Një shqiptar është paraqitur vetë në polici, për të vuajtur dënimin me burg lidhur me një sasi prej 6 kg kokainë që e kishte fshehur një fund të dyfishtë të bërë në panelet e dyerve të kamionit të tij.
46-vjeçari ishte ndaluar në korrik 2019 në autostradën e Bolzanos, ndërsa vetë banonte në Como. Shqiptari u shpall fajtor dhe u dënua me 4 vjet e 8 muaj burg.
Ndërkohë, ai ishte lënë arrest shtëpie në atë periudhë dhe kur karabinierët shkuan në banesë për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, shqiptari nuk u gjet.
Personi në fjalë, duke e ditur se ishte në kërkim nga karabinierët dje, u paraqit spontanisht në stacionin e policisë Corso Cairoli. Ai deklaroi se po kërkohej nga policia për të kryer dënimin prej rreth 4 vitesh burg.
Polici në shërbim pasi kreu verifikimet dhe e kuptoi se nuk kishte të bënte me një person problematik, mori masën dhe e ekzekutoi vendimin, duke deklaruar arrestimin.
Tanimë, shqiptari do të duhet të kalojë në qeli 4 vite, 2 muaj e 24 ditë burg.
Do ja hedhi bythes shpejt. Do bej prap proces se esht me ligjin e vjeter dhe do i heqin te pakten dhe 8 muaj te tjer, do jet diku posht 3.6 vite. Me 1 pun dhe me shtepi do bej gjith burgun jasht. Nuk esht budalla qe esht dorzuar vet, i ka ber mir llogarit.