Obeziteti tek gratë shtatzëna mund të ndikojë negativisht në trurin e fëmijëve

18 Gusht 2020, 17:48Lifestyle TEMA

Obeziteti tek një grua shtatzënë mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e trurit të fetusit. Sipas studiuesve  pesha e tepërt e grave shtatzëna mund të pengojë zhvillimin e trurit të foshnjave qysh në tremujorin e dytë.

Studimi i botuar në revistën “Journal of Child Psychology & Psychiatry”, arriti në përfundimin se obeziteti ndikon në dy zona të trurit, që luajnë një rol kryesor në vendimmarrje dhe sjellje.

Autorja e studimit, Moriah Thomason nga Universiteti i New York në Shtetet e Bashkuara u shpreh: Gjetjet tona pohojnë se mbipesha mund të luajë një rol në zhvillimin e trurit të fetusit, gjë që mund të shpjegojë disa nga shqetësimet konjitive dhe shëndetësore metabolike që shihen te fëmijët e lindur nga nënat me peshë të lartë trupore.

Ekipi hulumtues përdori imazhin MRI për të matur aktivitetin e trurit të fetusit dhe komunikimin midis një numri të madh të qelizave të trurit, të grumbulluara së bashku në rajone të ndryshme të trurit.

Pastaj, ata krahasuan pjesëmarrësit e studimit për të identifikuar dallimet në mënyrën se si grupet e neuroneve komunikojnë me njëri-tjetrin.

Studiuesit zbuluan shanset që fëmijët të lindnin me probleme të ndryshme shëndetësore ishin më të mëdha tek nënat që vuanin nga obeziteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje