Sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, anëtari i KQZ mesazh lamtumire: U përpoqëm të menaxhonim situata deri absurde!

19 Gusht 2020, 09:11Politika TEMA
Sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor, anëtari i KQZ

Sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Lajmin e jep anëtari aktual i KQZ-së, Bledar Skënderi, duke shkruar ne faqen e tij ne Facebook se “sipas dispozitave të reja mandati i antarëve aktualë ndërpritet,por qëndrojmë në detyrë deri ditën e zgjedhjes së Komisionerit”.

Postimi nga Skenderi

Sot hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Zgjedhor!

Sipas dispozitave të reja mandati i antarëve aktualë ndërpritet,por qëndrojmë në detyrë deri ditën e zgjedhjes së Komisionerit !

Përplasjet politike të forta e vunë trupën e KQZ-së në situata shumë të vështira!

Ne u përpoqëm të menaxhonim situata deri absurde!

Ndoshta sikundër tha dhe Shefja e misionit te OSBE-ODHIR Audrey Glover u treguam pak”Kreativë”!

Gjithsesi jam absolutisht i bindur që kemi bërë më të mirën për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë!

Jam krenar se punova si pjesë e një trupe nga më profesionistet që ka patur ndonjëherë KQZ.

Një falenderim të veçantë kam për të gjithë stafin e institucionit!

I uroj Komisionerit,Ndihmës Komisonerit,dhe dy trupave të reja që do të zgjidhen punë të mbarë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje