Kryesia shqiptare e OSBE: Të gatshëm të takohemi me qeverinë dhe opozitën bjelloruse

17 Gusht 2020, 19:40Bota TEMA

Kryesia e OSBE-së vazhdon të ndjekë me vëmendje situatën në Bjellorusi, tha sot në një deklaratë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

“Ne ritheksojmë shqetësimet tona për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit 2020, të cilat nuk mund të vëzhgohen nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, dhe përdorimi joproporcional i forcës kundër protestuesve paqësorë, ndalimet e shumta dhe torturat dhe keqtrajtimet e dyshuara  nga forcat e sigurisë.

Një dialog i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi.

OSBE-ja është e gatshme ta mbështesë këtë dhe të angazhohet me të gjithë aktorët e interesuar.

Prandaj, një ofertë zyrtarei  është paraqitur qeverisë së Bjellorusisë për një vizitë nga Kryetari i Zyrës së OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Edi Rama, dhe Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, që të takohen me qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës.

Kryesia e OSBE-së rithekson nevojën urgjente për pajtim të plotë me parimet dhe angazhimet e OSBE-së, përfshirë promovimin dhe mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut si edhe respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial”, përfundon deklarata e OSBE-së.

1 komente në “Kryesia shqiptare e OSBE: Të gatshëm të takohemi me qeverinë dhe opozitën bjelloruse”

  1. Kryeministri yne si kryetar i OSBE-se ,me kujton nje histori ne Mirdit,me nje endacak M.B ,te cilin “fati” i asaj dite,e coj ne deren e nje shtepie qe kishte dasem.U fut ne Kull ( ashtu sic futej,pa pyetur,sepse te gjith e njihnin) dhe u drejtua per ne Oden e Miqve duke u ulur ne qoshe te Oxhakut,ne krye te vendit ! Me ardhjen e dasmorve,filluan M.B ta spostojn duke u ulur secili ne vendin e tij,dhe M.B perfundoj i fundit tek dera e Odes ! Njeri nga dasmoret e pyet te Zotin e Kulles : Te madhe e paske ba ket Od.or lum Miku ! sa meter katror asht ? Akoma pa u pergjigjur i zoti i Kulles,ja pret M.B : me pyt mue se e kam mat me byth,prej n`krye t`oxhakut e deri ktu ne fund te dera asht 10 metra.- E shkruajta ket ndodhi,sepse fukarai yn M.B ,ka shum ngjashmeri me shakaxhiun ton Kryeminster ! M.B nuk rrinte dot pa folur,por nga nje batut e leshonte ,te njejten gje edhe Kryeminstri yn ,-M.B flinte ku ta zinte nata.te njejten gje edhe Kryeminstri yne ( jo Edi si individ) por si perfaqesues i Shqiptarve,te injoruar,dhe te len me dit pa buk ,dhe uj, ne vapen e gushtit ,dhe ne rrug te madhe nga Greqia . Duke lexuar per zhvillimin ekonomik te Bjellorusis,dhe duke ditur,dhe jetuar ekonomin cop cop te Shqiperis ,do te ishte me interes te shikonim fytyren e Lukashenkos teK lexonte letren e Rames te shkruar nga “bregu i lumit” per Bjelloruset .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje