Nuk e besonte Covid-19, burri alarmohet kur virusi i merr jetën gruas së tij ndërsa vetë i mbijeton më vështirësi virusit: Nuk mund ta ndryshoj të kaluarën

25 Gusht 2020, 10:04Bota TEMA

Një burrë nga Florida i cili mendoi se coronavirusi ishte një mashtrim, e humbi së fundi gruan e tij nga sëmundja e COVID-19.

Sipas medieve të huaja, Brian Lee Hitchens, dhe gruaja e tij Erin kishin lexuar pretendime të ndryshme në internet mbi pandeminë, dhe mendonin se virusi ishte i fabrikuar ose edhe i ngjashëm me gripin e zakonshëm.

Të dy nuk i ndoqën udhëzimet shëndetësore, madje as nuk kërkuan ndihmë kur u sëmurën në fillim të muajit maj.

Brian u shërua por gruaja e tij 46 vjeçare u sëmur rëndë dhe vdiq këtë muaj nga problemet e zemrës, të cilat iu komplikuan nga virusi.

Erin e cila kishte edhe probleme ekzistuese shëndetësore, vuajti nga astma dhe nga çrregullimi i gjumit.

Brian i tha BBC News se do të dëshironte që të kthehej pas dhe të dëgjonte këshillat që në fillim, dhe shpreson që gruaja e tij do e falte atë.

“Ky është një virus i vërtet, që i prek njerëzit ndryshe. Megjithëse nuk mund ta ndryshojë të kaluarën do mendoj që të bëjë zgjidhje më të mira në të ardhmen”, shpjegoi Brian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje