Një përdorues droge , që I kishte premtuar familjes se do bënte të pamundurën të shpëtonte nga varësia, tentoi të vrasë veten menjëherë sapo ai u kthye përsëri tek droga. A.H , 36 vjeç, kur doli nga gjendja kritike për jetën, tregoi se çfarë e kishte shtyrë t’i jepte fund jetës.
“ Jam I martuar, kam një familje të mrekullueshme, fëmijë model dhe grua model. Para ca kohësh ju dhashë fjalën që nuk do përdorja heroinë. Kam tre vjet që e kam lënë, por së fundmi jam kthyer sërisht dhe përdor hashash. Me vriste ndërgjegjja” deklaron në polici I riu.
36 vjeçari sipas raport ngjarjes së mbajtur nga policia u gjet pa ndjenja në automjetin e tij që e kishte parkuar brenda rregullave në kryeqytet tha një burimi gazetës Si. “Djali ynë ka qenë përdorues droge.
Prej dy vitesh e shkëputëm nga droga, kemi luftuar shumë dhe kemi bërë gjithçka. Ai nisi jetën nga fillimi, po trajtohej me metadon “-rrëfen I ati I cili ka treguar se ndërkohë I biri kishte nisur një jetë të re dhe larg drogës.
Por…
Kur A.H. doli nga gjendja shumë e vështirë rrëfeu aktin ekstrem që ndërmori për të cilin shfaqi pendesë
“Nga sedra, e bëra nga sedra. Më dukej sikur dështova, sikur do t’i zhgënjeja prindërit, përpjekjet e tyre për të më larguar nga droga”-I tha ai agjentëve të policisë
Agjenti e pyet 36 vjecarin se ku e kishte gjetur helmin?
“Shkova në një dyqan. Ju thashë dua bar miu të zhduk ca minj. Çfarë gabimi që bëra, jam penduar dhe do më brejë ky gabim”
I ati , shpjegon se si I biri filloi sillej ndryshe. “Ai kishte një javë që kthehej vonë në shtëpi dhe unë e dalloja që kishte diçka, që e shqetësonte. Po prisja të ulej e të na hapej. Ne si prindër shkrimë çdo pasuri që kishim që ta shkëpusnim nga droga.
Ai ishte I zënë me punë dhe ishim të bindur që puna po e ndihmonte”- tregon I ati I cili I kërkoi policisë që të zbulonte se cilët ishin personat që I kanë ofruar të birit hashash duke e tunduar që më pas ai t’i kthehej edhe heroinës.
Meqe kam nje eksperience te gjate ne kete fushe do ti thoja ketij personi qe kur ndalon perdorimin e drogave te forta eshte normale te kalosh ne “rilaps” pra te perdoresh prape per nje kohe te shkuter.. Ne fakt nese nuk kalon ne rilaps eshte anormale. Problemi eshte qe te gjesh forca te mos kalosh ne perdorim te njejte si me perpara.
Publikoni sa me shume artikuj me tema te tille dhe lerini ato me temat antikomuniste. Eshte situate mjaft alarmante dhe shkateron familjet dhe njerezit duhet te edukohen me pasojat qe sjell droga.
Koment perfekt. Bravo, duhet vleresuar komenti dhe te gjenden rrugezgjidhje per personat qe tentojne t’i largohen droges.
Nuk kam me te voglen experience me drogat
edhe pse kam jetur e festur mes miqsh qe kan kosnumuar gjithcka
dhe e vetmja varesi ne jet qe kam jetuar ka qen nga Cigari-te tymosurit ,
(ndoshta krahasimi befason ) – por mendoj se gjithcka eshte Ceshtje Koke
dhe natyrishte karakteri sa i fort je brenda teje te mposhtesh vetvehten !
Pra ktu vihen e prove krakteri njeriut ,duke sfiduar Varesine.
Un mendoj se te kesh Fatin te kesh [nji Familje te Mrekullushme ] sssi deklaron
vet peroni ,
eshte Motivacioni me i mir ne jete per te rritur gjithcka ne jete
e kaluar co barriere brenda teje .
Shkeputja nga shoqeria to vende qe e lidhinn me te kalueren e erret ,
fillimi i nji hoby ,shetitjet ne Natyre me familjen , anes detit
e pse jo nji shoqeri psikologu ,mendoj se do conte ne rehabilitimin
e jetes .
I uroj cdo te mire ksaj familje dhe personit vet
(Mbaja besen vehtes ,te mbaje edhe jo Ty…) – thote nji Fjal e Urte
andej nga Jugu ✔?