Erdogan i bindet vetëm një njeriu, Trump zbulon liderin e vetëm botëror që dëgjon 'Sulltani' turk

18 Gusht 2020, 09:26Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se liderët botërorë i kanë kërkuar atij ndihmë rreth presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pasi siç tha, lideri turk do ta dëgjonte vetëm atë.

“Krerët e shteteve javën e kaluar më thirrën dhe më thanë: “A mund të bisedosh me Erdoganin?”, tha Trump të hënën në një intervistë me Fox News.

Trump shpjegoi se ai u kishte thënë atyre se pse pikërisht ai do të duhej të fliste me presidentin turk, dhe ata sipas Trumpit u përgjigjën: “Ti je i vetmi të cilin ai e dëgjon. Ai nuk na dëgjon ne. Ti je i vetmi që të dëgjon”.

“U thash, “a është kjo për shkak të Shteteve të Bashkuara?” Ai më tha: “Jo, është për shkakun tënd. Për shkak të personalitetit tënd. Ti je i vetmi të cilin ai do ta dëgjonte”, tha Trump.

Nuk është e qartë cilët lider apo cili lider i është referuar Trump në bisedën telefonike, por thirrja erdhi pas konflikteve në Mesdhe ku u përfshinë disa aleatë amerikanë, përfshirë Turqinë, Greqinë, Francën dhe Egjiptin.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të dielën se Trump bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron, duke treguar se liderët “u pajtuan që Greqia dhe Turqia duhet të dialogojnë për zgjidhjen e kundërshtive”.

3 komente në “Erdogan i bindet vetëm një njeriu, Trump zbulon liderin e vetëm botëror që dëgjon ‘Sulltani’ turk”

  1. edi says:

    me siguri pervec Trmapit Erdogan degjon edhe Ramen!

    1. Operacioni Zjarri says:

      Kjo as nuk diskutohet, madje Ramen e degjon te parin pastaj Trumpin.

  2. qytetar says:

    Po Edo ke te drejte se ai degjonte dhe Sal Trapin,por ky e ka dhjere me ate lopcarin dicital duke dale skifo perdite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje