Skandali i abuzimit seksual me 17 vjeçaren, një muaj paraburgim për ish-ministrin shqiptar

17 Gusht 2020, 11:21Rajoni TEMA

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kuvendin e Kosovës, Numan Baliq, i cili akuzohet se është përfshirë në një abuzim seksual, do të lihet një muaj në paraburgim.

“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit N.B, për shkak të dyshimit se më 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës e ka prekur me qëllim seksual pa pëlqimin e saj”, thuhet në njoftim.

60-vjeçari, i cili për një kohë të shkurtër ishte edhe zëvendës/ministër në qeverinë Haradinaj, akuzohet se ka abuzuar me 17-vjeçaren e komunitetit Boshnjak, Selma M.

1 komente në “Skandali i abuzimit seksual me 17 vjeçaren, një muaj paraburgim për ish-ministrin shqiptar”

  1. VLONJATI says:

    Ore , e dini se çfare me ben pershtypje te ky ish ministri , emri i tij : Numan Baliq , o Zot , vetem ne Afganistan gjen emer te tille , se ne Turqi nuk e besoj se ka .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje