Në Kakavijë ka të paktën një budalla

15 Gusht 2020, 16:46Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Miku budalla nuk mbahet për mik. Shteti ka brenda vetes disa ‘dashuri budallaqe’ që ia bëjnë të zezën në ditën më të zezë. Veç punë budallenjsh, asgjë tjetër nuk ka ndodhur në Kakavijë dje dhe sot,  ku radha e shqiptarëve për të kaluar në Greqi ka mbërritur në 10 kilometra. Një fëmijë u vra, për fat të keq; mortje që na bën të harrojmë gjithë tmerrin tjetër të jetës…

… Po ku janë ata që e bënë? Në Mirditë, krahina jonë ‘cinike’ në veri të vendit, prej shekujsh thonë se ‘miku budalla ta vret mizën në lule të ballit’.

Jam i sigurt se sot nuk ka shtet që do të masakrojë qytetarët e vet, as që t’i shikojë rrugëve duke vuajtur. Aq sa jam i sigurt se nuk ka shtet që nuk mban afër disa tipa që e gërryejnë dhe e hanë nga brenda…, derisa në Kakavijë të plasë kriza humanitare- siç duan ta quajnë të tjerët që presin pushtetin.

‘Kakavija’ nuk ka punë me pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Tragjedia e Kakavijës ka nisur në selinë e ish- ambasadës së Republikës Popullore Socialiste të Kinës, ku tani ndodhet Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Nisi ngadalë, pak nga pak, muaj pas muaj e vit pas viti…, si një lum nën shira të pafund që do të shpërthente diku, dhe kjo ndodhi në ‘Kakavijë’.

Fillimisht u sajua si aferë e ëmbël shërbese politike e njerëzve të Partisë. Në ambasadën shqiptare të Athinës u emëruan njerëz ‘për t’iu larë borxhin’ politik, dhe ata e bënë të keqen kapul. Në muajin korrik ministri i Jashtëm shkarkoi gjithë personelin e ambasadës së Shqipërisë në Greqi, përfshi edhe ambasadoren. Kjo ka ndodhur shumë rrallë në mbarë botën.

‘Shkrirja’ e ambasadës nënkupton një akt që vjen pas degradimin total të një trupe diplomatike, dhe ka si efekt ndotje kombëtare në sy të botës. Çfarë kishte ndodhur, a kishte të drejtë ministri të shkrinte ambasadën? Çështja qëndron pikërisht këtu: Se ministri ka të drejtën e plotë të kryejë një dëm tjetër për të larë dëmet e shtetit. Para një viti, në ambasadën shqiptare të Greqisë ishte dhënë alarmi se ‘kanë humbur 100 pasaporta shqiptare’. Veç ‘humbjes’ në ambasadën e Athinës ishin shitur qindra pasaporta- një lloj mafie e vogël ‘kap atë që ke në dorë’.

Konsullata shqiptare e Janinës humbi pako të tëra me pasaporta shqiptare që po i transportonte me një makinë ‘të rastit’. Bota nuk mund ta kuptonte, sepse bota ka nënëshkruar konventa e ka lëshuar praktika strikte si transportohen dokumentet diplomatike. Skandali vuri përballë shtetin ‘budalla’ që angazhon ‘miq budallenj’ në punët e veta delikate… Ja tani, mijëra njerëz po vuajnë në Kakavijë; e gjitha veç për një pasaportë.

Dikush nga miqtë budallenj të shtetit e ka nisur veç me një pasaportë, deri në katastrofë.

As ‘Kapshtica’ nuk ka punë me pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kapshtica ka një ‘komedi’ tjetër, edhe kjo lojë budallenjsh. Selaniku që mban rreth 500 mijë emigrantë shqiptarë, ka edhe një konsullatë shqiptare. Ndoshta nuk e dini ku ndodhet konsullata? Brenda selisë së saj të vendosur në një qendër tregtare, punojnë tre konsuj. Por tre konsujt janë të rrethuar nga dhjetëra sekserë. Shteti në Ministri mban më shumë anën e sekserëve se anën e konsullatës.

Është një avokate që vërtitet rreth konsullatës, quhet Elona Hysi (sa për fakt) e cila u vë notën konsujve, dhe notën e dërgon në ministri në Tiranë. Zëvendës- ministri Tare bëhet ‘xhind’ nga fjalët e avokates dhe iu sulet konsujve. Ky është tipik nga ata që ‘vret mizën në ballë’, sepse do që të shtypë ata poshtë dhe ta ketë mirë me shefin lart. Atëherë e merr dreqi punën.

Avokatja zë derën e konsullatës dhe pret njerëz: ‘ju ndihmoj unë me dokumetet’, se e ka në dorë konsullatën, pastaj vjen shoferi, pastaj vjen kunati, pastaj ka plasur edhe grushti në konsullatë… Është qesharake çfarë ndodh në konsullatën e Selanikut. Qesharake, aq sa kthehet në tragjike kur vjen deri në Kapshticë.

Krizat më të mëdha në kufijtë shtetërorë kanë formë e budallallëkut.

Edhe në vitin 1994 në kufirin Shqipëri- Greqi plasi një krizë, më e madhja e gjithë këtyre dekadave. Disa njerëz të armatosur nga Greqia kishin sulmuar postën kufitare të Peshkëpisë. Konflikti i quajtur ‘’i Peshkëpisë’ mori peshën e rrezikut të një lufte Ballkanike- sipas dokumenteve të CIA.

Sot nuk ka studiues që të mund të gjejë ‘arsyet’ e shpërthimit të krizës që mbajti deri në vitin 1997, kur Greqia hapi kufijtë për dhjetëra e dhjetëra të plagosur në ‘luftën e Vlorës’. Arsyeja e vetme është ‘budallallëku’ brenda radhëve të shtetit. Shteti kishte hyrë në konflikt me një organizatë të grekëve të Epirit, që quhej OMONIA… Kaq ishte, sot nuk ka nam as nishan

Miku budalla në radhët e shtetit, ngaqë të do, ‘ta vret mizën në ballë’.

22 komente në “Në Kakavijë ka të paktën një budalla”

  1. O fshatar mesohuni e ligjet says:

    Jane keta budallenj qe nuk dine te krijojne dhe organizojne shtet sic ka thene i madhi Bismark.
    Edhe keta fshataret injorante qe luajne kalaja dibrance ne kufi dhe duan te ikin ne nje ore dhe ne nje dite….
    Erdhen ne kohe pandemije qe asnje nuk parashikon cdo te ndodhe,erdhen shiten pordhe ne fshat ,kush gjeti ndonje nuse te virgjer,kush vajti ne dasem dhe hidhi ca evro…
    Dhe tani i erdhi veza dhe o burra kush mund te dale se po na ve ligje greku…..

    1. Ziko Qeparoi says:

      Sigurisht ka disa, por ti je o Frok ne krye te listen. 70% me pasaporta greke, genjejne si derra se kane ardhur per hall, kur qellimi ka qene te pushojne si u do bytha ketu, se atje nuk i le kush te bejne si i do qefi. E meritojne ndeshkimin.

  2. O fshatar mesohuni me ligjet says:

    Jane keta budallenj qe nuk dine te krijojne dhe organizojne shtet sic ka thene i madhi Bismark.
    Edhe keta fshataret injorante qe luajne kalaja dibrance ne kufi dhe duan te ikin ne nje ore dhe ne nje dite….
    Erdhen ne kohe pandemije qe asnje nuk parashikon cdo te ndodhe,erdhen shiten pordhe ne fshat ,kush gjeti ndonje nuse te virgjer,kush vajti ne dasem dhe hidhi ca evro…
    Dhe tani i erdhi veza dhe o burra kush mund te dale se po na ve ligje greku…..

  3. dokument says:

    Ne cdo shtet tjeter, po te zhdukeshin 100 pasaporta, jo vetem do ishte fut ne burg e gjithe ministria dhe ambasada, por do shkriheshin si institucion.
    Sa e sa here kane shkruar mediat per skandalet e pafundme te ambasadave apo konsullatave sidomos ne Itali dhe Greqi dhe po e njejta gjendje vazhdon.
    Mbas bankes se shqiperise ku te gjithe punonjesit kane lidhje farefisnore , eshte ministria e jashtme dhe e transportit energjise qe mbahen per lidhje te tilla

  4. Eri says:

    Drejte.Te paaftet kane mbushur administraten.Shiko ministri i turizmit nje gjysmak njeri qe i ka hundet me kokaine.Po Rama e mban se e ka shok dhe i jep rrogen nga taksat e shqiptareve.Ashtu tha dhe per Gjushin e Durrsit ku i thane qe eshte i korruptuar se e kam shok dhe do ta mbaj shok dhe nuk e denoi gjestet mafioze te Gjushit.Kur e ke shok jep dorheqjen dhe mos rri kryeminister o njeri kur do te mbash shok nje mafioz.Por Shqiperia keshtu ka 30 vjet qe nuk e dine cfare do te thote pergjegjesi ne politike.E kane bere si pronen e vet jeten e njerezve dhe ekzistencen e shtetit.

    1. AntiLlapaqen says:

      Ti je ajo Eri qe e ben me 3 njekohesisht e s’len vrime pa zene? U po sa mire moj Eri ke mesuar edhe per Klosin ti qe mban hunden e k… plot me kokaine.
      Se po flas kot Eri, te them te verteten un te njoh ty aq sa njeh ti Klosin… Se mos prekesh moj ti kurse se ti je njeri me familje etj. jo si Blendi Klosi qe ka vetem prinder, grua e femije jo si ti…
      Debila llapaqene…

  5. De GOL (ose Gol..de) says:

    Frrok, ti je per Minister i jashtem o burre. Gent Caka (Edi) ta vret mizen ne lule te ballit, kurse ti merr me te puthe e te ha dhembe (Shkoder : Me mire nje armik te mençur se nje mik te marre, merr me te puthe e te ha dhembe). TI O FRROK PO E HA DHEMBE KETE TE SHKRETE SHQIPERI DERI SA TE KTHEHET E TE ……Neve na nevojitet ndonje Minister i jashtem tip Frrok Cupi, Adrian Ndreca, Preç Zogaj, Zef Brozi etj, pra afersisht nje mirditor muslimon qe te shpalle Republiken e Re te Mirdites.

  6. XYZ says:

    – Proklamata e shpalljes se pavarsise te Republikes te Mirdites !

    Presidenti i Republikes – Gjon Markagjoni.
    Ministri i Puneve te Jashteme – Andon Ashiku
    Minister i Mbrojties – Preng Lleshi
    Minister i Ekonomise – Zef Ndoci

    Vllezer te krishtere dhe gjithe Dukagjini. . Gjithe Evropa don qi Shqypnia t’jen e librueme, qi me ken edhe ajo e ujdisun, qi me pas rugat e qimendifferat e shkollat. Kjo asht fort bukur e mire. Kjo asht edhe dishiri jon, pse edhe na dona me ken zhdrivilluem, me pas shkolla, jo sadhde, fmija jone, pore edhe na pleqt kena qef me msu me shkru e me kndu, pse njaj popull qi asht i zhdrivillum njato shkojn per para me pun. Po na vllazen, qi e njofim mire turkun, mundena me zan bese , qi me ycymet Turkijet ne Tirana ? A mundena me besu qi kan me na dhan desturdhek, qi ata ne per para peseqind vjetve na kan majt si robni ? A mundena me ken me at ycym, qi don me na up fenë ton, qi na ndes e naj up katundet tona? A mundena me duruë me ken nen ket ycym e ne ket urdhun, qi sot tpart e Turqnimit agik flasin. “Qi ju keni ken raja e jon tesh pesqint vjet,e keni prep me ken raja e jon”. Jo vlazen ! Na nuk e dona robnin e Turqnimit ! Na dishrojm lirin e bashkimit mu sjedh per smarit, pra kush dishiron mu sjedh per smarit, nuk mundet mu Ishu, qi Turkija mu jerëtis e rrë si ka kenë shqyptar ! Ne dacim me kriju nji derzav nen ycymet te Turkijes n’ Tirana at err na vedvedit i kena vuë prangat ne dorë e ner kamë. At err kthej prap nat vakt, qi ne na kan shkel, kur skena ken tzot me refye fene tone, kur skena mujit me godit kisht tona, kur skena guzuë me vuë kumont ne kompanjela ton e kur na kan myt meshtaret tone. Me dvertet njat vakt asnii shqyptar i dret nuk deshiron. Ne kjoft qi at vakt nuk e dishrojm, pra na duet me gjith fozade tona me pumie qi kjo pun mos me na bae vaki. Per ket pun Mirditsit e kena ap lirin ton republik. Per ket luftojme me pushk n’dorë kundra ycymetit Tirans e kerkojm prej Evropet, qi me na njoft. Delegazioni i jon n’Zenevë ne konferenz Shocnis Popudhit ka mryt, qi ne Shqypnii mu cu komisoni per mu pvet popudhi, se cka lypin. Ne konferenz n’ Zenevë ka ken deri tesh delegazjoni i Tirans, qi ka fol qi asht TAN SHQYPNIA me Tiranane dhe ka ap ma t’reshtet fjalt per kapitan Marka Gjonin ton. Të ardhunit delegazjonit Mirdits n’Zenevë ka met ycmi i Tirans i marrum prej fjalve t’reshme, qi kan fol per Mirdit e per gjith kishtenim te Shqypnis. Kush i ka nimu ycymetit Tirans n’Zenevë ? Taljant, qi jan anmiqt ton, kuja asht ascerija qe ka ba kishen shtadh, edhe na ka mar erzin grave e varzave tona. E kush i ka nimu delegazjonit Mirdits ? Serbia e cila asht ne konferenz ne Paris t’pagjt i ka dalzot liris ton. Serbija asht miku i jon e don me ken komshi i mire i shqyptareve. Per pak dit ka me ardhe komisija e Shoçnis Popudhit. Diftoni sbashkut: Nuk e dona ycymetin e Turkies t’Tirans! Kshtenimi i Shqypnisë don derzaven e lirin e vet, jose dot luftojn deri ma t’mramin pik gjakut shqyptar. Tjemi t’sbashkum e mos u rreni fjalve t’reshme Tirans e Italis

    1. u dhime duke qare says:

      O lale, shko merr ndonje qetsus se je rende!

  7. Patriot says:

    Si nuk ka nje njeri ne ate vend qe te permende ministrine e emigracionit. Eshte nje ministri me staf te plote qe paguhen nga taksat dhe nuk kane asnje emigrant qe te kete detyrim per te dhe ti paguaj takse. Si nuk kerkon njeri llogari se cfar bejne keta punojes 12 muajt e vitit per rrogen qe marrin. As ne raste te tilla emergence kjo ministri nuk eshte prononcuar fare. Sic e shikon ndihmat I ndal policia dhe ushtria si ne situaten lufte. Kjo ministri del ne televizor kur do te kerkoje votat e emigranteve, ve dhe autobuze ne dispazion pa leke.

    1. Atdhetar says:

      Nuk eshte ministri o qyp por eshte vetem nje minister diaspore PA PORTOFOL.

  8. Tir on ci says:

    EDHE FROKU SI MIRDITOR QE ESHTE SYNON TE PERFITOJ NGA ANARSHIA E VENDIT AND GJITHMONE MIRDITORET PER BYTH TE VET KAN MENDU E KURRE PER SHQIPERINE SI DHE SHKODRIANET FQINJ

  9. Rrofte UCK says:

    O Frrok
    Po si te paska shpetu Sala me Ilirin mor Plaku.
    Si duket paske fillu me pi ilaqet.

  10. Doda says:

    FROKU ESHTE NJERI I ZGJUAR POR KOHA E KA LENE SHUME MBRAPA DUKE E PARE SHQIPERINE NE PRINCIPATA E JO TE NJESUAR SI SHTET!NE FAKT KETA KANE TREGUAR QE JO SHTET NUK BEJNE DOT POR AS BRENDA KRAHINES SE TYRE NUK KUVENDOJNE DOT,PA FRENGJI TYTE PUSHKE!NDAJ O FROK JE BURRE I MIRE POR I PERKET NJE KOHE TEJET TE SHKUME !JU OR FROK MBANI PER BURRE SHTETI AKOMA AHMET ZOGUN!C’KA ME THANE TJETEN ! PER JU SHOQERINE MUND TA BEJE E TA DREJTOJE VETEM MONARKIA!BESOJ SE E MBAN MEND AT KANGEN E DIKURSHME “Bjeni çiftelis or djale”!

  11. Koco says:

    Me shumë të drejtë në mjaft komente shprehet indinjatë dhe neveri për me nder Ministërin e Integrimite të Diaspores të quajturin Pandeli Majko Ky Birbo prej 30 vjet po shijon e livadhis në atë Parlament e here herë nëper poste Ministrore .?! Mendoj se ka ardhur koha që ky Birbo , Saliu , Meta , Ruçi etj të mundësojnë rrotacionin e pushtetit në legjistacion dhe ti hapin rrugë qarkullimit të përjetshëm . boll se e bëne ujet e burrimit në kënetë e moçalishte , ” Boll Fajat ne hije e në bythë të fikut ” Hajt hapni rrugë o ndryshë nënshkohen pa meshirë si sahan lëpiresa e zvaranike helmus në politik bërjen të fëlliqur nepotikësh partiakesh të dale boje .

  12. blerta says:

    Fantastik je zoti Cupi, shkrim i sakte i pa pitizuar dhe pa mlefe politike, si gjithmon je i sakte……
    Me e vogla qe Rama duhet te bej eshte shkarkimi i me njehershem i ketij ministri adoleshent them me e vogla sepse fajin kryesor e ka vete Rama i cili dihet qe eshte e keqia me e vogel e ketij vendi sepse duke filluar nga presidenti hajdut e kriminel, Salinjte e kompani jane per burg dhe kjo drejtesi e vonuar me duket se po fle. Peshku qelbet nga koka prandaj kjo drejtesi me OFL e kompani ta filloi nga koka jo nga kembet. Cfar kish Ilir Floriri kur mbaroi shkollen dhe hyri ne politike dhe cfar ka tani, me rroge i ka vene. Keto duhet te shikoi drejtesia qe nuk kemi besim fare. Cfar mut drejtesie eshte kjo kur ne kete shtet ka 30 vite qe vjedhin e vrasin dhe nuk eshte denuar nje politikane qe jane koka e krimit se pa lidhje me politiken asgje nuk ben dot. Po Sarajet e Saliut se Luli dihet i varfer eshte 250 mil euro vodhi nuk i dalin as te paguaj qerane.

  13. Koci says:

    Kjo është një e vërtetë e hidhur këtu e 30 vjet.
    Kishim shpresë se me PS gjerat do ndryshonin. Mer sot në tel. konsullaten në Mynih e ambas. ne Berlin dhe gjithë ditën nuk pergjigjet kush. As sherbejne as gjë për pasaporta. Ndryshe ndodh me njersite e Kosoves, jane me dinjitoze.
    Ata qe janë mbledhur në njesite diplomatike nuk janë budallenj por shejtane budallenj, qokaxhinj.
    Rezpekt z Çupi.

  14. meçoja says:

    Troç,dy fjalë gjithë kombit mbarë,
    sy për sý,me ia thanë deshta:
    Ma zor mblidhen dy shqýptarë,
    se sá mblidhen nji thes pleshta”
    Gjergj Fishta

  15. Faiku says:

    Frrok, si gjithnje i sakte, konçiz. Sa per budallejte, ata aty do te jene perhere, sepse keta te pushtetit mendojne se jane me zotet, por dhe qe u takojne ato vende drejtuese dhe si te mos kene prane miqte e tyre. Ndryshe do te ishte padrejtesi ndaj tyre.
    Thone se ambasada ne Athine eshte po me ate staf sepse budallejte kane pas vetes krye budallejte. E gjitha ishte ishte nje falsitet. Eh more Frrok, sa halle ka Shqiperia, por ti mos hiq dore nga kritikat.

  16. lulash says:

    keta njerz punojne ne istitucionet tona, mendojne vetem per xhepin dhe asnjehere per punen. Fatkeqesia eshte se edhe ne rast rotacioni do zevendesohe nga banda te kesaj kategoroje, pra do rendin edhe ata, militante partish e miq politikanesh,per interesat e xhepjt dhe jo te punes. Prandaj duhet te lutim ShBA dhe Gjermanine. te jene..me kembengules per realizimin e reformes ne drejtesi…Mundesisht dergoni ne Shqiperi 200 -300 juriste per prokurore e gjykates dhe rreth 20 – 30 persona te afte per ministra, ndryshe ky vend keshtu do beje ne vend numuro. Reformen ne drejtesi po e mbajne te gjithe peng, askush nuk e do nga politika, por bejne sikur luftojne per te… Shikoni si zvarritet Gjykata Kushtetuse etj etj…Keshtu si veprojme do vazhdojme me dekada, do paguajme per nje grusht njerzish qe kane pushtuar politiken.

  17. rexha 10 says:

    NE KAPITALIZEM zoti FRROKE ESHTE GJITHMONE E VERTETUAR QE KURE NJE BIZNES ,KOMPANI ,APO KORPORATA TE MEDHA APO SHTETE SI SHQIPRIA JA NE PIKEN ME KRITIKE TE FALIMENTIT EKONOMIKISHTE TE GJITHE VENDETE E TJERA ,VECANARISHTE QE JANE TE PRODISPOZUARA QE TI NDIHMOJNE ,NE VENDE TE KESAJ ATA TE SHKATRROJNE ME SHUME ME AQE SA I JIPET NE DORE MA ATO MUNDESITE E TYRE QE KANE.JO VETEM GREKU ,PORE EDHE SERBIA PARA 2 VJETESH KEMI QENDRUAR 8 ORE NE DOGANE PER TE KALUAR KUFIRIN JUGOSLLAVE .EDHE ME DOKUMENTA EUROPIANE.BASHKEPUNIMI DUHET TE JETE RECIPROKISHTE NE DOBI TE QYTETAREVE TE DUJA PALEVE. GREKU AKOMA NUKE KA HEQUR LIGJIN E LUFTES ME SHQIPRINE,DHE JU PRETENDONI QE TIU RESPEKTOJE GREKU. KURRE NUKE KENI PER TA KUPTUAR SE GREKU NGELET PO GREKE.E KAME FJALEN PER POLITIKAT QE NDJEKIN ,DHE PER POPULLIN GREKE.ESHTE POLITIKA QE E DREJTONE NJE POPULL ,DHE JO POPULLI QE DREJTON POLITIKEN ,KJO SEPSE POLITIKANET NE TE GJITHE BOTEN NUKE DALIN NGA POPULLI ,PORE I FITOJNE ZGJEDHJET ME MANIPOLIME.

  18. Beqir Elezi says:

    Te lumte pena z Frrok Cupi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje