Kreu i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka prezantuar emrat e rinj nga ky subjekt që do të jenë pjesë e qeverisë së re që do të krijohet me LSDM.
Sipas marrëveshjes së arritur BDI do të përfaqësohet nga 6 ministra.
Kështu Ministria e Financave do të drejtohet nga Fatmir Besimi, ajo e Punëve të Jashtme nga Bujar Osmani, Ministria e Mjedisit nga Naser Nuredini.
Ekonomia do të ketë në krye të saj Kreshnik Bekteshin, ndërsa Artan Grubi do të jetë ministër i Sistemit Politik dhe zv/kryeministër.
Për Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ali Ahmeti njoftoi se do të vendoset pas disa konsultimeve brenda partiake.
Ndërkohë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet edhe mbledhja e Kuvendit ku do të zgjidhet kreu i këtij institucioni, siç është raportuar edhe deri më tani, si rezultat i marrëveshjes për bashkëqeverisje mes LSDM dhe BDI , në krye pritet të zgjidhet sërish Talat Xhaferi.
Nuk paska nje person te gjinise femerore ne pjesen shqiptare te MV per ministre ???Kjo deshmon nivelin akoma te ulet te emancipimit te shqiptareve ne kete shtet.Natyrisht une nuk jam shume partizan i kuotave te detyrueshme gjinore por nje shoqeri e zhvilluar do te krijonte mundesi per nje perfaqsim edhe per grate dhe vajzat shqiptare.Nderkohe qe sidomos ne Shqiperi por edhe ne Kosove verhet nje perfaqsim i konsiderueshem ne te gjitha strukturat ligjvenese , shteterore ,te drejtesise,te arsimit ,Shendetesise ,ne biznes etj te grave dhe vajzave gje qe duhet ta bejne edhe shqiptaret e MV .Kjo gje do te krijonte nje ballafaqim edhe me cilesor ne shoqerine maqedonase midis etnive ,ku ka forca qe gjithmone jane gati te trajtojne shqiptaret si fanatike te prapambetur.Megjithate urime vellezerve tane ne MV. Duke shpresuar qe heren tjeter te jene te gjithe bashke perballe kundershtareve politike .