Jonida Maliqi përfundon në spital pas dietës proteinike: Vetëm për t'u dukur bukur para të tjerëve, sepse njerëzit paragjykojnë

19 Gusht 2020, 14:02Lifestyle TEMA

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, është përballur me dyert e spitalit pasi ka përdorur dietën  proteinike Dukan.

Përmes instagramit, Jonida ka shprehur shqetësimin që ka hasur me këmbën e saj si dhe ka dhënë një mesazh lidhur me të gjitha femrat që kërkojnë të jenë sa më në formë për veten dhe për të tjerët.

Asaj  iu desh të shkonte në spital pasi dhimbjet nuk kishin të ndalur. Raporti i saj me dietat ka nisur 8 vite më parë kur ajo është bërë edhe mami për herë të parë.

‘Vetëm për faktin që të jesh gjithmonë në formë, të dukesh bukur para të tjerëve, para komplekseve që deri diku më janë indoktrinuar që në moshë fare të vogël, kur unë kam qënë paksa në peshë’, shprehet ajo, duke nënkuptuar kështu edhe kompleksin që femra ka për ta pranuar veten ashtu siç është.

Këngëtarja përmes të tjerash tregon edhe sakrificën që kërkon statusi i të qënurit personazh publik.

‘Dhe mesa duket për të qënë ai personi që duhet të jesh gjithmonë e kuruar sepse del në skenë, duhet të jesh në një peshë perfekte, sepse njerëzit paragjykojnë, analizojnë gjithcka tënden sidomos në paraqitjen tënde të jashtme’, shkruan ndër të tjera Jonida.

3 komente në “Jonida Maliqi përfundon në spital pas dietës proteinike: Vetëm për t’u dukur bukur para të tjerëve, sepse njerëzit paragjykojnë”

  1. Animas says:

    E bukur je kur je vetvetja, kur pranon veten e je e lire, po ketu eshte bere si virus qe te gjitha njelloj, me buze te fryra e me pikturim te fytyres….pastaj kerkojne ndihme nga spitali.

  2. Shefkiu says:

    Jo moj shpirt, as qe ka ndermend njeri te merret me ty. Je ti ajo qe do, qe te tjeret te merren me ty. Pra, shkurt, meqe vitet ikin, ti me insistim do te tregosh qe akoma vazhdon te jesh sexy, ose thenur shqip, e qijshme. Ruaj shendetin, lumemadhe, ate bej, pa se je dy kile me teper a dy me pak vetem nenes dhe babait tend i intereson ne kete bote.

  3. Molla e dijes says:

    Këtë dietën dukan thonë se bëri edhe Meta, por ai është si kokrra e mollës, nuk e zuri as korona. Tani, është si mollë e tharë në tym në fakt! Nejse! Moj, e ke bërë tamponin se mos ke korona? Sa për peshën dhe ruajtjen e linjave, pse nuk provon të zësh një dashnor të moshës tënde, ndoshta pak si qofte, dhe para tij do dukesh si super pjeshkë me superlinja sado bullafiqe të jesh. Thonë që burrin që le e kishte të pasur. Pse e le? Ishte plak për shijet e tua? Apo ai nuk kishte binjakun e vet? Apo e shfrytëzove sa bëre lek vetë, e pastaj kalove lumin të dhjefsha kalin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje