Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste.
Në fokus të takimit ishte plani organizativ, thellimi i barazisë gjinore brenda partisë, si dhe vendosja e piketave strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021.
Në fjalën e tij Balla tha se PS në zgjedhjet e 2021 do të marrë besimin e shqiptarëve për mandatin e tretë me Edi Ramën, kryeministër.
“Duke respektuar të gjitha masat e domosdoshme mbrojtëse ndaj COVID-19, ne duhet të jemi në komunikim të vazhdueshëm me komunitetet, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, me njërëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm.
Në shtator duhet të vijojmë me konsultimet për buxhetet vendore.
Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izolimit, por edhe çdo ditë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me “7×7=42”-at që përqeshnin e shajnë gjithë ditën nga televizori dhe facebook-u”, deklaroi Balla.
Sipas Ballës, dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të vetëkënaqë anetaret e partise dhe nuk duhet te lënë pas dore për asnjë moment organizmin e strukturës së Partisë në çdo cep të territorit.
“Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian.
Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm”, theksoi Balla.
Ju do merrni te gjatin. Keni mashtruar popullin me premtime boshe. Merni rregjistrimet e premtimeve qe bete kur morret mandatin e dyte dhe do shikoni qe nuk jeni kurrkund. Vetem keni vjedhur mashtruar dhe torturuar me skamje kete popull. Ju duhet te pirdheni pa filluar ende zgjedhjet. Kryetari juaj pervers eshte peng i nje sekreti te tmerrshem tek katundari kokpalar dhe hajduti i thesarit te shtetit mender presidenti ilir meta. Shqiptaret nuk jane budallenj dhe kete do ta shihni ne fushate se sa njerez do keni nga pas.