Zi në familjen e Donald Trump, presidenti i SHBA humb një nga njerëzit më të afërt

16 Gusht 2020, 08:05Bota TEMA

Vëllai i vogël i Donald Trump ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare në një spital të Nju Jorkut, ku ndodhej i shtruar prej ditësh.

Mediat amerikane shkruajnë se Robert Trump ishte shtruar prej më shumë se një jave në gjendje të rëndë në spitalin “Mount Sinai” të Nju Jorkut. Ai u vizitua një ditë më parë nga vëllai President, Donald, i cili në dalje tha se Robert “po kalonte një periudhë të vështirë”.

Shkaqet e vdekjes së Robert mbeten të paqarta.

“Nuk ishte vetëm vëllai im! Ai ishte edhe shoku im më i mirë. Kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në zemrën time”, deklaroi Donald Trump.

Djali i Presidentit amerikan, Eric e përshkroi xhaxhain e tij Robert si një “person të jashtëzakonshëm, i fortë dhe besnik ndaj vlerave të familjes”.

“Do t’i mungojë thellësisht familjes tonë”, shkroi ai në Twitter.

Robert ishte më i vogli i pesë fëmijëve të Fred dhe Mary Anne Trump dhe lindi dy vite pas Donald Trump. Më i madhi i pesë fëmijëve, Fred Jr. vdiq në vitin 1981.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij, Robert Trump e kaloi duke menaxhuar pronat e patundshmet të familjes, ku u bë edhe drejtues ekzekutiv kryesor. Ndryshe nga vëllai i tij Donald, Robert i shmangej gjithmonë publikut, ndërsa së fundmi dështoi në një proces gjyqësor që të ndalonte publikimin e librit “Si e formësoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë”. Libri ka si autore mbesën Mary Trump dhe shigjeton Presidentin amerikan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje