FOTOT: Funerali i parë që mbahet në Shtëpinë e Bardhë pas vrasjes së presidentit Kennedy

22 Gusht 2020, 19:03Lifestyle TEMA
FOTOT: Funerali i parë që mbahet në Shtëpinë e

Presidenti amerikan Donald Trump ka përcjellë për në banesën e fundit vëllanë e tij më të vogël Robert, i cili ndërroi jetë javën e kaluar.

Shërbimi i funeralit për vëllanë e presidentit Trump u mbajt në Shtëpinë e Bardhë, e para e këtij lloji që pas vrasjes së Presidentit John F. Kennedy në vitin 1963.

Trump i tha lamtumirë vëllait të tij, teksa shoqërohej nga bashkëshortja Zonja e Parë Melania Trump.

Në homazhe morën pjesë shumë pak persona, pasi ceremonia ishte mbajtur private.

Të pranishëm ishin e veja e Robert Trump, fëmijët e presidentit dhe anëtarë të tjerë të familjes.

“Robert, të dua. Prehu në paqe”, shkroi në Twitter presidenti Donald Trump pasi përcëlloi të vëllanë për në banesën e fundit.

Robert Trump 71 vjeç u nda nga jeta një javë më parë në një spital në New York ku ishte i shtruar. Shkaqet e vdekjes së tij kanë mbetur të paqarta.

1 komente në “FOTOT: Funerali i parë që mbahet në Shtëpinë e Bardhë pas vrasjes së presidentit Kennedy”

  1. Laberia ime says:

    Kane mbetur te paqarta se nuk do te pranoj Trampi se “ka vdekurnga karavirusi” sic duan shume te na bejne te besojme..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje