Rama, homazh për kryeministrin e parë të Kosovës: Pata nderin ta njoh atë zotni të madh e të gjithëpranuar, i pari zyrtar që shkeli Mitrovicën e dasive

21 Gusht 2020, 12:53Sociale TEMA

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka kujtuar sot me nje postim homazh, Bajram Rexhepin, kryeministrin e pare e te gjithepranuar te Kosoves.

Rama, teksa shkruan se pati fatin dhe nderin qe ta njihte, nenvizon se ai :ishte i pari zyrtar i lartë i Kosovës së lirë, që shkeli në Mitrovicën e dasisë së madhe, vendlindjen e tij, duke u bërë garanti i sigurisë për të gjithë atje”.

Postimi i plotë i Ramës:

?HOMAZH

BAJRAM REXHEPI, e përjetoi dhimbjen e plagëve të luftës çlirimtare, si mjeku i UÇK-së që u shërbeu çlirimtarëve të plagosur, duke kryer deri edhe ndërhyrje të rënda kirurgjikale e duke shpëtuar jetë shumë larg sallës së operacionit, mes maleve të rezistencës për liri. Ai u bë kryeministri i parë e i gjithëpranuar i Kosovës, me mbështetjen e krejt forcave politike, kur dukej se askush s’mund ta merrte konsensusin e tyre dhe ishte i pari zyrtar i lartë i Kosovës së lirë, që shkeli në Mitrovicën e dasisë së madhe, vendlindjen e tij, duke u bërë garanti i sigurisë për të gjithë atje. Mbetet epike lëvizja e tij paqtuese, në krye të turmës së irrituar, kur pas mbytjes së dy fëmijve shqiptarë në ujrat e Mitrovicës, valvula e tensionit ndëretnik arriti në një moment shpërthyes. Debati i tij me Oliver Ivanoviçin, i përket historisë si debati i parë publik i pasluftës me një përfaqësues të komunitetit serb.

Kam pasur fatin dhe nderin ta njoh atë zotni të madh e të urtë, që i shërbeu Kosovës në luftë e në paqe, me humanizmin shembullor dhe modestinë e admirueshme të një mjeku punëshumë e fjalëpakë. Ai burrë të kujtonte me sjelljen e buzëqeshjen e tij, atë fjalën kuptimplotë shqiptare, guri i rëndë në vendin e vet. Si ajo fjalë ishte edhe vendimi i tij, që të mos e lëvizte kulmin e shtëpisë nga Mitrovica, e të jetonte aty me gruan, vajzën dhe rrezikun gjithnjë të pranishëm, të ndonjë konflikti me pasoja fatale për familjen e vet. Sot e gjithë ditën shtëpia e mjekut që u bë kryeministër, është po aty, shembull i fjalës së pandarë nga vepra e njeriut që jo vetëm e mbronte idenë e moslargimit të shqiptarëve nga Mitrovica, po edhe e mishëronte atë duke mos u larguar nga ajo tokë e bashkëjetesës së vështirë, por jo të pamundur në Veriun e Kosovës.

Bajrami u nda nga jeta ende i ri, në 21 gushtin e tre viteve më parë, si një hero krejt i veçantë, i cili pa zhurmë e pa bujë jetoi, punoi, shërbeu ku dhe sa mundi për vendin e tij, pa e ngritur kurrë zërin, po duke folur qartë e troç me shembullin e vet, sa të veçantë aq edhe frymëzues, e duke treguar se sa e mirë është politika, kur njeriu e përdor atë për të kuruar e për të shëruar plagët e bashkësisë, së cilës i vihet në shërbim. Me përkushtim.

3 komente në “Rama, homazh për kryeministrin e parë të Kosovës: Pata nderin ta njoh atë zotni të madh e të gjithëpranuar, i pari zyrtar që shkeli Mitrovicën e dasive”

  1. Baliu says:

    Si nje “hero” i heshtur qe mbasi i vodhi nja 2 milion euro ne aferen e pasaportave, gjoja iu kthye prap mjekesise mbas 20 vitesh. Poashtu “legjendare” ka qene edhe “pirja kafe ne Leposaviq” kur polici Enver Zymberi dhe ca te tjere shkuan si qeni ne rush, dhe mandej e nenshkroi marrveshjen se policia e tu Kosovs* nuk guxon me te kaloj ne veri, etj., etj..

  2. Baliu says:

    “Komandant Gulinovi” qe e pat sulmuar seline e LVV me 200 polic special, me 28 Nentor 2016, tri jave mbas vrasjes se Astrit Deharit ne burg.

  3. Fatosi-kosove says:

    Ai qe goje e shpirt te flet dhe ta fyeje edhe Bajram Rexhepin per mua nuk dallon aspak nga millosheviqi dhe pjella e tij qe mjerisht paska “punuar” aq shume edhe ne kosove,turp te qofte Bali qe duke tentuar te mbrone VV shane dhe urren te madhin Rexhepi, qifti yt nuk i duhet as VV-s e edhe me pak kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje