Shteti Islamik shfaqet në Afrikë, merr nën kontroll portin

16 Gusht 2020, 18:38Bota TEMA

Mozambiku është kthyer në një prej fortesave më të fundit të Shtetit Islamik, pasi persona të armatosur deri në dhëmbë arritën të marrin nën kontroll portin në veri të vendit.

Pas disa ditësh luftë, grupi i rebelëve të lidhur me ISIS arritën të vërshojnë në portin Mocimboa da Praia, pasi forcat qeveritare u tërhoqën. Sipas The Times, qyteti tashmë është nën ligjin e sheriatit.

Guardian raporton se luftimet për të marrë nën kontroll qytetin vazhdojnë, ndërsa në krah të forcave qeveritare, tashmë kanë mbërritur në ndihmë edhe mercenarë nga Rusia dhe Afrika e Jugut.

Ministri i Mbrojtjes në Mozambik, Jaime Neto tha se ekstremistët infiltruan portin, dhe pasi e morën nën kontroll, sulmuan prej aty qytetin, duke vrarë, grabitur dhe shkatërruar.

Konflikti mes militantëve qe e quajnë veten pjesë e Shtetit Islamik Provinca e Afrikës Qendrore, ka vijuar për rreth 3 vite. Sipas Al Jazeera gjatë kësaj periudhe, më shumë se 1,500 njerëz janë vrarë dhe 250,000 janë detyruar të braktisin vendbanimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje