Njëlloj si gripi spanjoll, OBSH shpreson se Covid-19 mund të zhduket brenda dy viteve

21 Gusht 2020, 20:23Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetit shpreson se kriza e koronavirusit mund të përfundojë në më pak se dy vjet

Këtë deklaratë e tha këtë të premte shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918 zgjati dy vjet dhe më pas përfundoi”, tha ai.

“Situata jonë tani është më ndryshe, kemi më shumë teknologji, natyrisht më shumë qarkullim, virusi ka më shumë shanse për t’u përhapur, dhe mund të lëvizë shpejt,” tha ai.

“Në të njëjtën kohë ne kemi teknologjinë dhe njohuri më të shumta për ta ndaluar atë.”

Sipas raporteve më të fundit, më shumë se 22.81 milion njerëz janë infektuar nga koronavirusi në gjithë botën dhe 793,382 kanë vdekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje