Infektohet me koronavirus deputeti i PS në Vlorë, Edmond Leka. I shtruar në spital po trajtohet me oksigjen

21 Gusht 2020, 15:47Sociale TEMA

Infektohet me koronavirus deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Edmond Leka.

Bëhetme dije se Leka ndodhet prej disa ditësh në spitalin Infektiv ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Gjendja e tij është e rënduar dhe siç mësohet, deputeti po trajtohet me oksigjen.

Edmond Leka, deputet i parlamentit të Shqipërisë është politikani i radhës që preket nga COVID-19.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko, Enver Roshi e Adriatik Alimadhi, ia dolën duke fituar betejën me COVID-19.

Roshi u trajtua në Turqi, për shkak të gjendjes më të rëndë që pati, por tanimë është i stabilizuar dhe në Shqipëri.

1 komente në “Infektohet me koronavirus deputeti i PS në Vlorë, Edmond Leka. I shtruar në spital po trajtohet me oksigjen”

  1. Ana says:

    Te shkuara Mondit. Gjynah se ska shume qe mbaroi Juridikun. Do i mungonte Vlores nje jurist i ri mbaruar me nota te shkelqyera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje