Vaksina kineze gati për botën, Sinovac: Serumi imun i neutralizon të gjitha llojet e koronavirusit

22 Gusht 2020, 13:20Bota TEMA

Kompania kineze e bioteknologjisë, Sinovac, deklaroi se vaksina e saj është efektive kundër Covid-19 në të gjithë botën. Yin Weidong, Kryetari i Bordit dhe shef ekzekutiv i Sinovac Biotech e njoftoi lajmin në një intervistë ekskluzive në Rrjetin Global Kinez të Televizionit.

“Siç e dini, që nga muaji prill kemi pasur raste të importuara nga jashtë. Ne kemi marrë mbi 20 lloje të ndryshme të virusit, te njerëzit që vinin në Kinë nga Shtetet e Bashkuara, Europa dhe vende të tjera.

Më pas kemi përdorur serumin imun të vaksinës tonë për të neutralizuar virusin. Dhe rezultati ishte se të gjithë janë neutralizuar, pavarësisht se nga e kanë pasur origjinën.

Pra, vaksina jonë mund ti neutralizojë të gjithë llojet e viruseve në botë. Mund të parashikojmë se vaksina jonë do të ketë një efekt mbrojtës në botë”, deklaroi Yin. Sipas tij, vaksina do të shpërndahet edhe në vende të tjera të botës sapo të prodhohet. “Fabrikat tona kanë një kapacitet prodhimi prej 300 milionë doza në vit.

Ky kapacitet mund të plotësojë kërkesën e brendshme dhe të disa vendeve të tjera”, shtoi Yin. Kina ja doli ta mbajë nën kontroll pandeminë brenda territorit të saj, pas disa muajsh pune kolosale, që nga shpërthimi i saj në qytetin e Vuhanit në fillim të vitit.

3 komente në “Vaksina kineze gati për botën, Sinovac: Serumi imun i neutralizon të gjitha llojet e koronavirusit”

  1. Fakt historik says:

    Ndoshta ju, keni vite qe po punoni per prodhimin e ketij antivirusi.
    Perfshi ketu dhe Kovid 19-ten.
    Me habit fakti qe ja dolet kaq shpejt, nga Janari i ketij viti qe u be i njohur per boten Kovid 19.
    Kjo me ben te dyshoj, se ju kete lloj virusi keni kohe qe e njihni dhe e ndiqni, duke punuar dhe per antidoten e tij.
    Do kisha kenaqesi, te mos verifikoheshin dyshimet e mia.
    E perfundimisht te themi: te rroje serumi Sinovac.

  2. Doktori says:

    Keto lajme , me falni, por bien erë “Made in China” nje ore larg …

  3. Bjeri Drejt says:

    Nuk e duam vaksinen e Partise Komuniste te Kines, qe po nderton kapitalizmin me sukses te plote.
    Nuk e duam ate vaksine se eshte me yll te kuq dhe na infekton me ideollogji komuniste.
    Ne pranojme me mire te vdesim nga korona se te vaksinohemi dhe imunizohemi me vaksine kineze.
    Sepse kjo vaksine eshte nen kontrollin e Partise Komuniste Kineze, eshte me cip, na spiunon dhe vjedh te dhenat personale tonat, njelloj si G5 kineze, njelloj si TikTok-u kinez.
    Nuk duam ti japim parate tona per vaksinen, sepse ato do te shkonin per Partine Komuniuste te Kines.
    Por edhe sikur Kina te na e jape vaksinen falas, prap ne nuk e duam, nuk do ta marrim sepse duam ta blejme vaksinen nga vendet demokratike euro-atlantike, ta pa infektuar me ideologji, qe edhe po te na spiunoje tek ata, ne nuk na prishet gjiza sepse, tashme, ne ua kemi dhene vete sekretet tona, pa na i kerkuar, madje edhe duke u lutur qe t’i marrin dhe t’i perdorin si te duan.
    Prandaj, i lutemi redaksise, te mos nxjerre lajme te tille, qe na joshin me djallezi dhe na shtyjne drejt pranimit te vaksinave komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje