Nga Lorenc Vangjeli
Është debati tipik i një panairi të vogël kotësish. Verë, vapë e det, por edhe pandemi, pasiguri e panik. Mes ketyre dy trekëndëshave barabrinjës që i mbivendosen njëri-tjetrit, shkëlqen në marrëzinë e tij kulmi i shqetësimit opozitar: do të kandidojë PD-ja Sali Berishën si deputet?! Mjafton ky detaj për të kuptuar sesa falso është edhe skena politike dhe mëtonjësit opozitarë për pushtet, edhe protagonistët e saj të larguar nga pushteti. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për Rulin, inteligjenca vetjake e të cilit është kusht i mjaftueshëm për ta lejuar të tallet me dynjanë edhe kur flet për gjëra serioze. Çerek shekulli mbasi ai i pohonte Berishës në distancë se nuk ishte dele që ta linte kokën në sini argjendi, ai ka luksin të provojë revanshin estetik ndaj Saliut. Një revansh që nuk e humb kurrë shijen.
Nuk është fjala as për Besnik Mustafain, të cilin letërsia e lejon t’i shohë njerëzit realë si personazhe libri dhe të vlerësojë se fatet e tyre kanë më pak rëndësi sesa ai i jep një personazhi libri. Në një roman shkrimtari është vetë Zoti, që nëse e gjykon, mund të provokojë me gjyq edhe vetë Zotin. Të dy ata, në mënyra të ndryshme nxitën këtë debat duke u bërë padashur shkas për të parë se cilët do të zhyteshin në lumë për të nxjerrë mbi ujë Berishën: ca nga besnikëria për të mos e lënë të mbytet, dhe ca nga dëshira për të mos e parë Saliun si gur në këmbët e PD-së.
Vetë Doktori nuk është në gjëndjen që të tjerët kanë mundësi ta mbysin në dy gisht ujë dhe aq më pak, nuk është në pozitën që të shohë nëse të tjerët janë në gjendje për ta nxjerrë mbi ujë. Debati është thjesht keqkuptim sa kohë që brohoritësit dhe urrejtësit e zotit Berisha besojnë se prania apo mungesa e tij në Kuvend nga lista e PD-së, e mban ose e nxjerr atë nga politika; i jep ende pushtet apo e zhvesh nga pushteti; e lejon të ndikojë apo i shmang ndikimin nga partia e tij. Pushteti ndikohet nga forma e karriges zyrtare, por nuk është vetë karrigia.
Ndikohet nga hierarkia zyrtare, por nuk vendos hierarki reale. Në 30 vjet në këtë vend kanë pozuar pushtet shumë njerëz që kanë pretenduar pushtet për hir të karriges. Shumica dërmuese janë harruar. Të përkohshëm, të papërshtatshëm dhe të paditur, ata janë vërtetimi i aksiomës që pushteti është moral dhe vetjak. Ai është tërësisht i përkohshëm, tretet e humb kur imponohet nga rrethanat, fiks sapo ndryshojnë rrethanat. Sali Berisha si fenomen, është e kundërta e tyre.
Pavarësisht si erdhi në politikë, me porosi si i dërguar i komunistëve, si rastësi situatash të krijuara nga vullneti i Ramiz Alisë apo si trill i fatit që shërben vetëm të fortët dhe fatlumët, ai nuk mund të dalë nga politika sot me vendim nga komisioni i Lulzim Bashës. Për arsyen e thjeshtë se ai nuk është nëpunës politik siç janë pothuaj në tërësi të gjitha prurjet në politikë të dekadës së fundit. Nuk është as produkt i produktit të tij Basha, i cili tre vjet më parë, kur pandehu se deti ishte kosi që priste vetëm lugën e tij, u soll si David Koperfildi. Por ndryshe nga magjistari i famshëm, ai nxorri nga mënga e tij një buqetë njerëzore, një tërësi grash e burrash totalisht të papërshtatshëm për atë punë.
Lista e tij që e dogji vjet në shkurt dhe cfarë ka mbijetuar më pas nga katet e poshtme të saj sot në kuvend, njëlloj si shumica dërmuese e listës së Ramës në të majtë, dëshmojnë të njëjtën gjë: nëpunës të emëruar në politikë dhe që me politikën i lidh vetëm borderoja e Kuvendit. Politika është zanat. Politikani nuk është rrjedhojë dekreti apo liste. Sali Berisha është i tillë dhe do të jetë i tillë, pavarësisht se cfarë vendos nesër Basha në listë. I mirë apo i keq, i dobishëm apo jo, kjo është çështje tjetër. Nesër, përkundër çfarë thonë ata që kërkojnë ta çlirojnë Bashën nga Berisha si alibi për gabimet e tij, Doktori do të ketë po të njëjtin pushtet fjale me apo pa mandat deputeti.
Basha nuk fiton asnjë gram më shumë pushtet apo epërsi në zonën e tij me mungesën e Doktorit. Ai nuk rritet nëse i shkurtojnë këmbët Doktorit. Ndryshe nga sa i pëshpërisin në vesh, Doktori është aset i çmuar i tij. Edhe kur i shërben si magazinë për të mbyllur me kyç zgjedhjet e tij të gabuara. Eshtë krejt tjetër hesap të flitet dhe të gjykohet për peshë, vlerë, traditë, risi apo makiazh. Për momentin mund të thuhet vetëm se boshllëku që ka lënë në të djathtë Berisha është aq i madh sa edhe boshi që solli Basha nuk po e mbush dot. Ky debat që po shkumëzon opozitën që pret të dëgjojë se çfarë do të thotë Doktori dhe që po argëton pozitën duke hedhur spica mes Doktorit dhe Bashës, nuk ka asnjë vlerë sa kohë që edhe vetë Rama tashmë është i bindur se ja vlen më shume Saliu se Salianji si kundërshtar përballë. Sepse nëse i pari ishte dramatik edhe kur vriste, edhe kur i nënshtrohej korrupsionit, edhe kur e vë përfund marrëzia e denoncuesit të tij dixhital, i dyti si simbol dhe jo si individ, është komik edhe kur flet seriozisht për drama. PD sot është shumë ndryshe nga 2005-a kur përgatitej të vinte në pushtet përballë një Nanoje arrogant si adoleshent nën furi hormonesh.
Ajo nuk ka as ide të reja dhe as portret të ndryshëm. Nuk ka frymë, por frymon uri për pushtet. Nuk pohon, por vetëm mohon. Nuk gjykon, por vetëm ekzagjeron. Shan, por nuk sheh. Nuk arrin të japë sinjale rinije edhe pse lideri i saj garanton se edhe në pleqëri të thellë nuk do të thinjet. Eshtë e papërgatitur për të marrë vota “dashurie” për Lul Bashën, por shpreson vetëm tek vota e urrejtjes për Ed Ramën. PD është sot një grua në mesomoshë dhe menopauzë, që jeta e shkumëzuar, shtretërit e gabuar me klientët e gabuar, cigaret, alkooli dhe abuzime të tjera me trupin dhe drama njerëzore me shpirtin, i kanë trashur zërin, rrudhur fytyrën e rrëzuar vithet. E dëgjojnë të gjithë kur flet. Prania e saj është mjaft e dukshme në këtë kohë vere, vape e virusi. Të gjithë ja dinë adresën ku ndodhet, por askush nuk i troket në derë.
Ore gazetar, largimi i berishes nga politika eshte nje clirim i pd nga krimet qe ka bere, vjedhjet dhe vrasjet. Pra jo basha, por pd do te fitje shume po e largoj berishen, sigurisht para se te nderhyje spak.
Hasan! Largimi i Berishes nuk eshte vetem çlirimi i pd-ke por i gjithe shqiperise.Kur te vdesin ai do behet si ne katrahuren e 97-tes qe kur dha dorheqje Saliu nga president,u shkrehen ne ajer me qindra e mijra arme te lehta e te renda si shenje gezimi.
Kaq bukur s e kishte pershkruar me heret askush!
Nje grua e tille si PD qe po thua gjithsesi eshte me e mire se nje shtrige e kobndjellese se rilindja-apo rigroposja e shqiptareve…ti do berishen se vete ndoshta nuk je shqiptar e tek berisha sheh shume minoritarizem, antishwiptarizem e tradhti ne kurriz te shqiptareve qe ne jete te jeteve luftuan vetem vetem per Mbijetese.Zoti nuk ka bere gabim qe beri shqiptaret e ju na dashkeni te korrigjonj gabimin e tij , me i shujte shqiptaret apo me shperfyturu e shfrytezu.Turp o Gjel ,me fal Vangjel…Shkruaj dhe per ata te tute e behu nje here burre.
Zoti Lorenc! Keni bere nje analize perfekte te bandes politike te Saliut e te Lylke teveqelit.Por pavaresisht te gjithave ,per mendimin tim,ka dhe nje faktor tjeter te cilin une besoja se do ta kishit marre parasysh edhe ju ne analizen tuaj.Dhe ky faktor eshte implementimi i metejshem i reformes ne drejtesi dhe shtrirja e vettingut dhe ne politike.Sic jeni ne dijeni priten ne kete vjeshte zhvillime te reja politike,te cilat do te prekin kryesisht kokat e krimit ne kete vend dhe kjo nenkupton se Berisha,Basha ,Likja e ndonje tjeter jane ne krye te listes dhe populli mezi po pret qe ata te marrin fletethirrjet e SPAK-ut e te BKH-se.Keshtuqe deri sa te vije koha e zgjedhjeve te reja keta do kene bere ndonje vizite ne Rec apo ne ndonje burg tjeter,ashtu si ndodhi ne Kroaci…
Largimi i Berishës është imperativ I kohës . Gazetaria jonë është mediokre, për të mos thënë antikapate. Berisha lidhet me Shqipërinë post 90, vetëm me dramën që ka kaluar, vazhdon të lengoje, e kështu do vazhdojë deri sa ky të ketë frymë. Berisha është shembulli më i keq I kultit. Ku njerëzia besojnë se vetëm ai mund ta udhëheqë një parti, që në fakt është një sekt mendimesh e veprimesh të mbrapshta. Ç’do te ndodhe nëse Berisha nuk futet në lista ? Vangjeli e te tjerë e paraqesin si fundi i botës. Kështu kanë ikur faraone, mbretër, diktatore, e iluministe. Por toka ka vazhduar ciklin e saj miliarda vjeçar të rrotullimit rreth diellit. Largimi i Berishës duhet të pasohet në vijim me fundin e Rames, Metës, etj. Pa ikur këta, me garanci absolute Shqipëria nuk del nga vorbulla ku është futur. Këto punë nuk i rregullon as komisioni Nishani – Ruli, as nismat për hapje ( shkepje) listash, as amb Amerikane, e as ajo Europiane. Keni mundësi të bëni një gjë të vetme . Vini kufi moshe nën 35 vjeç për legjislaturën e re. Të tjerët te zbythen nga janë e nga s’janë. Persona që kanë studiuar në universitetet më të mira. Të paguhen me dyfishin e rrogës së sotme. E bëni dot? Se bëni ! Atëherë rrini e prisni se mos ju a rregullon Erdogani apo Janullatosi këtë vend. Me 1000 % që asnjë nga ata deputetë që janë aktualisht, që kanë qenë më parë, nuk kalojnë asnjë veting nëse behet një I tillë për politikanët. Prandaj mos shpresoni që do rregullojë gjë aksioma e Lorenc Vangjelit, “Më mirë Saliu, se Salianji”.
Nên 35 vjeç?! Je esêll apo ke thithur ndonjë gjë?! Në Amerikë dhe kudo të gjithë senatorët, kongresmenët, etj etj i afrohen të 70-tave. Kush janë këta me shkollë qê u dashka të vijnë të rregullojnë Shqipërinë?! Fëmijët e Ilirit dhe Monikës apo holandezit Lulush?! Ja ke futur aq kot sa më le me gojë hapur. Herë tjetêr mbidh veten para se të komentosh!
Po ketu nuk flitet ne parim, a duhen ne politike apo ne Kuvendin e Shqiperise te rinj apo te vjeter në moshe . Bile në legjislativ, të vjetrit fale eksperiences, jane më dobiprures. Perkundrazi ketu behet fjale për një monster politike, nje pushtetofag paranojak, nje kriminel gjakftohte. Keshtu ai jo vetem qe nuk mund t’i sjelle ndonje të mire PD, se Shqiperise jo e jo, por per çfare i ka bere ketij vendi e ka vendin në burg. Çfarë duhet në parlament ai, veç që të bllokoje foltoren dhe të mos e lejë atë ‘tempull’ të demokracise, pa tjeter, siç duhet te jete, që të bëje detyren per te cilen elektorati e ka zgjedhur si perfaqeuses të tij? Uroj që PD të mos e bëjë këtë gabim.
Hahaha…brilant pershkrimi I PD!
ORE PO KY ANUSI JASHTE ESHTE AKOMA??
KETE SIKUR E DENUan…
Bravo Lenci !!
Është mësuar me Saliun ky gazetar. I a kërkon trupi, nuk rri dot pa të.
Vangjel..Edhe here te tjera kam shkruar per ty.Ti je nje finok qe ben shkrime ne fafor te njerezve te koruptuar,njerzve hajdute familjare,vraserve,njerezve qe shesin atdhene..apo i ke haruar keta..ha hahaha
SI ste vjen turp e ta nce goja,qe gjithemon miqte e tu, sidomos Ilir meten dhe vellane e tij Sali berishen..i ben heroj…
E mire ben,edhe per pake kohe, sa te dergjen perjetesidht ne burk,per gjemen qe i kane bere keti populli..
Atehere mer penen e shkruaj,por nuk do shkruash dot,se do te te dridhet dora per miqte e tu..
saliu duhet te largohet urgjentisht sepse shkateroj shqiperine. AI mbolli gramin barin e keq qe shqiperia po vuan sot
Mund te mos jem dakort me shume gjera, por gjithesesi ngelet nje analize brilante si nga ana intelektuale ashtu edhe nga ajo artistike.
Nuk ka fyerje, nuk ka llum tribal, nuk ka perqeshje, nuk ka denigrime apo pandoflalepirje, nuk ka mendjemadhesi dhe pompozitet provincjal, nuk ka figura artistike pa sens mase, nuk ka ” profet” katunesh si limit i zhvillimit intelektiv, nuk ka frustracion dhe ndjenje inferiorieti qe shperthen ne diarre tribale. Nje leksion gazetarie per “intelektualet” e mjere te provinces si Gjekmarkaj, qe pastrojne halete e partive tona me gjuhe.
Hasan! Largimi i Berishes nuk eshte vetem çlirimi i pd-ke por i gjithe shqiperise.Kur te vdesin ai do behet si ne katrahuren e 97-tes qe kur dha dorheqje Saliu nga president,u shkrehen ne ajer me qindra e mijra arme te lehta e te renda si shenje gezimi.
Ky shkrim i Lorenc Vangjelit me pelqen.Mire i ka thene gjerat.
Sali Berishën unë e dua,
njëlloj si kripën në sy,
por deputet-sa të jetë gjallë,
duhet të jetë ai!
Gjersa në burg s’e futën dot,
se dot një burrë s’u gjënd,
e meqë s’është aspak idiot,
ka vendin në Kuvënd!
Parti e tij demokratike,
nuk ka si e mohon,
këtë makinë djallëzore,
që pa pushim punon!
Në baltë s’e ka lënë talenti,
dhe ende ka takat,
është ende më inteligjenti,
në stanin demokrat!
Ndaj do të ishte marrëzi,
të hiqnin xha Saliun,
edhe të mbash aty Salanjin,
edhe Klevis Balliun!
Mos e ngacmoni këtë punë,
Sali s’keni ku gjeni,
se nëse ikën-ju them unë,
aty do vijë Shkëlzeni!
Do të vijojë dinastia,
se borxh PD-ë i ka,
Shkëlzeni ndryshe nga Salia,
është super budalla!
Dhe bën vaki që nga inati,
Saliu-bishë e malit,
t’i bëjë Lulushit një tip mati,
t’i japë partinë djalit!/Arben Duka
Nuk ka pede, more njerez te mire!
Keta jane nje grup amorf, qe i bashkojne interesa xhepi, pazaresh, postesh, vjedhjesh, zhvatjesh te pronave publike dhe te fakireve. As edhe nje nga figurat ne te ashtuquajturen dikur PD, me ate simbolin perdredhes si bishti i derrit, nuk ka moralin e mjaftueshem, per te bere ndonje pune te dobishme, pervec puneve te mesiperme te pista. Jane djegur dhe perveluar pa perjashtim.
Mire e pershkruan zoti Vangjeli, duke e krahasuar me ate prostituten e konsumuar shtreterve te gabuar, me kliente te gabuar, me alkool e cigare…
Salehu dhe salianji – te dy nxijne si tigani