VIDEO/ "Do ju djegim të gjallë", gurorja në Delvinë fut në sherr banorët me kompaninë, dhunohet edhe gazetari

19 Gusht 2020, 13:11Sociale TEMA

Tension dhe përplasje në fshatin Bajkaj në Delvinë që ka përfunduar me lëndimin e disa personave.

Shkak është bërë leja për një gurore në këtë fshat. Report Tv sjell pamjet e ngjarjes në Delvinë. Banorët e fshatit janë kundër hapjes së gurores në këtë zonë.

Të irrituar se askush nuk i ka pyetur dhe nuk i kishte lajmëruar për dëgjesën që ishte planifikuar për ditën e sotme, banorët kanë shkuar dhe janë konfliktuar me përfaqësuesit e firmës. “Hapja e kësaj guroreje nuk i shërben komunitetit, përkundrazi prish bimësinë dhe ndot mjedisin” shprehen ata.

Banorët janë përplasur me përfaqësuesit e firmës ‘Dinamika’, teksa njëri prej tyre i gjakosur ka reaguar dhunshëm duke goditur kamerën e Report Tv. Banorët kanë firmosur edhe një peticion drejtuar kryeministrit, ministrive të Infrastrukturës e Mjedisit dhe bashkisë Delvinë duke i kërkuar që të anulojë lejen për guroren që është planifikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje