Ish-kandidati shqiptar për deputet në parlamentin grek, Fatos Malaj ka deklaruar se për krizën humanitare që ndodhi në kufi, gaboi qeveria shqiptare, ajo greke si edhe emigrantët.
Malaj shprehet se shteti grek duhet të kishte më të organizuar grupimet e testimeve dhe nuk duhet të mbylleshin pikat e tjera doganore.
Po kështu, sipas tij qeveria shqiptare, sapo mësoi masat e marra nga qeveria greke, duhet të fillonte të testonte vetë qytetarët shqiptarë.
Kandidati për deputet nuk bën pa faj as emgrantët, për të cilët shprehet se nuk janë integruar ende në shtetin ku jetojnë.
Reagimi i plotë i Malajt:
Ku gabuan në manaxhimin e krizës humanitare në kufirin Shqiptaro – Grek :
1- Qeveria Greke
2- Qeveria Shqiptare
3- Emigranti
Së pari uroj që gjendja të normalizohet dhe emigrantët të kthehen në banesën e tyre shëndosh e mirë. Së dyti shpreh ngushëllimet e mija familjes e cila humbi jetën e një fëmije , e një fëmije që besoj ëndëron si çdo fëmijë emigranti, një botë pa kufinjë. Edhe së treti të nxjerin të gjithë mësime për parandalimin e këtyre situatave.
Të ndalem tani se ku gabuan të tre ” Grupimet “1- Qeveria Greke, duhet të jepte më shumë informacion në kufi mbi gjendjen në momentin kur emigrantët largoheshin nga teritori grek.
Grupet mbi testimet duhet të ishin më të organizuara .Nuk ishte nevoja mbyllja e dy pikave të tjera kufitare, kjo edhe për arsyen e grumbullimit vetëm tek dy pika kufitare bënte më shumë të rrezikshme përhapjen e covid -19.
2- Qeveria Shqiptare , së pari kur u mësua për masat të cilat mori Qeveria Greke duhet të fillonte testet mbi covid – 19 në spitalet shtetërore dhe të informonte qytetarët e vet mbi gjendjen.
Së dyti edhe më kryesorja është se në shtyrjen që vendosi mbi pasaportat shqiptare deri në fund të vitit, nuk u njoftua asnjëherë pala Greke , kjo do të bënte të mundur ku aplikimet mbi lejet e qëndrimit të bëheshin edhe pse pasaporta kishte përfunduar. Emigrantët nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit u dyndën drejt Shqipërisë.
3- Emigrantët, dihet tashmë se kaq vite në emigracion gjithmonë kanë patur një indiferentizëm të theksuar ndaj problemeve të tyre. Gjithmon kanë pritur zgjidhje nga një ” Shkop magjik ” .
Të mbyllur në guackën e tyre asnjëher nuk u përpoqën të integrohen në shoqërin e vëndit ku jetojnë e punojnë, thjesht janë asimiluar por jo integruar ( herë tjetër e analizojmë këtë). T’ju mos lodhë më shumë, nxirni mësime nga këto kriza humanitare.
Shume kalla qirje deputeti, por me analiza ku i ben te gjithe fajtore, nuk zgjidhen problemet e virusit.
EDHE KESHILLATE TUA KISHIM MANGUT SE NUK NA MJAFTOJNE TE ILIRIT,VASILIT DHE GRIDES
Perse duhet te vijne shqiptaret per pashaporta ne shqiperi? Nuk ka konsollata shqiptare ne greqi?
Z. Fatos, mbas pilafi të gjithë bëhen të zgjuar. Ju dhate mendimin tuaj duke i bërë tre insttucione me gabime. Dakort, seicili ka pjesën e vet. Por ju dhe ministri shqiptar Majko na sqaroni si duhet kuptuar kerkesa e palës shqiptare që i u bë kryepeshkopit Janullatos për të ndërhyre në zgjidhjen e e kësaj “PRAPESIE” që nuk është as e para dhe as e fundit.
Nëse zgjidhja varej nga nderhytjet, “po e themi keshtu” miqësore, të më falesh z. Fatos, por tre gjynafqaret e permrlendur prej teje, rrezohen dhe gjynahu mbetet tek racizmi. Si thoni ju kush qendron?
Arbëror Epitoti
Kufirin shqiptaro-“grek”se ne fakt dhe matane Kakavijes toke shqiptare eshte.
Jo vetem matane Kakavijes , more Eri , po edhe matane Romes , te gjitha toka shqiptare jane ….
Nese ne Rome punon jot’eme ne semafor, atehere me siguri qe ashtu eshte …
Ja dhe nje i shitur,Greku e ka blere lire ket palaco,harron ky qe probleme te tilla ka cdo vit ne fund te pushimeve te veres e per krishtlindje,mire tani pandemia po vitin qe kaloj e vite te tjera te shkuara kujt ja ve fajin ky,sa per integrimin mire e ka, kjo do te thote qe ata emigrante ato qe fitojne atje ti lene atje,ketu eshte dhe inati Grek.
Mos, o Tos Kandidati!
Po sigurisht more qirie, se shteti shqiptar po i nis jashte shtetit emigrantet dhe une duhet te paguaj parate per testet dhe karantinen se zotrote kerkon te shkosh jashte shtetit per interesin tend. Oh sa mire keshtu.