Michelle Obama sulmon Donald Trump: I ka marrë koka erë, mbështet supremacinë e bardhë!

18 Gusht 2020, 09:08Bota TEMA

Michelle Obama e sulmoi ashpër presidentin amerikan Donald Trump teksa demokratët përgatiten të kurorëzojne Joe Biden si sfiduesin e tyre ne betejen per Shtëpinë e Bardhë.

“Donald Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë”, tha ish zonja e parë e SHBA në një mesazh emocional, të përcjellë në kuadrin e koventës së partisë Demokrate, i cili ishte regjistruar përpara se Biden të njoftonte përzgjedhjen e Kamal Harris për zëvëndespresidenten e tij.

“Sa herë që kthejmë shikimin drejt Shtëpisë së Bardhë për udhëheqje, ose , apo qoftë edhe ndonjë imazh qendrueshmerie, ajo që marrim në vend të kësaj është kaosi, përçarja dhe një mungesë e plotë empatie. Katër vitet e fundit kanë qenë të vështira për t`ua shpjeguar fëmijëve të Amerikës. Ata shohin që liderët tanë i etiketojnë si armiq të shtetit, ndërsa i japin zemër supremacistëve të bardhë”, ishte komenti i saj.

“Donald Trump pati kohë mjaftueshëm për të dëshmuar se mund ta bëjë atë punë, por është e qartë se i ka marrë koka erë. Duhet t`ia japim votën Bidenit, sikur prej kësaj të të varej jeta jonë”, shtoi ish Zonja e Parë e SHBA-se.

Anëtarë të zhgënjyer të partisë republikane të Trump gjithashtu iu bashkuan konventës demokrate. Për shkak të shpërthimit të koronavirusit, demokratët hoqën dorë nga planet për një takim gjigand partiak të mbushur me balona e pankarta shumëngjyrëshe në Milwaukee të Wisconsin.

Nuk dihet  nëse fjalimet virtuale e të regjistruara paraprakisht, pa një audiencë të vërtetë në sallë, do të mund të gjenerojnë të njëjtin nivel entuziazmi të besnikëve të partisë me atë te përpara pandemisë. Republikanët do të përballen me të njëjtën sfidë kur të mbajnë konventën e tyre javën e ardhshme. Aktiviteti virtual katër ditor demokrat, me delegatët të shpërndarë në të gjith vendin, ka për qëllim të ndihmojë ish-Nënpresidentin Joe Biden të fitojë ndaj Presidentit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Gjatë Kuvendit pritet të flasin një sërë emrash të njohur, përfshirë ish-Presidentët Barack Obama dhe Bill Klinton si dhe kandidatja për presidente gjatë zgjedhjeve të 2016-s, Hillary Clinton. Biden aktualisht kryeson ndaj Trumpit në sondazhet e fundit të opinionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje