ku ato funksjonojne .Dhe ne keto pishina zbatohen te gjitha rregullat e mesiperme me masa te rrepta sigurije . Nuk hapen per personat qe skane nje certifikate qe verteton se di te notoj. Tek ne si veprohet .Ska regulla e standarte per ndertimin dhe funksjonimin e pishinave .Kam te pakten 40vjet qe ndjek te dhenat mbi aksidentet ne pishina dhe nuk me rrezulton ne vendet e botes ku funksjonojne pishinat te kete vdekje .