Jo vetëm shqiptarët bllokohen në Kakavijë, ja çfarë ndodh me izraelitët. Greqia: Test i detyruar dhe vetëm 600 pasagjerë në javë nga Izraeli

15 Gusht 2020, 21:54Sociale TEMA

Me mijëra emigrantë janë bllokuar në kufi, teksa tentojnë të futen në Greqi. Radhë kilometrike raportohen nga Kakavija, ku mijëra shqiptarë janë të bllokuar, por edhe nga pikat kufitare të Bullgarisë me shtetin Helen.

Ditët në vijim, masa të rrepta do të ketë edhe për shtetasit izraelitë që do të rikthehen në Greqi.

Autoriteti i Aviacionit Civil grek (CAA) njoftoi masat e reja për pasagjerët nga Izraeli, që do të hyjnë në fuqi nga dita e hënë, 17 gusht, deri më 31 gusht, në kuadër të luftës kundër përhapjes së koronavirusit.

Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë për në Greqi nga Izraeli do të jenë të detyruar të paraqesin një rezultat negativ të një testi Covid-19 pas mbërritjes në Greqi.

Ky test nuk mund të jetë kryer më shumë se 72 orë para mbërritjes së tyre dhe duhet të lëshohet nga një qendër mjekësore e çertifikuar dhe e përkthyer në anglisht.

Rezidentët permanentë të Izraelit do t’i nënshtrohen një testi PCR pas mbërritjes në Greqi dhe do të futen në izolim derisa rezultati i testit të jetë gati.

Përveç kësaj, AAC-ja tha se të gjithë pasagjerët duhet të kenë dëshmi të qëndrimit në Greqi ose një rezervim hoteli.

Numri i përgjithshëm i pasagjerëve nga Izraeli nuk do të kalojë 600 persona në javë dhe vetëm në aeroportet e Athinës, Selanikut, Korfuzit dhe Heraklios.

AAC tha se nga ky njoftim përjashtohet riatdhesimi i shtetasve grekë duke shtuar se në rast të shkeljes së hyrjes së kontrolluar të rezidentëve permanentë izraelitë, ata do të gjobiten 5 000 euro.

6 komente në “Jo vetëm shqiptarët bllokohen në Kakavijë, ja çfarë ndodh me izraelitët. Greqia: Test i detyruar dhe vetëm 600 pasagjerë në javë nga Izraeli”

  1. sapa says:

    Edhe cfare ndodhi?krahasim eshte ky me kakavijen?Testet behen kudo neper shtete te ndryshme por kjo e kakavijes tregon direkt ne kufirin midis dy shteteve qe njeri shtet funksjonon dhe tjetri jo!Se cili eshte shtet funksjonon dihet!

    1. ca po thua says:

      Torrollak, funksionon shteti ku behet hyrja. Shteti prej nga behet dalja ju thote vetem “udhe te mbare”. Kuptove o kokpatate?
      Kur do te beje edhe gomari si i zgjuar ? ? ?

  2. Kuq e zi says:

    Rezidentet permanent te izraelit do i nenshtrohen nje testi per te hyre ne greqi
    Bukur… dmth cdo turist qe don te shkoje ne greqi duhet te keje test
    Por keta ne kakavije jane banor te greqise dhe jo te shqiperise
    per banor si keta te kakavijes gjate bllokades u krijuan fluturime carter per ti sjelle ne shtepi secili shtet te vetet
    Qellimi i greqise eshte qe keta banor te saj te bejne testin ne shqiperi ne menyre qe te mos rendoje ne bilancin e saj te finances
    Nqs do ishte ne fuqi reciprociteti pra cdo njeri qe hyn ne shqiperi duhet te kishte bere testin zor se do ishin keta radhe ne kufi

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Te gjithe do bejen tamponin o bole, te gjithe pa perjashtim. Por ka ca qe nuk do lejohen fare te hyjne. A kupton? Kufizohet numri i atyre qe hyjne. Ka disa kategori qytetaresh nuk lejohen fare te hyjne. Ndersa te gjithe ata qe lejohen te hyjne do bejne tamponin. E kuptove, apo je dru me pre?

    2. asnjeansi says:

      A e kupton , more kuq e zi , ç’do te thote “rezidentet permanente te Izraelit , do t’i nenshtrohen nje testi per te hyre ne Greqi” ? Kjo shprehje , do te thote (po t’a perkthej nga shqipja ne shqip) : Rezidentet e perhershem (permanente) te Izraelit , do t’i nenshtrohen nje testi per te hyre ne Greqi . Qe do te thote , i njejti rregull si me shqiptaret e Kakavise dhe Kapshtices .

  3. asnjeansi says:

    A e kupton , more kuq e zi , ç’do te thote “rezidentet permanente te Izraelit , do t’i nenshtrohen nje testi per te hyre ne Greqi” ? Kjo shprehje , do te thote (po t’a perkthej nga shqipja ne shqip) : Rezidentet e perhershem (permanente) te Izraelit , do t’i nenshtrohen nje testi per te hyre ne Greqi . Qe do te thote , i njejti rregull si me shqiptaret e Kakavise dhe Kapshtices .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje