Nga Jose Micard Teixeira
Unë s’kam më durim për ca gjëra, jo sepse jam bërë arrogante, por thjesht sepse kam arritur në një pikë të jetës sime ku nuk dua të humb më shumë kohë e të bëj atë që s’më pëlqen, apo çka më bën të vuaj. Mua më ka sosur durimi ndaj cinizmit, kritikave të tepruara dhe kërkesave të çdo natyre.
Më ka humbur vullneti për të kënaqur ata që nuk më pëlqejnë, të dua ata që nuk më duan dhe t’u buzëqesh atyre që s’u qesh buza kurrë. Nuk kam më deshirë të humb as edhe një minutë të vetme me genjeshtarët dhe manipulatorët. Kam vendosur të mos bashkëjetoj më me shtirjet, hipokrizinë, pandershmërinë dhe lavdet e tepërta. Nuk do t’i toleroj të diturit selektivë, as akademikët arrogantë.
Unë s’mund t’u përshtatem përgojimeve. I urrej konfliktet dhe krahasimet. Unë besoj në botën e të kundërtave dhe kjo është arsyeja pse i shmang njerëzit me personalitet të ngurtë dhe kokëfortët. Nuk mund t’i pëlqej më miqesitë plot tradhti dhe mungesë besnikërie. As nuk mund të vazhdoj të qëndroj me ata që nuk dinë të të bëjnë një kompliment, apo të të japin qoftë edhe një fjalë inkurajuese.
Dhe për t’a mbyllur: mua më ka sosur durimi për të gjithë ata që s’e meritojnë durimin tim. (KultPlus.com)
Drejt kesaj po shkojne qytetaret e vertete…
Mjaft shtirjes!
Mjaft hipokrizis!
Mjaft interesaxhinjt qe te vijn rrotull!
Mjaft me masken ne fytyre!
Mjaft me lajmet e rreme!
Mjaft, mjaft, mjaft
Edhe Une kam te njejten ndjesi nuk shtirem dot
E qka pastaj? Ndonje qmim nobel per dy-tre rreshta “gjenial”? Pse nuk vazhdon ashtu siq je mesuar ta kalosh gjysmen e jetes? Vetem mos u mundo ta imitosh ndonje Ernest (jo Koliqi), apo ndonje Ardian.
Aktual shkrimi.me mire eshte te pershtatesh me tipa te ndryshem duke ruajtur personalitetin se sa tu vesh vizen tipave te ndryshem.te jetosh ne pawe me te tjeret eshte force karakteri
Po keto i ka shkruar Meryl Streep dhe jo ky pinxho i fotografise. Se nga i nxjerrin gazetaret shqiptare keto nje zot i di.
Edhe une nuk shtirem dot,nuk qesh dot pa motiv.shkrim qe me pershtatet