Nga Adriatik Doçi
Detaje të reja befasuese dalin në pah rreth perandorisë financiare më të fundit që ka ngritur Shkëlzen Berisha afër Gërdecit, pa futur dorën në xhep. I biri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka marrë një superkredi 1.8 milionë euro nga një bankë, ka vendosur si kolateral pronat e blera afër Gërdecit me këtë borxh bankar, të cilat kanë një vlerë më të ulët se sa kredia, ndërsa më pas ka gjetur një oligark që i paguan qira për këto prona.
Më konkretisht, duke iu referuar bilancit financiar për vitin 2019 të kompanisë ‘Logal’ që Shqiptarja.com ka lexuar, me ortak të vetëm Shkëlzen Berishën, huamarrja totale e kompanisë është 213 milionë lekë. Nga kjo shumë, 202 647 591 lekë janë marrë kredi në Bankën Intesa Sanpaolo dhe 10 490 700 lekë janë kontribut i ortakut të vetëm, pra i Shkëlzen Berishës. Pra kontributi financiar i ortakut për ta e blerë pasurinë ka qenë vetëm 4.6% i totalit të blerjes, ndërkohë që normalisht bankat pretendojnë nga çdo qytetar të thjeshtë të paktën 10 herë më shumë.
Borxhi është përdorur për të blerë 3 parcela arë me sipërfaqe 6.183 metra katrorë dhe 3 parcela te tjera truall 14.220 metra katrorë nga të cilat 5.066.5 metra katrorë godina, të gjitha pozicionuar në zonën kadastrale 2605 të fshatit Marqinet të Vorës, ngjitur me zonën e Gërdecit. Çmimet e tregut për truall dhe godinat në ato zona rezultojnë disa herë më të ulëta se vlera 1.8 milionë euro e deklaruar zyrtarisht nga Shkëlzen Berisha: Por si ka mundësi që ato u gjykuan nga bankat si garanci të mjaftueshme për të lëshuar këtë kredi?
Por misteri nuk mbaron këtu. Kompania ‘Logal’ nuk ka asnjë person të punësuar, pra nuk zhvillon asnjë aktivitet konkret prodhimi. Shpenzimet për personelin të kompanisë së Shkëlzen Berishës për vitin 2019 në fakt janë vetëm 5,034 lekë, dhe kanë ardhur duke u ulur në raport me vitin 2018. Edhe fitimi i kompanisë është në ulje. Në vitin 2019, fitimi rezulton 15 milionë lekë nga 26 milionë në 2018. Nga fitimi, 12 milionë lekë Shkëlzen Berisha ka vendosur që t’ia kalojë vetës së tij si ortak, ndërsa pjesën tjetër ta kalojë në rezervat e kompanisë. Në tërësi, treguesit financiar të vitit 2019 tregojnë përkeqësim në raport me vitin paraardhës.
Nisur nga kjo performancë të zymtë financiare, me çfarë burimi parash, kompania e Shkëlzen Berishës shlyen këstet e kredisë 1.8 milionë euro, plus interesat, që ka marrë në fund të vitit 2018, për të blerë pronat pranë Gërdecit?! Kush ka ndihmuar Shkëlzen Berishën pranë bankës Intesa San Paolo për të përfituar një kredi në kushte kaq të favorshme? Ka ndikuar roli politik i babait të tij? Edhe Sali Berisha, edhe Lulzim Basha, kanë sulmuar vazhdimisht institucione financiare të vendi duke paralajmëruar edhe bankat për masa ndëshkues që do të ndërmarrin sapo një dite do të kthehen në pushtet. A kanë ndikuar këto kërcënime për të favorizuar djalin e ish-kryeministrit?
Shqiptraja.com ka kërkuar pranë banka Intesa Sanpaolo një prononcim zyrtar mbi kriteret e ndjekura në lëshimin e kredisë në fjalë, por deri tani nuk kemi marre asnjë përgjigje. Megjithatë ne presim.
Shkëlzen Berisha duket se nuk është i shqetësuar për këto tregues të zymtë të kompanisë së tij dhe pamundësinë e përballimit të kredisë, pasi pas këtyre lëvizjeve paradoksale në dukje qëndron oligarku ‘shpëtimtar’ Klodian Allajbeu. Ky i fundit fshihet pas kompanisë “Agromel”, e cila ka objekt veprimtarie të njëjtë me kompaninë e Shkëlzenit ‘Logal’, atë të frutave të pyllit. ‘Agromel’, që ka punësuare dhe ka paguar Shkëlzenin si ‘konsulent’, tani por ushtron veprimtarinë pikërisht në magazinën që Shkëlzeni ka blerë pranë Gërdecit me kredinë e famshme 1.8 milionë euro.
Për veprimtarinë në godinën e Shkëlzenit, oligarku duhet të paguajë një tarifë të majme qiraje, të paktën barabartë me këstin kredisë që Shklesen duhet të pagua banka plus fitimin e Shkëlzenit.
Po atëherë pse Allajbeu nuk i ka blerë vetë ato godina? Adresën e ushtrimit të aktivitetit në Marqinet ‘Agromel’ e deklaron që kur është themeluar në 2015, vit që çuditërisht përkon edhe me themelimin e ‘Logal’ nga Shkëlzeni. Edhe në këtë rast ‘suksesi’ i Shkëlzenit në biznesin e boronicave duket i garantuar nga roli i oligarkut në prapaskenë, ashtu si në punën e tij si sekser që i ka lejuar të fitojë shumat marramendëse kur babai i tij ishte në pushtet.(Shqiptarja.com)
Shume e thjeshte Shkelzeni eshte pronari i vertete i,, Agromel,,Po te germohet do te zbulohet nje kontrate midis Zenit te Berishes dhe Allajbeut.Mundesia tjeter…Intesa San Paolo ka dhene kredine mbi bazen e nje garancie tjeter.Kjo banke e cila eshte nderkombetare dhe e dyta ne Itali nuk jep asnje kredi pa garanci te sigurte.Mjafton qe Prokuroria shqiptare te bashkepunoje me ate italiane,te hapin nje hetim dhe gjithcka del lakuriq.Tani qe po vjen fundi i monsters Berisha plak ,i ndaluar te hyje ne SHBA ,familja mafiose po perpiqet te pastroje parate duke i futur ne qarkullim prodhues.Sepse e kane te qarte se me FBI ne amerikane qe qendron pas SPAK dhe Byrose shqiptare te hetimeve nuk mund te luhet si ne kohen kur plaku Berisha bente cte donte me te gjitha institucionet e shtetit dhe drejtesise.Fillimi i goditjes se Pasmaciut …alias Ndroqit…mik i te gjitheve, u ka futur lepurin ne bark te gjithe atyre qe jane pasuruar me droge,korrupsion dhe vjedhje.Prandaj shqiptaret duhet te perkrahin SPAK …un ne se duan qe Shqiperia te filloje realisht te ece perpara.
Ka marre kredi, ka dhene me qera ambjentin qe ka blere dhe ka dhene konsulence. Te gjithe ne mardhenie mes privatesh pa asnje lek te publikut. Tani pse nuk na thua cilin ligj paska shkelur?Cili ligj e ndalon te marre kredi, te jape me qera apo te beje konsulence? Lerini llogjet, po patet fakte cojini ne prokurori, perndryshe beni gam gam per te mbuluar zullumet tuaja.
Eri, shko pirdhu. Kur te hetohet do dali korrupsioni i Shkelzen Berishes.
Publikohen perdite afera mafjoze te Berishajve, por skandalet zene njera tjetren dhe nga drejtesia e re e lindur e vdekur dhe e korruptuar, heshtje varri.
Per shqiptaret nuk kishte rendesi qe drejtesia te kalonte nga pronesia e Berishajve tek ajo e shtepise se verdhe tek rruga e Elbasanit, si afere mafjoze se tani stafeten per te rrjepur Shqiperine e ka mafja nderkombetare dhe me mafjen e brendshme jane ne ujdi.
Shqiptaret duan Drejtesi. Dhe po soset koha qe institucionet e ” reja” qe skane per tu zgjuar kurre, te reagojne. Prandaj Berishajt luftohen o me gjak e kanun ose duke shfarosur SPAK dhe cdo lloj vegle te mafjes nderkombetare.
Duhen nisur protestat ne dyert e Spakut dhe nese flene, fshesen. Nuk kemi nevoje per institucione ” te pavarura” qe i sherbejne mafjes nderkombetare si mjet shantazhi ndaj popullit shqiptar!
Epo çhani mut kot ju te meros.
KRYERILINDASIN e keni SPAKUN po.
Futeni nburg Shkelzenin. Ose mos lefni si qener te Taulant Palles.
Na mytën….
Lebërit janë të zgjuar,po ti kë mut ngjave ?
Po ti mytesh ,a derbardhë me një lugë me ujë.
Pse bën reklamë Spitali Amerikan te Tema,është ndonjë mëkat i Meros,o u mytsh në Vjosë a Drino.
Kape SPAKu Kape, na na SPAKu ssssskape hajdutin..
Zonja Kim,FBI, Departamenti i Shtetit, ju lutem urdhero SPAK to filloje hetimet ndaj kompanise mafioze, fantazme ZENI shpk. Kjo eshte qarte, pastrim i paster parash. Po te ishte nje njeri i thjeshte apo ndonje politikan i PS, PD do ti kishte shqyer ne media e me manifestime ne rruge. Nuk kemi shprese askund tjeter pervec USA, ne te kundert Shqiperia keshtu do te lengoje nen kthetrat sot te baballareve te tyre, neser ndaj femijeve te tyre te pasuruar me mafiozlliqe. Te hetohet imtesisht Argita, Zeni, Allajbej dhe lidhjet e tij me familjen Berisha. Koha nuk pret, filloni sa me shpejt, ndryshe do te perfundoje si afera e CEZ me vjedhjen astronomike. C’behet keshtu, po te vazhdoje keshtu, shqiptaret jane perfundimisht te pashprese, Shqiperia do te shpopullohet perfundimisht nga shqiptaret, mafiozet e politikes do te ndajne pronat e shqiperise, dhe Shqiperia do ti shitet te huajve per turizem apo energji, ndersa shqiptaret do te enden neper bote si cifutet e persekutuar ne shkretetire. Please zonja Kim, ndihmoje Shqiperine dhe shqiptaret e ndershem e te varfer.
Ai e ka shqipërinë si çiflikun e vet.
Ju jeni vetëm shërbëtorë që llapni kot.
SPAKU është strukturë për të eleminuar konkurrencën e mafjas.
Vazhdoni me pasurin e sypeshkaqenit dhe vilat e lulit ju
Ata as qe e rrujne.
Ngadal or plak, se SPAK-u tani ka dal per gjueti e mabsi ti zej leprat, do filloj me peshkaqenet… Po c’prisni more ju raft plasja, hani m-t ne parlament e neper mediat sociale, por asgje s’beni per t’i ra kokes ketyre hajdutve qe i kan ven parat me gjakun e Gerdecit dhe mijra afareve korruptive… SPAK nqs vertet funksionon duhet te filloj hetimet pa asnje vonese, ne te kunderten t’a mbylli sqepin dhe te vazhdoj e te merret me halabaket, pimps dhe spaciatoret e droges. Te gjithe i dine keto pune por asnje s’e ka kurajon t’i padisi ne Prokurori keta plehra.
Te dhj….a aSPAK-un!