Përfaqësuesi i Lartë i BE-së telefonatë me ministrin rus Lavrov: Mbështesim plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi, gati të ofrojmë ndihmë për t'i çuar më tej bisedimet

21 Gusht 2020, 18:08Politika TEMA

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së dhe zëvendës presidenti, Josep Borrell, foli me Ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov për situatën në Bjellorusi pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit.

Ai solli në vëmendje propozimet e fundit se Bashkimi Evropian mbështet propozimin e kryetarit të OSBE-së njëkohësisht kryeministër i Shqipërisë Edi Rama për të negociuar zgjidhjen e konfliktit.

Përfaqësuesi i lartë theksoi se situata në Bjellorusi ka vëmendjen më të madhe të Bashkimit Evropian, siç reflektohet nga takimet e fundit të Ministrave të Jashtëm të BE-së më 14 gusht dhe Kryetarëve të Shteteve ose Qeverive të BE-së më 19 gusht.

Pas dy telefonatave midis Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel dhe Presidentit Rus Vladimir Putin të martën 18 gusht dhe të enjten 20 gusht, përfaqësuesi i Lartë Borrell përsëriti nevojën për një dialog gjithëpërfshirës kombëtar në Bjellorusi që çon në një zgjidhje konstruktive.

“Në këtë drejtim, BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i çuar më tej ato nëse kërkohet”, thuhet ndër të tjera.(TemA)

1 komente në “Përfaqësuesi i Lartë i BE-së telefonatë me ministrin rus Lavrov: Mbështesim plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi, gati të ofrojmë ndihmë për t’i çuar më tej bisedimet”

  1. Kalec Dega says:

    E zgjdh gjigandi ket pune….cfare BE thoni ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje