Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot Teodor Kekon, që nga të gjithë të njohurit thirrej Dori i vogël.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i qeverisë e cilëson Kekon një figurë të papërsëritshme, ndërsa ka kujtuar takimin e tyre të parë.
Ishte piërkisht takimi në dyert e Lidhjes së Shkrimtarëve, kur pati tentuar të botonte pa sukses një shkrim në gazetën “Drita”, ndërsa nuk la pa përmendur dhe takimin e tij të fundit me të.
Mesazhi i Ramës:
?HOMAZH
TEODOR KEKO ishte i papërsëritshëm e i paharrueshëm në llojin e vet dhe sot, 18 vjet pas kthimit të trupit të tij pa jetë në atdhe, në fund të një rrugëtimi sfilitës me vdekjen në trup, më është e pamundur ta kujtoj pa vënë buzën në gaz. Zyrtarisht Teodori ishte shkrimtar, poet, gazetar, deputet dhe pijetar. Por në fakt, ai ishte thjesht siç edhe vetëquhej, Dori i Vogël, një fëmijë me një palë mustaqe nga ato të komitëve a të poetëve të fotove të vjetra, që endej rrugëve të qytetit e të shkrimtarisë dhe kthehej gjithnjë e më vonë në shtëpi.
Për herë të parë Teodorin e kam takuar tek dyert e Lidhjes së Shkrimtarëve, kur pata tentuar të botoj pa sukses një shkrim në gazetën “Drita” dhe unë po dilja i ngrysur nga biseda me kryeredaktorin, që më shpjegoi pa durim pse shkrimi im ishte i pabotueshëm, ndërsa Dori po hynte i qeshur, e më mori për një dopio ngushëlluese plot dëfrim në klubin e Lidhjes. Prej asaj dite u lidh ura e miqësisë sonë dhe fjalia, “Pse më je mërzitur të keqen Dori jot?”, u bë si fjalëkalimi në bisedë sa herë takoheshim me njëri-tjetrin. Edhe kur pak e nga pak, vdekja nisi ta zinte vendin e jetës në qenien e tij, fjalëkalimi ishte po ky dhe e qeshura e Dorit nuk kishte asnjë ndryshim, deri në fund fare, kur vdekja u bë si të thuash dashnorja e tij zyrtare.
Teodor Keko i la letrave shqipe një baule me “rraqe” të të gjitha llojeve, të hedhura vrikthi si këpucët e xhaketat e tij kur ia rëndonin këmbë e krahët në fluturimin mbi flatrat e pijes, por ku po të kërkosh i gjen ca xhevahirë që të marrin frymën me bukurinë e tyre. Politikës i la një tog artikujsh, intervistash e fjalimesh në parlament, ku gjithashtu gjenden me pak durim, disa manifestime mbresëlënëse të një vëzhguesi të esëllt të jetës publike. Të gjithë atyre që e njohën u la kujtimin e pashlyeshëm të një njeriu të parobërueshëm brenda asnjë kornize, që e konsumoi jetën me një shpejtësi e furi të pandalshme, si një shishe të pirë me fund. Dhe në fakt, të numëruara kalendarikisht vitet e jetës së tij të ndërprerë në moshën 43 vjeçare janë tmerrsisht pak, por nëse vitet do të numëroheshin në bazë të shpejtësisë e të furisë së të jetuarit, Dori i Vogël jetoi shumë më tepër se bashkëmoshatarët e vet që janë ende gjallë.
S’kam për ta harruar kurrë takimin e fundit me të. Ai e dinte se ishte i fundit dhe qeshte, jo sikur i ishte dorëzuar paqësisht vdekjes, po thjesht vazhdimit në qetësi absolute të jetës së jetuar pa frenim e as kursim, njësoj siç i dorëzohej gjumit lart në shtëpi, pasi kishte pirë në sabah gotën e fundit tek stacioni i tij fundor i endjeve natën, Kafe “Europa”. Dhe kur kujtoj Dorin e Vogël, më duket se ka pasur të drejtë kush ka thënë se të gjallët nuk qajnë të vdekurit, po veten e tyre dhe më vjen të qesh se zëre se e kam përballë, duke më thënë, “Pse më je mërzitur të keqen Dori?”…
#TëPAHARRUESHËM?
keshtu do thon edhe per ty perse je zverdhur o shtatlart i vogel pas cdo thitthje hundeholluese te se bardhes prr te qetesuar shpirtzinr tende! Ai te oakten la nje baule me perka po ti o derman co lesh?! nje llogari te madhe bankare dhe ca zhgaravina produkt i nje mendje te mpire estetike te dhjere!
Gjithmone dhe me shume demonstrohet,se ky nuk eshte vend per njerzit,por per egersira,qe kane pushtuar qytetetet si kjo specia e ndyre me siper.
Qe te kuptoshe shkrimin e KM duhet te jeshe mendjeholle e jo hundeholle . Populli thote : Tjeterit merzitu sipas mendjes. E Rama le shume per te deshiruar si KM ,kur per faje te vete e kure prej atyre qe e rrethoine por eshte injorance ta krahasoshe me druvaret e PD ose me hajdutet e LSI.
.
Bravo hundemuti , qe po na le pas vdekjes tende nje koment te tille kaq te ralle …., por para se te shkosh ne ate bote , beje dhe nje here klasen e pare fillore , ndoshta do te na lesh mbrapa edhe ndonje xhevahir tjeter .
Ti duhet te jesh nje kafsh me fytyr njeriu.Si ka mundesi te jeni kaq te ndyre ne shpirt o moster hundm…… !
Rrepekt per kte Figure te mrekullueshme qytetare
e krijues fantastrike Artist Dori …
Sa e bukur eshte Nostalgjia …
U prehte ne paqe Teodor Keko.
Bravo hundemuti , qe po na le pas vdekjes tende nje koment te tille kaq te ralle …., por para se te shkosh ne ate bote , beje dhe nje here klasen e pare fillore , ndoshta do te na lesh mbrapa edhe ndonje xhevahir tjeter .
Ke shpreh dinjitetin e një miku të NJERIUT të bukur në shpirt.Edi si përherë brilant…i bën nder penës
Eee,Dori! Nje djale bohem,miqesor dhe me nje bote te madhe,plot dashuri dhe shpirt poetik,miqesor
Ishte vjeshte e vitit 82,per nje probem pune ndodhesha ne Tirane.Futem ne nje tymse,siper ures se Tabakeve per te pirenje birre me berxolle dhe ne nje tavoline,kunati im,gazetar drekonte me nje kolegun e tij,mos gaboj,gazetar ne gazeten “Drita”, u ula dhe kunati me prezantoi.
-Po sa mire bere qe erdhe,- foli Dori,-edhe une letersi kam mbaruar”.Siç dukej ishte nje debat per Dimrin e Kadarede,ku siç kuptova po debatonin.Tejet tolerant dhe me nje gjuhe kritiku serioz,fliste per librin e Kadarese.Me la mbresa per pasionin dhe njohirite per letersine.
Dhe rastesia ne kete bote perseritet,Pas shume viteve isha bere edhe une qytetar i Tiranes,pasi femijet studionin dhe punonin ne Tirane.Nje miku im i vjeter,deputet,me fton per nje kafe ne Bllok.Per çudi kur futem ne lokal,miku im ndodhej ne tavoline me…Dorin,l burreruar,me mustaqet e veçanta,nen shoqerine e dy gotave me alkol,sapo u afrova,u ngrit ne kembe dhe mu drejtua:Po ku je,mor profesor,po si humbe kaq kohe??
-Pse,njiheni?,-pyeti miku im deputet.
-Sigurisht,eshte kunati i mikut tim gazetar dhe jemi takuar ,besoj para shume viteve.
Me ofruan nje gote dhe per 2-3 ore biseduam gjate miqesisht,ndonese ishim takuar vetem nje here.
E pyeta si po i shkonte krijimtaria dhe çfare kishte ne dore.
-Lere,- me tha,- nuk kam qene mire me shendetin dhe kjo me ka penguar pak,po kam plot gjera ne dore.
Por..,keshtu eshte jeta.Per dike vazhdon gjate,por per disa nderpritet atehere kur nuk duhet.
Keshtu ndodhi dhe me Dorin e mire dhe miqesor,u nderpre shume,shume shpejt.
Per mua mbetet i paharruar,Dori aq miqesor.
Ke qene i madh Teodor Keko ne 80 ne nje zbor
ushtarak na trembe te kam mbajt ne krah 2 km dhe kur zbrite the nuk kam gje thjesht doja kepucet ushtrise popullore u gajasem nje spiun tip shikasi saliut qe nuk po ja them emrin te spiunoi eshte histori e gjate duhet te jeni ne Parajse tani po rruges per qaf Kerrabe pi nje teke raki dhe nje cigare dahon o mik Mire o vasllav havel shqiptare. Buseqesh nga lart dhe kenaqu me 5 lekeshat hundeholle te ppsh qe vashdojne spiunimi 5 lekeshi. ??
Gjykoj qe Dorin e nderon kushdo qe e ka njohur. E meritonte. Une e kam njohur ate, se bashku me gruan e tij te nderuar, thuajse akoma pa dale te dy ne jete, pa krijuar emrin e nje antikonformisti shembullor te cilin e ndoqi pakkush ne politiken shqiptare. Edi Rama ka shkruar plot ndjenje per Dorin, sepse te dy u bene pjese te nje partie qe nuk eshte krijuar akoma ne vendin tone, ne partine e miresise.