FOTOT: Këto janë 13 shtetet që nuk e njohin koronavirusin, asnjë i infektuar

25 Gusht 2020, 09:20Bota TEMA

Koronavirusi ka pushtuar botën, por ka disa shtete që pretendojnë se nuk kanë asnjë rast me Covid-19 që nga nisja e pandemisë.

Ishujt Kuk – Ishujt në Paqësor mbyllën kufirin me Zelandën e Re kur nisi shtimi i rasteve.

Mikronezia – Përbëhet nga 600 ishuj në Oqeanin Paqësor dhe ka 112 000 banorë.

Kiribati – Edhe ky ishull ndodhet në Oqeanin Paqësor.

Ishujt Marshall – Përbëhen nga mbi 1000 ishuj në Oqeanin Paqësor, me një popullsi prej 60 000 banorësh

Nauru – Ishull në Oqeanin Paqësor

Niue – Ishull në Oqeanin Paqësor me më pak se 2000 banorë

Koreja e Veriut – Ekspertët e kanë të vështirë të besojnë se në këtë vend nuk ka asnjë rast me koronavirus

Palau – Shteti në Oqeanin Paqësor përbëhet nga 500 ishuj dhe 18 000 banorë.

Samoa – Ishull polinezian me rreth 200 000 banorë

Ishujt Solomon – Shteti me mbi gjysmë milion banorë mori masa të ashpra që në nisje të pandemisë.

Tonga – Shteti polinezian kishte një rast të dyshuar në mars, por autoritetet thanë se bëhej fjalë për alarm fals.

Turkmenistani – Ekspertët thonë se është e pamundur të mos ketë asnjë rast me koronavirus. Ky shtet pretendon gjithashtu se nuk ka pasur raste me SIDA.

Tuvalu – Ishull polinezian me 10 000 banorë. Njihet si një nga vendet më të vegjël dhe më të largët në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje