FOTOT: Jo vetëm rrjet të ri kanalizimesh, "Rruga e Durrësit" do të ketë trotuare të reja

18 Gusht 2020, 10:30Sociale TEMA
FOTOT: Jo vetëm rrjet të ri kanalizimesh, "Rruga e

Në Rrugën e Durrësit po punohet, jo vetëm për lidhjen e tubacionit të shkarkimit të rreshjeve të qendrës së Tiranës me rrjetin fundor të kanalizimit te Zogu i Zi, por gjithashtu po bëhen edhe disa ndërhyrje të tjera.

Pllakat e e vjetra të trotuareve po hiqen totalisht për tu zëvendësuar me pllaka të reja.

Kështu në fund të punimeve Rruga e Durrësit do të jetë tërësisht e transformuar.

Ndërsa për mbarëvajtjen e punimeve, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, kanë organizuar një plan masash për realizimin në kohë të këtij projekti, ku një prej tyre është edhe devijimi i lëvizjes së makinave.

1 komente në “FOTOT: Jo vetëm rrjet të ri kanalizimesh, “Rruga e Durrësit” do të ketë trotuare të reja”

  1. elton says:

    po sikur e rregulluat njehere mer fisqira para ca vitesh.Pa kanalizime e paskeni bere?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje