Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për shoferin e ambulancës që përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç më 14 Gusht në aksin Kakavijë-Gjirokastër.
Gjatë seancës gjyqësore, shoferi A.Golemi ka deklaruar se po transportonte me ambulancë një paciente dhe se i mituri i doli përpara mjetit. Sipas tij, ai po drejtonte ambulancën me 75 km/h dhe po nxitonte për të shkuar në Spitalin e Gjirokastrës.
Por pavarësisht pretendimeve të tij, trupa gjykuese ka vendosur që ta lërë në qeli shoferin e ambulancës deri në përfundim të hetimeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e 14 Gushtit, në kulimin e kaosit në Kakavijë kur ishte krijuar radhë e gjatë me automjetet e emigrantëve që kërkonin të kalonin doganën e Kakavijës drejt Greqisë. Fëmija 10-vjeçar ishte së bashku me familjen e tij në radhë duke pritur për të kaluar drejt tokës greke, kur u përplas për vdekje nga ambulanca.
LIROJENI SHOFERIN,FUTNI NE BURG POLITIKANET
Cfaj ka shoferi i ambulances? Ne cdo vend te botes do lihej i lire pasi ka qene duke bere lunen. Shtet i pjerdhur . Fati i keq i femijes. RIP!!
Ecet me 75 km në orë kur je i shoqëruar me makin policie ose zjarrefikse, dhe jo në një rrugë njëkalimshe me makina të parkuara ilegalisht plot me femije. Ka dashur te shpetoj nje 80 vjeçar, duke flijuar nje vogelush 10 vjeçar.Ambulanca në raste te tilla s’duhet ti kaloj 30 km në orë, dhe sirena shoqeruar me drita duhet te jen aktiv nga nisja deri në vendngjarje destinuese. Ju shkruajta rregullat e BE-së.
cfaj ka shoferi? Ai detyren po bente. Me vjen vertet shume keq per femijen dhe prinderit e tij ( nuk i di rethanat ne te cilat ndodhi aksidenti), por shoferi ishte ne rast urgjent.