Meta: Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre

25 Gusht 2020, 10:20Bota TEMA

Ilir Meta thotë se Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.

Duke iu referuar një artikulli të “The Economist” e cila shkruan se në të gjithë Ballkanin, popullsitë po zvogëlohen dhe plaken, Meta thekson se shpejtësia e plakjes në vend është gjithashtu tronditëse.

“Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.

Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.

Trishtim më të madh nuk mund të ketë!

Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.

Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria ka Diell për të gjithë dhe jo vetëm për disa.

Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre!”, shkruan Meta. (TemA)

9 komente në “Meta: Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre”

  1. apolonacademy says:

    hesht plere , mos fol me , Se ke 30 e kusur vite ne politike e me poste kryesore , dhe ti me banden politike 30 vjecare e keni larguar popullin , qellimisht duke e vjedhur , varferuar e lene pa pune , sepse ju ka intresuar kjo gje , ky shpopullim , qe te zaptonit pronat e njerzve dhe te shtetit , ndaj mos fol plere , hesht !!!

  2. Outspoken says:

    Ti je Shkaktari kryesor !!!
    TeQifte kina fisin!

  3. Budalla drite shkurter. Nuk le rast per te sulmuar qeverine. Fillon nga poeti i Kuksit vazhdon me Biellorusine dhe del tek artikulli i “the economist”. Po ku te kthehemi??!! E dime mire ate shprehjen: guri I rende ne dhe te vet. Po vetmja alternative qe i late shqiptarve ti dhe shoket e tu eshte ngrohja ne diell.

  4. Outspoken says:

    Ti je Shkaktari kryesor !!!
    TeQifte kina fisin!
    Po i vjen keq Hajdutit se nuk ka puntor qe te punojne ne Bizneset e tij ,
    Dhe nuk po Shet dot apartamentet qe ka Ky dhe Kurrva Monika,
    Harram ju qofshin !!!

  5. Boronica says:

    ka diell per te gjithe por ka flori per disa.

  6. Miremengjes says:

    Mosha mesatare ne Shqiperi eshte 36 vjec.

    Ti te drejte ke, por je nje nder personat me pergjegjes per kete realitet.

    Zgjidhja nuk eshte tek ty.

  7. Taipi says:

    KETHE KALAMAJTE E TU DHE THOJU TE BEJNE NGA DHJET FEMIJE SECILI TE NJGJAJNE TY DHE MONES SE JENI SPECIE E REZIKUAR PO SKE FAJ TI SI E KATANDISET ATE VENDE PRESIDENT ME TE SHEMTUAR SE TY NUK GJENE TI E OFENDONE RACEN SHQIPTARE TY DUHET NDALUAR DALJA JASHTE SI DHE NE TELEVIZION SI PERFAQSUS I SHQIPERIS

  8. Ilir says:

    Ti i ke derguar femite ne Angli, e keni mbet dy pleq ketu me Moniken e vajton rinin ku shkuan, pse ne tjeret duhet te bejme femij qe te te sherbejne ty rinua, e femijtet tuaj te shetisin boten me leket e vjedhura nga 7%.
    Tani edhe rini po kerkon dhe po ben fajtor theret psikopat.

  9. hasani says:

    Ky i kujton shqiptaret budallejn, kthe se pari pjellen tende, e pastaj bej propogande per kthimin e te tjereve, apo nu i bie keshtu mender president.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje