Parid Turdiu rrëfehet nga SHBA: Nata kur motrën e thirrën në bodrumin e Ministrisë së Brendshme. Shqipërisë a s'doja t’ia degjoja emrin...

15 Gusht 2020, 10:22Politika TEMA
Parid Turdiu rrëfehet nga SHBA: Nata kur motrën e thirrën në

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut dhe vëllai i Silva Turdiut, i cili banon në SHBA prej 30 vitesh, në një intervistë ekskluzive për grupin mediatik “Fjala” tregon për pasojat e familjes së tij dhe atë natë të tmerrshme kur motrën 20-vjeçare Silva e thirrën për ta marrë në pyetje në budrumet e Ministrisë së Brendshme pas vetëvrasjes së kryeministrit Mehmet Shehu. Çfarë i tha ajo për shkëmbimin në zyrat e errëta të Sigurimit të Shtetit me Ilir Hoxhën, djalin e diktatorit dhe pasojat e mëtejme. Një analizë për sistemin komunist dhe aktualitetin e politikës dhe shoqërisë sonë.

Nga Roland Qafoku

Një fejesë mes dy të rinjve të dashuruar duhet të ishte gëzim, shpresë për trashëgim dhe vijim i jetës, por mori shumë jetë, në plumba, burgje, në vëtëflijime, internime apo denigrime. Gjithçka e gatuar në zemrën e pushtetit, në botën e errët të ish-Bllokut, ku kulisat, lufta për pushtet, apo edhe krijimi i armiqve edhe atëherë kur nuk ekzistonin, ishin formë për të mbijetuar një regjim i egër, që në vendin tonë pati jo pak por 4.5 dekada. E tillë ishte edhe tragjedia e familjes së Mehmet Shehut, familjes së tij, por edhe një familje intelektuale me emër në Tiranë, e cila e pësoi nga një fejesë e “prishur” me urdhër partie. Mjafton vetëm kaq për të kuptuar se bëhet fjalë për fejesën e Silva Turdiut me Skënder Shehun, djalin e Mehmet Shehut, ish-kryeministër i kohës. Kur flasim për kohë, është fillimvjeshtë e vitit 1981…

Volejbolistja e ekipit të Dinamos (student e ekonomikut) Silva Turdiu, krijoi lidhje me Skënder Shehun, djalin e kryeministrit, por gëzimi i kthye në tragjedi dhe më pas tragjedia e momentit në një dramë, që zgjati dhe ndoshta zgjat edhe pas rënies së sistemit komunist, (zyrtarisht në vitin 1992)… Shumë është shkruar, shumë është lexuar për këtë ngjarje, por janë raste të pakëta që vetë dëshimtarët, ata që e ndjenë në lëkurë dhe shpirt këtë trill të gatuar në mendjen e diktatorit Enver Hoxha dhe e vënë në zbatim me zell nga apartçinjtë e sistemit, të tregojnë për ngjarjen. Parid Turdiu, i biri i profesorit të njohur Qazim Turdiu dhe vëllai i Silva Turdiut në një intervistë të dhënë për grupin mediatic “Fjala”, kujton atë periudhë.

Jeta në sistemin kominist, si ndaheshin elitat, tentativa për integrim, denigrimi apo burgosja dhe internimi për të mbijetuar një regjim dhe një elitë drejtuesish që edhe në atë “rrethim të vogël” ku jetonin shihnin në imagjinatë “armiq të mëdhenj”. Dhe ndodh që hijet e së shkuarës të rikthehen edhe sot, ku Parid Turdiu jeton prej tre dekadash në vendin e lirisë, SHBA. Një qëndrim për Ilir Hoxhën djalin e diktatorit Enver Hoxha e ktheu Turdiun pas në kohë, në një natë të errët të vitit 1981, kur sipas dëshmisë së motrës 20-vjeçare Silva, ajo u shkëmbye me djalin e diktatorit në korridoret e Sigurimit të Shtetit… Për prishjen e fejesës mes Skënder Shehut dhe Silva Turdiut u gjet një shkak, pasi nëna e Silvës kishte djalë xhaxhai Arshi Pipën, shkrimtarin, publicistin, gjuhëtarin dhe kundërshtarin e regjimit komunist, i arratisur në SHBA në vitin 1957. Kaq mjaftoi që Enver Hoxha të niste trillin dhe të zhdukte një nga bashkëpunëtorët e tij të hershëm të luftës, por edhe të pushtetit në vijim Mehmet Shehu.

Denigrimi para Byrosë Politike i Shehut ishte edhe fundi i këtij të fundit, që vrau veten, e vranë, apo “e vetëvranë”, pikërisht sepse i dinte pasojat. La edhe një shënim ku kërkonte që familja të mos i prekej, por pikërisht u bë e kundërta. Familja Shehu njohu vetëm tragjedi me vdekje në burgje, vëtëflijime dhe burgje të gjata. Po jo pa pasoja doli edhe familja Turdiu, tashmë me “damkë”, por edhe denigrimi, përçmimi dhe largimi i njerëzve të afërm ishte një dënim po aq i randë sa vetë burgu.

Rrëfimi i Parid Turdiut tregon edhe më shumë nga tmerri i regjimit… ndonëse koha ka shkuar dhe ai veç vuajtjeve dhe përjetimeve në Shqipëri tregon edhe për komunitetin shqiptar në SHBA, angazhimet e tyre por edhe nga anojnë “politikisht” në zgjedhjet presidenciale. Për një rikthim në Shqipëri Parid Turdiu ka zgjedhur shprehjen: never say never…

Zoti Turdiu, ju keni 30 vjet në SHBA. A keni arritur në këto 30 vite atë që synuat dhe ëndërruat kur mbërritët për herë të parë atje?

Pjesërisht. Tre më të rëndësishmet i kam arritur:  Lirinë personale, pavarësinë ekonomike dhe vetëbesimin.

Si do ti krahasonit këto 30 vjet në SHBA me jetën që keni bërë në Shqipëri?

Si jeta e embrionit të zogut brenda levozhgës me jetën e zogut që fluturon i lirë.

Ju keni ardhur në Shqipëri për vizita në këto 30 vjet. Si u është dukur Shqipëria me atë që keni parë vetë, jo me atë që ju keni lexuar dhe u kanë thënë të tjerët?

Pati një ngazëllim të dukshëm rreth viteve 2010, tani depresion.

A jeni dakord që këto 30 vite janë më të mirat për shqiptarët që nga themelimi i shtetit shqiptar?

Ndoshta, nga pikepamja e jetes materiale.

Shoqëria shqiptare aktualisht përbëhet nga tre breza. Ata të rinjtë që kanë lindur pas vitit 1990 dhe nuk e kanë njohur komunizmin. 50-60 vjeçarët që lindën në komunizëm dhe gjysmën e jetës e kaluan në ata sistem dhe gjysmë në demokraci si dhe ata 70-80 vjeç që pjesën më të madhe të jetës e kaluan në komunizëm dhe tashmë jetojnë prej 30 vjetësh në demokraci. A pasqyrohet realisht jeta në Shqipëri me këta tre breza që kemi?

Besoj se me i spikaturi nga pikepamja e vlerave ishte “brezi i pavarësisë” , i prindërve të mij:  romantik, ëndërrimtar, iluministë, idealistë, – ëndrra të mëdha, krime ngjethëse. Çdo brez ka gjërat e veta.  Brezi im ishte tranzicioni, llastiku.  Ne e bëmë kapërcimin nga stalinizmi në globalizëm.  Rishpikëm vehten.  Braktisëm vendin, të dashurit, gjithçka që njihnim, u përkulëm po nuk u thyem, u përshtatëm, mbijetuam, – duke u kaluar më të rinjve liri dhe begati, por edhe konfuzion vlerash e identiteti. Thonë se mund të kuptosh mirë vetëm brezin tënd.  Ne i vumë zemrës një gur të madh dhe ecëm.

Fakti është se nga viti 1990 deri më sot janë larguar nga Shqipëria 1 milionë e 200 mijë banorë. A jeni dakord me një pjesë e atyre që thonë se nga Shqipëria është larguar ajka e intelektualëve dhe tashmë nuk ka mbetur një klasë e mirëfilltë intelektualësh?

Dihet që ” the brain drain”, rrjedhja e trurit, nga periferia e botës në qendrën e botës, e varfëron intelektualisht periferinë.  Shoh njerëzit që njoh: përgjithësisht nuk kanë ikur të pamundurit, apo një pakicë e vogël e privilegjuar.

Shqipëria vuajti 46 vjet nën sistemin komunist. Përpos të tjerave a është faktor populli shqiptar që lejoi dhe nuk kundërshtoi instalimin e regjimit diktatorial komunist?

Montanelli e ka quajtur Shqipërinë parakomse “Albania mille e una”, – pra kishte një mijë lloje shqiptarësh.  Një pjesë e shqiptarëve e kundërshtuan komunizmin, por humbën luftën, për arsye të brendshme dhe të jashtme dhe u asgjësuan.  Shqipëria nuk duhej ta kishte zgjatur aq shumë stalinizmin, por ishte dhe ngelet dominoja e fundit, në të gjitha drejtimet, para dhe pas komunizmit.  Është lloji i vendit. Vendet nuk ndryshojnë.  Dikush do jetë i fundit, apo jo?  Për më tepër Enveri vrau njerëzit e gabuar.

A kishte desitentë Shqipëria? Si ka mundësi që në një vend që sot numri i të persekutuarëve rezulton shumë i madh, në fakt nuk pati asnjë përpjekje serioze që të kundërshtohej ai sistem, madje edhe të eleminohej Enver Hoxha? 

Numri i të përsekutuarve mbahej, me plan, aq sa mund të kontrollohej.  Nuk ishte i lartë, por i shumëtrumbetuar që të tmerroheshin të tjerët.  I lartë ishte numri i të ngacmuarve, por jo direkt të persekutuar. Janë dy gjëra të ndryshme: nje puç pallati që eliminon kreun për ta zevendësuar me një tjetër, – Enveri ishte tepër i shkathët për të mos u ruajtur; – me një kryengritje për të rrëzuar regjimin.  Deri në ndërprerjen e ndihmës kineze (1978) jetesa e shumicës së popullit erdhi duke u përmirësuar (nisur nga një bazë afër zeros). Kryengritja kërkon një shumicë njerëzish; ndodhi me 1990-92.  Disidentë individualë kishte, të pashpallur, se shpallja presupozon një gradë lirie fjale. Në ambientin ku qarkulloja unë ishte qesharake të ndjeje dashuri për partinë, bile edhe ndër bijtë e nomenklaturës.  (Dashuria ishte për privilegjet.)  Por ata ishin “ajka”.  Ajkën regjimi e mbante të survejuar, tejet të trembur.

A ka arritur Shqipëria sot ato që duhet të kishte arritur pas 30 vjetësh nga rrëzimi i komunizmit?

Nga pikeveshtrimi im, jo.  (Nga katundaria, nuk e di.)  Bile mua më zhgënjen që janë braktisur disa virtyte të imponuara nga komunizmi, aspekti pozitiv i tij: serioziteti, disiplina, solidariteti, sovraniteti. Të paktën ato të ishin ruajtur, se më duket që paskemi vuajtur kot. Në komunizëm katundaria mbahej e segreguar. Tani ka shpërthyer nga zinxhirët dhe e ka kthyer vendin në banditizmin e tribalizmin parakomunist, por pa fisnikerinë që i përmbante.

Si ju duken politikanët shqiptarë? Dikur kishte një gjykim sipas të cilit liderët kryesorë, qeveritarët, pushtetarët në Shqipëri ishin të ardhur në Tiranë. Ndërkohë aktualisht, si lideri i qeverisë dhe ai i opozitës janë të lindur në Tiranë. Madje edhe qeveria e parë e Edi Ramës, nga 14 ministra, 10 kishin lindur në Tiranë. E megjithatë Shqipërinë nuk e rregulluan dot as tiransit. Çduhet thënë për këtë paragjykim dhe gjykim?

Ahhaa, lindja në Tiranë të bën jo cinik e lekist?  Së shpejti gjysma e shqiptarëve do kenë lindur në Tiranë. Është thënë, jo pa të drejtë, se nuk e kanë fajin njerëzit por sistemi.  Njeriu i zakonshem i përshtatet sistemit; ndjek shtegun me rezistencë më të vogël. Prindërit e tyre merrnin pjese në krimet e partisë, se ashtu ishte sistemi. Këta marrin pjesë në korrupsion.  Me tha dikush qe e njoh, për një nga krerët kryesorë “e filloi si idealist, për të bërë gjëra të mira; pastaj pa të tjerët që vidhnin pa pasoja, pse jo edhe ai…”

Ju dhe familja juaj ka qenë e vuajtur e atij sistemi. Edhe pse jeni larguar nga Shqipëria, ju dhe motra juaj ende kujtoheni në Tiranë si qytetarë të mirë, të formuar shumë mirë por edhe një familje që ndikohej shumë edhe nga autoriteti dhe niveli intelektual i babait tuaj, Qazim Turdiu. A e keni urryer ndonjëherë vendin tuaj për ato vuajtje që ju shkaktoi?

Kur dola me 1990 për disa vjet nuk doja t’ia degjoja emrin; pastaj më kaloi.

Në një nga statuset tuaja ju keni përshkruar natën kur motra juaj u thirr në hetuesi dhe është shkëmbyer atje me djalin e Enver Hoxhës, Ilir Hoxha. Përse jeni i bindur që ajo që i ndodhi motrës suaj ishte inskenuar nga djali i Enver Hoxhës?

Kur u kthye atë natë më tha se u shkëmbye me Ilir Hoxhën, në mes të natës, në bodrumet e MBP (shënim: Ministrisë së Punëve të Brendshme). Pse e thërrasin natën, vajzën 20 vjeçe?  Për ta tmerruar.  Si i vjen Ilirit t’i marrë Kim Jong Uni fëmijën 20 vejç në hetuesi në mes të natës?

Shkoi me babin.  Me dhimbset babi, jashtezakonisht, tani që unë kam të njëjtën moshë dhe e kuptoj. Ne ishim të rinj, nuk e enteronim rrezikun, për momentin; na duket vetja të pathyeshëm dhe situata një gomarllek i madh.  Vinte Torez Çiraku të dera, hajdeni në MPB në mes të natës, ëtf?

A mund të na tregoni hollësisht kalvarin e vuajtjeve që kaloi familja juaj pas asaj që ndodhi?

Jo, se është muhabet i gjatë dhe i pakëndshëm.

Ju jeni mjaft aktiv në rrjetet sociale. Mund t’ju quaj kampionin, jo vetëm i numrit të statusve që publikoni por dhe të cilësisë së statusve. Si e gjeni kohën për të qenë kaq aktiv?

Mbaj celularin në xhep.  Kur jam bosh, psh në ashensor, shoh celularin.  Më është bërë ves. Lexoj diçka dhe me lind një mendim.  Kur shkoj te makina, para se ta ndez, shkruaj një status.  Jam njeri me shpejtësi të lartë.

Komuniteti i shqiptarëve të Amerikës është i ndarë në tre breza. Ata më të vjetrit që janë para luftës dhe pas luftës së Dytë Botërore. Ata të pas luftës deri në vitin 1990 dhe ai pas viteve 1990. Përse nuk është arritur një unifikim i të tre brezave të emigrantëve?

Duhet të të bashkojë diçka e veçantë, e madhe.  U bashkuam për të mbështetur luftën e Kosovës.  Bëjmë jetë amerikane.  Pse do u biem pas shqiptarëve, kur jemi mes amerikanëve?

Ka nisur një debat edhe mes shqiptarëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Nga anon vota e komunitetit shqiptar dhe a ndikon ky komuniteti sado pak në zgjedhje?

Jo, nuk ndikon. Për presidentin votohet me shtete. Shqiptarët janë të përqëndruar në verilindje, ku shtetet janë demokrate të sigurta.  Vota e shqiptaro-amerikanëve i ngjan votës së amerikanëve të tjerë të bardhe: ata me shkollë të lartë do votojnë pergjithësisht për Biden; ata pa shkollë për Trump.  Racizmi është i përhapur të bardhet pa shkollë të lartë, se ndjehen vulnerabel dhe kërkojnë mbrojtjen ekstra të ngjyrës së lekurës.

A keni menduar ndonjëherë që një ditë mund të jetonit Shqipëri?

Never say never.

71 komente në “Parid Turdiu rrëfehet nga SHBA: Nata kur motrën e thirrën në bodrumin e Ministrisë së Brendshme. Shqipërisë a s’doja t’ia degjoja emrin…”

  1. Genci says:

    Po pse publikoni intervistën e një njeriu që, veç të tregojë sa I ditur është, për asgjë tjetër me interes historik, në këtë rast, nuk flet.

    1. Mira says:

      Paridi nje kokerr injoranti, nuk di as origjinen e familjes se tijnga Irani..kur e pyeten.I privilegjuar atehere..i persekutuar tani.Kush leshin e ndej Paridin e ca lesh statusesh ben..Nuk eshte per ti vesuar asaj qe tregon..tani me deshmitare te vdekur.

    2. Hajriu says:

      Dy gjera per Paridin: kur bete krushqi me kryekriminelin Mehmet Shehu cfare ishit? Bythelepires te sistemit?
      E dyta: Paridi ka probleme me vetveten, po t’i zgjidhte do te ndihej me i lire, ai me kupton se ku e kam fjalen!

    3. Eri says:

      Rraca juaj ka qene brez pas brezi rrace tradhtaresh dhe spiunash.Rraca juaj kurre nuk e ka dashur Shqiperine.Keni qene gjithmone ne sherbim te armikut.Me kete lloj aktiviteti keni jetuar,me tradhti.

    4. Mal Cori says:

      Si ne Shqiperi. Ata me shkolle dhe kulture votojne PS, injorantet dhe pabuksit votojne PD.
      Sepse pabuksit jane shtrese e djathte.
      Pervec djalit te kryetarit te kooperatives bujqesore te Bucimasit, Ervin Salianji, dhe djalit te gazetarit te Enverit, Fafriut, Klevis Balliu, apo djalit te Stefanaq Pollos, i studimeve Marksiste- Leniniste te Nexhmie Hoxhes, ah me fal, dhe sekretarit te organizates te Partise se Punes, dhe atij qe ulej ne dhomen e Nexhmie Hoxhes, gju me gju me cunat e saj, si e ka emrin se e harrova, Sal me duket, Sal Berisha, pa harruar dhe komunistet e oreve te para, Tritan Shehu dhe Kastriot Islami. Keta po qe jane te majte. Por qe PS i mvan me qellim be PD.
      Bile, edhe Lulin, PS e ja futur ne PD. Sepse mami i Lylit ka punuar sanitare ne zyrat e Komitetit Qendror te Partise Komuniste. Thone, gjithmone thone, se aty e binte ne qafe Ilir Hoxha, dhe Lyli mund te jete cuni i tij. Pra nip i Enverit.
      Eh, si punojne komunistet. Te qijne naten e te qajne diten…

      1. Ruzhdi says:

        Po para 1944 baballaret tuaj ishn barij delesh

      2. Komsomolas says:

        Po me kokrra legenit! Ka qene sanitare jot eme! Se nena Lulit ja qene mesuese shembull dhe ka qene e eshte nje zonje!

        1. Lomi says:

          Ku ka qene mesuese? Te lavanderia e shtepise se enverit?

          1. ben says:

            Lomi-nuk ka rendesi se cfare pune ka bere e ema e Lul Bashes. Ajo ka punuar si te gjithe prinderit tane dhe meriton te respektohet per kete. E rendesishme eshte se i biri ka bere nje zero te madhe, por ka bere para akoma me te madhe per veten e tij duke vjedhur me te dyja duar. Shume nga komentuesit vazhdojne qe te bejne te njejten gje qe bene komunistet, duke share famijlaret dhe farefisin per bemat e te afermve te tyre. Mos u merrni me nenen e Lulit se nuk ju ka faj ajo. Merruni me Lulin per te cilin keni votuar.
            Nuk e kam njohur zotin Parid Turdiu dhe as motren e tij Silven. Bashkeshortja ime e ka patur ne fakultet dhe per sa kam degjuar prej saj per Silven eshte se ka qene nje vajze model nga te gjitha anet. Fatkeqesia e saj ishte se mbeti ne ingranaxhet e nje politike cnjerezore qe e perdori Silven per te goditur Mehmet Shehun. Nga ana tjeter, babai i tyre, profesori i nderuar Qazim Turdiu, do mbetet i kujtuar me respekt nga ish nxenesit e tij per profesionalizmin ne dhenien e lendes se matematikes ne Fakultetin e Shkencave ne Tirane.
            Do ti uroja Silves dhe Paridit jete te gjate dhe lumturi kudo ku jetojne.

      3. Besim says:

        Nuk po e kuptoj lidhjen qe i ke bere muhabetit por mua me rezulton e kunderta idealistat te shkolluarit jane ne te gjith boten te djathte majtas shkojne kooperativistat te deshperuarit e te pa pranueshmerit ne shoqeri ata e gjejne veten vetem ne parti

    5. Gjergji says:

      Shpallet KONKURS per lexuesit dhe komentuesit me shallin e pionerit te gazetes “TEMA”. Kush e gjen se ku ka qene kinema “17 Nentori” do ti jepet nje flete lavderimi dhe nje veper e Shokut Enver. (p.s. vepra mund te jete pak e demtuar, pasi eshte blere tek shitsat ambulante tek Lana).

      Mos haroni se pas pak fillon seriali Turk.

    6. Ilir says:

      Gazetar o gazetar, qe ne titull te shkrimit ta shpif! As mar mundimin ta lexoj fare, perderisa ti me shkruan:-Shqiperise a s’…!!!

  2. Me emrin Qazim says:

    Duhet te jesh ne origjine Shqiptar per ta dashur me shpirt vendin tend dhe te luftosh qe ai te behet me i mire sado i keq te jete ai. Zotnija e pelqente Shqiperine kur bente pjese ne shtresat e privilegjuara tani …..

    1. Tore B. says:

      Sidoqofte ka patur me shume bura Paridi se vete Silva ?

  3. Neri says:

    Po behesh gazetar qesharak me pyetjet qe ben.Ke rene ne nivel te ulet.Nuk kam degjuar asgje per ket djale,porpi shoh qe eshte inteligjent:degjon pyetjet qesharake qe i ben gazetari dhe u kthen pergjigje aq shkurt sa te le per te habitur.Deri tani nuk eshte degjuar dhe lexuar ne asnjè portal qe Ilir Hoxha eshte perzier ne MPB.Gazerar(luc) jo cdo njeri tregon te vertetat se mund dhe te gaboje se tek ne ka njerze qe pretendojne se i dine te gjitha dhe ne fund dalin gafil.Rasti i freske me Sali Berishen me gjoja portalin dìcital,qe imagjinon ne mendje te tij dhe pastaj i pergjithson.Thoni realitetin se sic thoj ne shkrim deri tani shumisa e popullsise eshte mbi 40 vjecare dhe e di realitetin si ka qene,me te mirat dhe keqiat.Te’u lexoj me vemendje apo……

    1. Gjergji says:

      O Nar Katundari, po qepe ore se era bajga vjen deri ketu larg ku jetoj. Ptuhhhh race e keqe.

  4. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Pordhe shqiptaresh.
    Po te shprhesha me gjuhene Cajupit,
    do ta pershkruaja:
    Pordhe,pordhe dhe pordhe prape,
    pordhe e pasosur dhe shume vape.
    Te ben pershtypje kendveshtrimi nga i cili ky person e pershkruan
    historine dhe vendin e tij, me permasa pothuajse poshteruese.
    Jam ne Ha-mer-ike dhe bej jete amerikane.
    Katunaret i pershkruan sikur te ishin zvaranike,
    duke harruar se edhe ne Amerike dhe kudo ne bote,ka katunar.
    N.q.s. nuk do kishte katunare,nuk do kishim buke te hanim.
    ketij i ka ngel ora ne )0-en,kur te gjithe donin ta kishin shtepine te shallvaret.
    Sote ai qe eshte ne gjendje te mire ekonomike,i largohet qendes,biles qytetit.
    Ne Amerike,ky personi nuk eshte kurkush,me teper respekt per token tende.
    Na mbyten intelektu-halet,Shqiperine nuk e more ne qafe as fshataret,as te
    varferit,e moren ne qafe intelektu-halet.
    O zot,ruaje Shqiperine nga shqiptaret.
    PS. Me vjen keq per fatkeqesine qe ik ndodhur kesaj familje,
    por kjo nuk i jep te drejten dikujt te ofendoje nje shtrese shoqerore,
    apo akoma me shume vendin e tije.

  5. Genci dhe Agimi says:

    Lufte e eger brenda llojit ka qene gjithmone. Lufte per te mbajtur, apo per te arritur karriken dhe pushtetin e fituar me gjak Shqiptari. Perpjekje per tu bere pjese e elitave te djeshme komuniste, te konvertuara ne elita te sotme kaputaliste. Ne fund te gjithe do te kalbim token.

  6. ali says:

    Zotëria në fjalë nuk ka faj se pse jep përgjigje të drejta dhe korrekte, ku del edhe zgjuarsia e tij.
    Ai me pak fjalë tregon mbi një realitet që e përjetuan një brez i tërë, ku si një qytetar nuk qahet për aq sa ka vuajtur, ndoshta për ti lënë rradhën komunisteve që të lotojnë për vuajtjet e të persekutuarve.
    Dhe figura të tilla si zoti Turdiu ka me dhjetra në rradhët e të persekutarve por edhe të brezit të ri të cilët me intelektin e tyre mund ta ngrejnë këtë vënd sa më lart duke e nxjerr nga llumi që e la komunizmi dhe ku po e zhysin më thellë “antikomunistët” apo komunistët e “reformuar”

  7. Arbeni says:

    Ooo ky ka kohe qe ka rrjedhe nga trute. Te privilegjuar ne ate sistem edhe pse me daje Arshi Pipen. Ky s’ka lidhje me dajen e vet. Ketij po t’ia kerkonte partia u bente fill anetare partie. Njeri pa shtylle kurrizore. Lexoni, lexoni statutet e tija se ndricoheni nga budallalleku qe shpreh. Aman lexojeni se keni per ta kuptue ku e kam fjalen. Ky eshte kokrra e boles se kandarit.

  8. 19 says:

    Silva ka qen nje goce e rralle .

  9. Permetari says:

    Po pse faji im eshte se me linden prinderit ne ate vend te mallkuar e te populluar nga populli kafshe shqiptar? As mos u duk ne Albanistan as per pushime zoti Turdiu! Thenia e tij epike eshte me e bukura qe kam lexuar deri tani: ” komunizmi e mbante katundarine nen frena”. Tani shperthyen dhe e ndoten ne menyre te pakthyeshme ate vend.

  10. tom says:

    Qafoku,duhet panuar se dhe pyetjet e tua jane te trasha,pyetje te derguara me sms qe mbesin pa pergjigje te plota.
    E vetmja gje intriguese ishte puna e implikimit te djalit te Enverit ne goditjen qe ka marr Silva dhe familja e saj,gje qe e degjoj per here te pare. Dhe kjo pyetje te mbeti pa pergjigje,sado qes ka bythe te rrij qe Ilir Hoxha paska organizuar renien e Mehmet Shehut.
    Po keshtu eshte kur “intervista” zhvillohet me sms

  11. Tuk Tuk says:

    Po kujt i hyjne ne pune keto pallavra,kush eshte Zotnia qe ti kete pesh fjala??? Ky gjeti nje vend ,mbush barkun me buke dhe na ben dhe disidentin….Ne amerike eshte Zero,askushi… ne Shqiperi ishte dikushi,nuk behet Shqiperia nga njerez qe pranojne vasalitetin e tjeter kombi se gjoja eshte me I mire se kombi qe lindi.

    1. Sorge says:

      Ky Parid Palloshi harron sa i lumtur ndjehej kur i dha per pallim motren e vet djalit te KM se kohes. Po e motra, a na e spiegon dot si e ndau nga e fejuara de facto, Skender koqen? Apo punet e sigurimit keto, ku Silva si Dinamovite nuk ka pas dore. Meso e thellohu Paro se do mesosh shume, shume me shume se sa di mbi tragjedine e asaj kohe, ku aktore ishte edhe familja jote, ndoshta pa dijenine e saj.

  12. Haha. Shqiperia e dashur ,,me Hajduter Politikane ,te varfer me Vila dhe Miliona ,,,Pfffiiuuuu.. says:

    Kure Shqiperine se kane dashur ata Politikane qe kane drejtuar Shtetin ,,dhe po keto Politikane qe se duhan Popullin e vete,,,Duke Jetuar si Miliardere ,,me Taksat dhe Gjakun e Popullit…
    Mos mer ,, prisni Juve tju duhan shqiptaret qe kane ikur…Normal cdo njeri don ate Popull ku Jeton…
    Juve qe Ju ngelet Harri,,pse sju duhan ata qe kane ikur,,,meruni njehere me ata qe keni aty ,,qe Juve qe jeni aty punoni dite e nate,,dhe po Juve i mbani me Taksat ata Kriminele Politikane ,,aty ….Duke Ju shkuar nga mbrapa ne cdo THIRJE per Demostrata per te bere Shqiponjen me dy gishta,,,dhe ktheheni neper vatrat e shtepise se juaj me barkun boshe ,,,dhe kerkoni pastaj nga Familiärer e juaj ,,Prinder qe cfare ka per te ngrene ne sofern…Sofra eshte ja buke thate,,ja buke me djathe,,se Prinderve te huaj ,,nuk Ju kane lene asnje qindarke Politikanet qe Viren neper Demostrata ,,vetem per te shkolluar Femijet e tyre neper Shkollat apo Universitet me te shtrejnnta neper. Evrope….edhe pse ndonje ,,eshte sy leshe dfe seshte per shkolle….Leket Jane nga Taskat e Juaja te Prinderve qe roptohen dite e nate tju ushqejne Juve …

  13. katarakti says:

    Paridi eshte treguar shume i matur dhe llogjik në përgjigjet e tij. Si psh kur deklaroi se disa gjëra të mira të komunizmit duhet t’i kishim ruajtur. Apo rreth injorancês katunareske që ka plakosur sot vendin. Nga Shqipëria gjatë këtyre 30 vjetëve eshte larguar pjesa më e kultivuar e popullsisë, më të arsimuarit, qytetarët. E shoh shumë të vështirë qê ky vend të bëhet. Mendoj se shumica e shqiptarëve sot anojnë nga e keqja dhe e liga. Pjesa e edukuar, qê përbën themelin e çdo shteti, mezi siguron bukën e gojës. Llumi ka dalë sipër në të gjitha fushat. Vendi sundohet sot nga kleptokratët. Êshte formuar një kupolë e përberê nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar deri në palcë dhe të pasuruar deri në pafundësi, nga mediat e blera që i shërbejnë oligarkisë në fuqi, nga politikanët mashtrues e të pabesë, dhe nga pasunarët e rinj që pasurinë e kanë vënë vetëm me pislliqe dhe poshtërsi. Kjo eshte kasta që sundon sot. Dhe që nuk ka Zot në galaksi ta shkulë nga vendi.

  14. Alban Dega says:

    NJE INTERVISTE MODEL NGA VERTETESIA
    SI DJE NE SHQIPERI SI SOT NE SHBA

    Nje shembull per tu ndjekur.
    I goditur familjarisht nga ish- diktatura por me Kemble me toke e me tru mendjendrituri si familja e tij.
    Pa mllef, pa ndjenje hakmarrjeje, realist… demkrat i vertete dhe mendimtar i formuar!

    1. Demonrat says:

      Trump 2020! Tallashet si puna jote dhe shokut Parid do mbeten papune ne 3 Nentor, Ju pseudo intelektualet qe jo vetem nuk keni idene e mekanikes quantike apo se si funksionon bota por nuk dini te zgjidhni nje problem Te thjeshte matematike klases 5 fillore kujtoni se jeni te zgjuar se votoni per demon rats dhe perkrahni anarkistet qe Po djegin Ameriken dhe vrasin femijet e palindur. Sikurse ti edhe ky plehu ish spiun qe motra i donte Te lidhej me byrone e luante me Dinamon skuadren e Sigurimit shtetit. U be Paridi qe lahej 1 here nje jave e nuk dinte cfare ish letra higjenike te ofendoje miljonat Amerikane qe votojne Trump.

      1. tekniku says:

        O ti Trumpist,shqiptar.Mbas 25 vjetesh ne Amerike mund te them pa ndrojtje se beniamini yt Trump eshte presidenti me i dobet i koheve moderne te Amerikes.Ka ne ndergjegjen e tij gati 200.000 te vdekur kater here me shume se lufta e Vietnamit.Boll na pralliset endra me sy hapur.

        1. Lomy says:

          Qeke teknik leshi si puna paridit qe ka 40 vjet tjerr lesh sume se nuk iu realizia endrra per te qene katunar me pushtet

  15. TURI EMIGR says:

    Ζ QΑΖΙΜ NUK E DI MOSHEN TENDE POR FAMILJA TURDIU KA QENE NJE FAMILJE INTELEKTUALE JO SE KISHIN MBARUAR UNIVERSITETIN POR ISHTE NJE FAMILJE SHUME E NGRITUR DHE MJAFT E THJESTE PROFESOR TURDIU ESHTE NJE FIGURE E SHQUAR TIRANASE, NJE INTELEKTUAL QE E NDERON TIRANEN .NUK E DI NESE TIRANA I KA DHENE NDONJE TITULL NQS JO ESHTE TURP. SI SILVA DHE PARIDI FEMIEJ SHUME TE ZGJUAR DHE TE THJESHTE. I KAM NJOHUR VETE DHE I MBROJ JO SE I NJIHJA POR NUK E MERITOJNE KONKLUZIONIN TEND PLEJADA E ATYRE PEDAGOGEVE SI PILIKA Z. BOZGO E SHUME TE TJERE ,TE ME FALIN POR NE MOMENTIN SME BIEN NDERMEND KANE NXJERE STUDENTE PA MIKE E PA PARA . MBASE I NGATRON ME DISA SI LUBONJA E TE TJERE JO SE ISHIN DISIDENTE POR DUKE QENE BIJT E NJERIT E TE TJETRIT BEJNE ATE QE BEJNE SOT BJJTE E POLITIKANEVE TANE TE SOTCEM QE SPYESIN PER LIGJIN DERI SA I FUSIN BRENDA. DHE MBAS 20 VJETESH KUSH E DI CFARE LLOJ SISTEMI DO JETE DHE DO NA KERKOJNE DEMSHPERBLIM DHE TIUJ SE NE ATE KOHE LUFTONIN KASTEN POLITIKE DHE PUSHTETIN E DEGJENERUAR , DUKE U MARE ME DROGE VRASJE

    1. Realisti says:

      Turi, ne ate kohe nuk merrnin para dhe kane qene pedagoge me integritet si Viktor Kabili, Jorgo Milita, Shpetim Bozgo, Luigj Gjoka, por femijet e rangut Turdiu trajtoheshin si femijet e kolegeve, Paridin e kam pasur ne klase, nje student me se ordiner por per hir te mbiemrit Turdiu i ngrihej nota deri tek 7, nqs se nje tjeter do te ishte Parid Perlekaj nuk e kalonte klasen. kemi pasur nje Adrian Mandija qe as 4 nuk meritonte por per hir te emrit te babait Qemal Mandija apo mamase Englantina Mandija ia jepnin klasen

  16. Moisi Golemi says:

    Sa idiot që është robi. Familja e Qazim Turdiut ka qenë e respektuar në kohën e Enverit, sado që ishin me “kleçkë në biografi”. Askush nuk i pati prekur apo diskriminuar. Kurrë!! Dhe ky debili, kur pyetet se ç’hoqën pas dënimit të Mehmetit, i shmanget përgjigjes, sepse s’ka ç’të thotë. Pse, i futi gjë dikush në burg këta pas dënimit të Mehmetit?? Të gjithë vajtën në bjrg dhe u ekzekutuan, kurse këta “me kleçkë në biografi” nuk pësuan asgjë.
    Kështu o Parid trimi. Dhe nga ana tjetër, sesa halldup je, duket nga momenti që thua se Shqipëria deri në 2010 ishte mirë dhe tani është depresion. Me një fjalë, kur udhëhiqte gomari Sali me fshatarët e vet, ishim për bukuri. Hajde të krypsha trutë, o amerikan!!

  17. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Turdiu me origjine iraniane,u be shqiptar dhe sot ne vend te iranit iken ne usa dhe na can trapin.

  18. Trotski says:

    Respekte Prof.Turdiut.Mos te rente nje Fatkeqsi e Tille si i ra asaj Familje. Rendesi ka qe kane gjetur vetveten .

  19. LORA says:

    Nje njeri qe deklaron hapur se nuk do ti degjoje emrin Shqiperise,atdheut te tij dhe te pareve te tij,,,sado ne kushte te veshtira te jete,,,,per mua eshte nje bajge.
    E kam pasur profesor metodike Qazim Turdiun.
    Tung.

    1. demokrati says:

      Atdheu i te pareve te tij nuk eshte Shqiperia por Irani.

  20. Adi ne New York says:

    Heh ju te gazetes!! Kam nje lajm. Qeni im dje shkepi qenushen e Jenifer Lopez. Do vini tu jap nje interviste dhe une??? Tu tregoj gje e gjate proçesin dhe historine e prejardhjes se qenit tim bastard.

  21. iksi says:

    Se mos te donte ty Shqiperia (shqiptaret ) surratin tend dhe soj e sorollopit tend.

  22. vertino says:

    O ti zoteri Parid Turdiu pse gjithe kete urrejtje dhe mllef per vendlindjen tend dhe timin Albania.
    Une kam qene nje nga studentet e babait tuaj Z.Qazim Turdiu ne vitet 1968-1974.
    Na jepte leksionet e Analizes Matematike(Autor i te ciles ishte ai).
    Na linte me goje hapur te gjitheve kur ai spjegonte.
    Profesor i nderuar dhe i respektuar nga te gjithe,qytetaret e Tiranes, studentet e petagoget e USHT.
    Vinte ne universitet me nje biciklete dhe canten e tij,nuk kishte X-5 si keta te sotshmit.
    Noten e tij duhet ta meritoje qe ta merje.
    Nuk behej fjale per ndonje nderhyrje apo ryshfet tek ai njeri fisnik.
    Ndej keardhje per ty djali i tij qe me sa kuptoj te ka hyre vetja ne qef ketu ne Amerike dhe nuk di se cfare brockullis.
    Une jetoj e punoj prej vitesh ne USA, por vendin tim e dua dhe lutem qe te behet me mire.
    Nuk dua te te fyej por mos u bej “djalin plangprishes”i nje profesori dhe njeriu fisnik si Z.Qazim Turdiu.
    Whatever I wish you all the best.

  23. Pilo Lala says:

    Cili eshte ky Turdiu?
    Eshte ai qe motra donte te futej ne Bllok…
    Gabimisht nxorri edhe ate qe donte ta fuste…

  24. Iliri says:

    Nga gjithe Turdit ky u mbante si me trapi. Te tjeret ishin e vazhdojne te jene cuna te mire shum puntore qe shohin punet e vet . Ky me delirin qe karakterizon dhe me problemet psiqike i ka ngel akoma ora pse su pranua ne bllok atehere .. I kam taku ne Amerike e motra eshte komplet ndryshe femer e forte dhe e mencur . Ky me mire te vazhdonte haloperidolin e kohes se xhaxhit sa i ndryshoi me ilacet antidepresive te USA.
    I eshte mbush mendja se eshte profet dhe facbook e tij e lexojne gjithe udheheqesit e botes .

  25. Usa says:

    Ato me shkolle Biden dhe ato pa shkolle Trump,Biden ka 40vjet ne politike dhe nuk boni gjo mer Parid djali vetem tu vjedh a po se harova she Obamacare haha!

  26. Dajti says:

    Eshte vetem per te ardhur keq e per ta meshiruar nje njeri qe eshte privuarnga nje nga dashurite e pasionet me te medha te jetes, nga dashuria per atdhe.
    Une jam aratisur dhe kam dale ne SHBA 35 vjet me pare, por qe kur ika e deri sot asgje nuk ma zevendeson dot ketu Atdheun qe per arsye te shumta e lashe, por kam mbetur i dashuruar me vendin e te pareve te mi, te familjes, fisit e popullit tim.
    Eshte fatkeq cdo njeri qe ka humbur dashurine sublime per atdheun e popullin e tij.

  27. Firmato says:

    Ata qe flasin ketu pa e njohur Paridin , jane ata katunaret qe vijne era cjap dhe kane ndotur Shqiperine sot.

    1. SuperFirmato says:

      Firmato, nuk te pelqen e verteta? Familja Turdiu hetoi ne mes te Tiranes pa ju prejur qinha flokut. Paridi shiste pordhe atehere ashtu sic shet edhe tani. Silva ishte vajze e mrekullueshme dhe teper korrekte. Nuk ju qep Silva djalit te Mehmetit, por ai asaj. Cfare intelekti e shquan Paridin sot qe i del ne mbrojtje ti mir nip cobani? Nga c’pidh kooperative ke dale ti mor pusht? Zgjebje ne tru. Dallihesh nga 2 fjali te vetme qe je kokrra e boles.

    2. Moisi Golemi says:

      O Parid, o bole!! Mos shkruaj me nick fallco se dallohesh prapë se prapë. Dhe mos harro ilaçet herë tjetër. E di vetë ti.

  28. Realisti says:

    Kete Parid Turdiun e kam pase shok shkolle, ka qene studenti me ordiner qe fale mbiemrit te babait merrte 7 sepse po te ishte Parid Perlekaj merrte 4, e mbaj mend edhe metamorfozen para fejeses, gjate fejeses dhe mbas fejeses, mbaj mend qe vilen e kishte perballe liceut, por ishte nje fenom i cuditshem qe mbiemri u jepte nje status tjeter ketyre, edhe Arben Pitarka, Adrian Mandija, Kostandin Kapo te gjithe ishin ordiner por mbiemri i conte tek 7, Ilir Hoxha as qe perzihej fare dhe e gjithe kjo eshte nje genjeshter si shume te tjerat,

    1. Xani says:

      Qeke mirditor i ndershem

  29. Phoneix says:

    Logjika ka fluturuar nga dritarja këtu: “Ata me shkollë votojnë Biden, ata pa shkollë Trump.” Dhe rracizmi është i dukshëm kur i ndan shqiptarët në fshatarë e qytetarë. Edhe mbas 30 vitesh në Amerikë ka defiçenca të mëdhaja.

  30. gurbetcari says:

    sa gjynah, ju ka ngelur ora po atje, te semure per te pasur pak vemendje. Nuk ka rendesi si, me cka, me rendesi qe njerezit te falsin dhe te merren me ty

  31. DS says:

    Kjo eshte tentative per katapultim te nje vemje tjeter. Cfare paskan vujt keta? I paska ardh sigurimi i paska prish gjumim dhe kjo mjafton per tu prezantuar si i persekutuar.! Une e kam njohur djalin e Mehmetit. Kam vuajtur denimin me te. Nje derdimen ka qene po ta krahasoje me djemt e Tirones se asaj kohe. Por kjo familje gjuante pozicionin social. Mund ta krahasoj sot me Melani Trump… Po ky i vllai, ceshte ky! Nje i perkeledhur dhe i trembur njekohesisht. I

  32. faro says:

    Burr me MEND!
    PARID, po të kujtoj se emrin e paske fare SHQIP.
    Pra:
    Pariti emërtohet shpesh LEK, tek ILIADA. Por Lek dmth Aleksandër = A Le Si Në Ander, thotë shqiptaro francezi Aref Matin tek libri i tij

  33. Xha Mezini says:

    Interviste shume e gjetur,e sakte dhe me kembe ne toke e Z Turdiu.Po te mos kishte vdekur Mehmet Shehu nuk do ishte ne kete derexhe Shqiperia nje gje do ishte e sigurt qe Sali Berisha dhe Azem Pishtari Hajdari demokracise nuk do i kishim neper kembe si politikane.

  34. tan says:

    Hahhah ky i ikuri nga diktatura e dhuna komuniste ne vendin e endrrave dhe dhe jeton 30 vite aty duke pasuruar dhe jetuar enderren amerikane por kur vjen per zgjedhjene e Presidentit beson ky ka shkoll te larte kurse te bardhes qe skane shkollene e ketij kokerr BQ kerkokan mbrojtjen e ngjyres se lekures se bardhe version i progresisteve qe po i vene flaken amerikes se ky me shkoll te larte se e theksoj dashaka te votoka per Komunistitn kameleon Biden dhe mbesene e nje pronari skllevrish zezake dashnorja e Willit per te kaper nje vend pune dhe ata qe skane shkolle e larte do votokane per Republikanet ikore kokrra e injorantitt qe doni te beni dhe amrikene si ne kohene e mehmetit Putttttt

    1. vertino says:

      Ti “tani” je ne Ameriqi?I lave pjatat?Ok ik pirdhu mos bej te zgjuarin debole.Po nuk e mbushe barkun me buke nuk ben dot politike he trim i xha Jahos.Tung nga US.

  35. antipatrea says:

    O Tan-o : Po të kujtoj se edhe në shqip ka ca shënja .-,-:-!-?-“- etj që përdoren kur shkruan… 17 rrjeshta thatë fare ??? Ti nuk mund të votosh veç Trump. Sa për ty Parid : Meqë jam një nga ata që kanë qenë bashkë me ty atë natën me shi kur na lexonin në korpus letrën e hapur , dëgjomë një këshillë: Mos u merr me politikë po s’deshe të durosh gjithë këtë llaçin mësipërm…

  36. Lili says:

    Ah ahah ku shkojne me na i gjetur keta ,te persekutuarit qe edhe ne gjirin e familjeve n1e n2 priteshin? Hajt, mos kane ndermend me na i propozuar si perfasues te opozites Tash qe i dull boja asaj amerikanet tjeter bije e nje ,opozita te, tjeter me Vella ne Sigurimin!!!
    Ah Meron mero ! Nuk shkon d’y here e njeta mesele , boll nje here erdhen te gjithe ne pushtet ju ish spiunit e Sigurimsat te katapultuar ,demokrate, nga Ramizi….

  37. Kariim says:

    Nuk paska kuptuar asgje nga Amerika. Gjynah!

  38. Lili says:

    Ah ahah ku shkojne me na i gjetur keta ,te persekutuarit qe edhe ne gjirin e familjeve n1e n2 priteshin? Hajt, mos kane ndermend me na i propozuar si perfasues te opozites Tash qe i dull boja asaj amerikanet tjeter bije e nje ,opozita te, tjeter me Vella ne Sigurimin!!!
    Ah Meron mero ! Nuk shkon d’y here e njeta mesele , boll nje here erdhen te gjithe ne pushtet ju ish spiunit e Sigurimsat te katapultuar ,demokrate, nga Ramizi….
    Ndonje here lind pyetja e ishte ne sherbime Sylvia pikerisht per kete qillim . Me heq qafe mehmeti me kete dashuri

  39. USA says:

    me injorant se ty “tan” nuk ka ketu …qenke kokrar e debilit dhe po me ben te qesh

  40. tekniku says:

    O ti Trumpist,shqiptar.Mbas 25 vjetesh ne Amerike mund te them pa ndrojtje se beniamini yt Trump eshte presidenti me i dobet i koheve moderne te Amerikes.Ka ne ndergjegjen e tij gati 200.000 te vdekur kater here me shume se lufta e Vietnamit.Boll na pralliset endra me sy hapur.

    1. Demonrat says:

      O idiot Amerika ka me pak vdekje per fryme popullsie nga virusi Kinez I Wuhanit se sa Spanja Italia Belgjika e UK. Po ti nuk di matematike. Trump nuk e ngriti sistemin Shendetsor Amerikan se merrej me ndertime e biznes Po Joe Bideni jot me shoket e tij demon rats qe rri nje bazament dhe ka 40 vjet qe merret me Politike ka ngritur kete sistem shendetsor. Trump Po e ben vaksinen nje kohe rekord. Nuk vdiqen Amerikane se nuk kishte respirators se u prodhuan ne mase. Ndryshe nga vendet e tjera Te majta Te Europes si Spanje e Itali. Vdekshmeria ne US e atyre qe jane infektu eshte 3%. Ne France, Itali Spanje mbi 10%. O idiot qe nuk di matematiken e klases 5. Shih shifrat nje Worldmeter ta kuptosh ku jeton. Trumpi mbylli Kinen kur Pelosi dhe demonrats e quajten racist e dilnin ne China town dhe u thonin njerzve nuk ka rrezik. Po kuptohet idioteve si ti qe nuk dije matematike mund ti manipulosh kollaj kur I thua we Amerka ka me shume we vdekje we Luksemburgu. Nuk e kuptoni dot qe vdekjet per fryme jane ato qe tregojne gjendjen. Dhe sa per dijeni o Teknik tallashi mjekesia varet nga shteti dhe shtetet e demonrats jane ato qe kane pasur me shume viktima.

  41. lenci says:

    Parid, nuk ke ngjare nga profesor Qazimi! Perndryshe nuk bije ne rrjeten e Qafokut, qe ne Shqiperi njihet mire. Mjafton te lexosh librat e tij.
    Motra jote ka deshmuar dy here. Ti permend rastin ne Ministrine e Brendshme. Kjo ka ndodhur ne dhjetor 1982. Sigurisht Ilir Hoxha nuk ka qene aty. Kush do guxonte te therriste ate ne mesnate.
    Por, meqe dhe jete interviste, pse nuk thua qe heren e dyte ajo deshmoi ne gjyq, ne gusht te 1983? Atehere ishte diten, apo jo?
    Ajo qe i ndodhi Silves, eshte per te ardhur keq! Megjithate ju as nuk u internuat, as u hoqet nga Tirana. Kishte te tjera, qe per shkak te vjeherrit byroist, perfunduan me pune ne gazhinon e mishit. Sikva e ka njohur mire te fejuaren e djalit te Kadri Hazbiut. Edhe ti e ke njohur.
    Djali i profesorit te nderuar Qazim Turdiu, duhet te dije te mbaje ekuiliber. Ashtu sic mbajti ai.
    Intervista jote tregon se ti nuk e ke kete veti.
    Nga ata qe jetojne e punojne ne Amerike te ka perkrahur nje njeri qe perdor emrin e djalit, sepse njihet cfare ka qene (Hamdi Dega). Edhe ” Tekniku” qe je ti vete, sepse ai shkruan me te njejten menyre dhe logjike.
    Nje sugjerim: merr shembull nga motra!

    1. Superteknik says:

      Dega i ka rrenjet e thella deri tek berishet… paridi shume shume deri te jorida tabaku shkon…

  42. Genti says:

    Ooo nje interviste prej cuni tirone.. Sa te rralle jan bere.. shikoni mllefet e njerezve ne komete per te kuptuar gjendjen sociale te shqiperise se sotme… le te shpresojm qe femijet e katnareve te behen me te mire se keta komentues .. dhe te kthehet balanca shoqerore…

  43. Lomy says:

    Nje katnar tirone nga irani me mbiemrin amerikanisht Turdy qe pretendon te emeroje breza te tere njerezish e te gjeje grup ku te futet..
    Kur je pseudo-qytetar ose “katunar i nderum” mes katnareve te tjere, kur per te mbijetu + perfitu favore lumturohesh qe te fusin familjen neper lojra sigurimi, kur ndihesh i mbaruar e i poshteruar dhe debil qe besove se do beheshe “dikush”, kur … e shume kur te tjera normal qe do flasesh si ky: do mundohesh te dukesh inteligjent e i pakompleksuar kur pikerisht keto te dyja jane problemet me te medha qe ke ne te vertete. Paridi nuk di ku te veteklasifikohet: te komunistet apo ata qe donin privilegjet e tyre, tek te perndjekurit, tek intelektualet (nderkohe qe te perdorin te gjithe si koqe)…ai s’perket askund sepse historia eshte mizore dhe e ftohte. Me sa duket ky paridi ka zgjedhur te beje modelen e instagramit …

  44. antipatrea says:

    Ti Tani vetëm bashkëstudent me Paridin (dhe me mua),nuk ke qenë ! E para : Nuk ka pasur asnjë Mandija në diplomantët elektronikë/elektrikë 1983 . E dyta : Ai Jorgo Malita që “i vinte 10-ta me hatër”, Paridit, është ai që ngelte çunin e Reis Çanit (Atë debilin që e keni edhe v.i.p. sot aty në Tiranë), dhe të nesërmen pinte kafe e raki me të jatin sikur s’kishte ndodhur asgjë,prandaj mos i ndot ata emra…Dhe e fundit – Ashtu si shkruan ti vetëm 8- vjeçaren mund të kesh mbaruar,hajde edhe të mesmen po qe se e ke pasur babanë ministër apo më lart … Sa për Paridin -Ka qenë djalë i shkëlqyer, para dhe mbas asaj historie , ka qenë absolutisht studenti më i mirë nga ne , u “persekutua” në kuptimin që nuk i’u dha mundësia e mbrojtjes së diplomës si të gjithë neve (jo ty tan idioti) ,po të mos kishte atë biografi në 79-tën do t’i vazhdonte studimet në Itali ai, dhe jo “ai tjetri” etj… Parid – Po ta them përsëri si shok : Hiq dorë nga ajo që bën , (n.q.s. vërtetë nuk e bën për arsye ekonomike …) , përndryshe mësohu të përbaltesh aq sa dikur, të mos ketë ngelur asgjë nga emri dhe familja juaj e respektuar … Tanërat që do të shpifin për ty dhe familjen tënde nuk do të mbarojnë kurrë… T.u.n.gj.j…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje