Publikoi videon teksa i vjedhin në dyqan, revoltohet Rozana Radi: E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës, dita ditës bindem ta lë këtë vend

25 Gusht 2020, 12:58Lifestyle TEMA

Ditën e djeshme këngëtarja Rozana Radi publikoi një video ku një person futet në dyqanin e saj dhe i vjedh paratë që ndodheshin në kasë.

Por së fundmi Rozana ka bërë një tjetër postim në Instagram në lidhje me videon e publikuar. Ajo është revoltuar shumë nga komentet që janë bërë në video.

“Mbreme ne dyqanin tim ka ndodhur nje vjedhje. Nje djale (te cilit nuk ja di as moshen ka hyre dhe ka marre nje shume parash) Pasi publikova videon e aktit vershuan mjaft komente te tipit “ Ste vejn turp qe e postove ai ska te haje ti ke dhe behesh e keqe aq me teper qe duket qe eshte minoren”

( shumica e ketyre mesazheve ishin nga gra) Tani me lejoni te them dy fjale per xhestin e publikimit te kesaj video nga une!

1 -Djali ne video i ka marre mbare te gjithe butiket e Tiranes (keni dhe fotot ne vijim) dhe sipas info qe me derguan sh pronar /e butikesh ne inbox , jane nje rrjet te rriturish qe i kane rekrutuar dhe i nxjerrin ne mase per te vjedhur)

2-Te me vije keq per nje hajdut kushdo qofte mosha e tije nuk eshte se me ndodh e ska per te ndodhur kurre.

3-Te me tregosh se sa lek kam nuk eshte pazari juaj se smi keni falur dhe nuk me ndihmuat ju per te ngritur biznesin tim.

4-E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës . Ndaj mendoj qe shoqeria jone ka predispozia të vuajë dhe të shtypet më lehtë nga cdo qeveri. Ju sygjeroj te mos rrini instagrameve duke me mesuar si tja fal djeresen time nje hajtudi por ngrini zerin per te drejtat e grave per taksat e larta per punetoret qe po i pushojne nga puna ne mase per tv qe po mbyllen e po lihen rrugeve qindra punetore ne kohe pandemie per buken qe hame e qe te permban 1000 pislleqe brenda.

Nuk te rrezohet shtepia e as nuk varferohesh ti pse me vodhen djersen mua. Por te pakten mos ma numero dhe shkel djersen time! Kam filluar dita dites bindem ta le kete vend , jo sepse se dua por njerzit si ju me bejne te mos me pelqeje as ajri i mengjesit. Mir na e bjene qeverite kur hipin atje lart. Ata preferojne një shoqëri injorante pasi e kanë më të lehtë të kenë pushtet të plotë dhe të dominojnë jetën e popullatës së vet për qëllimet e tyre pesonale.”– ka shkruar në postim këngëtarja. (TemA)

13 komente në “Publikoi videon teksa i vjedhin në dyqan, revoltohet Rozana Radi: E shokuar nga mesazhet e një shoqërie nën nivelin mesatar të inteligjencës, dita ditës bindem ta lë këtë vend”

  1. Luftoni Rozi ,
    behuni bashke gjith qytetaret e ngriheni zerin
    e jovetem ,aty ku degjoheni .
    ikja nuk con ne zgjidhje te problemeve ne te vend . ?

    1. axha says:

      Ke te drejte per tezen antihajdut qe transmeton. Por nuk kuptova fare, cfare lidhje kishin komentet e njerezve me gjithe kete mllef qe paske per qeverine?! O bej aktivisten ose bej opozitaren politike, nese do ti besh te gjitha nuk do te merret vesh fare se cfare je, shitese, aktore, kengetare prokurore, aktiviste, politikane…….per momentin veshtire se e kupton njeriu shkrete ku kullot. Dhe me raste bej dhe pak pushim se shume e frustruar je

  2. Ludmilla Elbasan says:

    Rozana Radi femra me me kulture..dhe Inteligjente….O Rozi mos u merzit nga komentet e ketyre funderrinave qe shkruajne nuk ke pse merzitesh sepse ato kellirat shikojne tere diten Telenovelat Turke dhe mbajne neper goje te tere Dynjane….

  3. Jari says:

    Ik provoje njehere por do te marre Mali dhe per ato pergjigje qe ste pelqejne, se andej nga do vesh ska per te ta var njeri fare,me fjalet ste vine keq per asnje hajdut nuk hyn as ne mesataren e inteligjences, sbesoj te ta kete dhene njeri kesaj tagrin e te maturit te inteligjences se shqipetareve,ketu eshte problemi se duke pare se kush mbahet per inteligjente tipa si pune kesaj ,ka kete opinion per shqiptaret.

  4. !! says:

    Shpesh here ne acarohemi nga drejtimi qe kane shumica e komenteve e artikujve neper gazetat tona on line. Por, ne fakt ato komente nuk perfaqsojne menyren si mendon publiku shqiptar, por tregojne manipulimin qe i bahet publikut tone, nepermjet disa njerezve qe paguhen me rroge te rregullt nga instanca shtetnore.
    Nqs nuk do ishte ne interresa te qeverise, a nuk paska force qeveria ti ndaloje ate ?!!

  5. Shpati says:

    E di qe do besh mire …..ku je ti per aty ti je me kultur oksidentale pavaresisht se qefin e kishe me orientin ajatollah mullah xhelo pasmatciun ….prandaj leri denglat se edhe ti nuk je e “”virgjer”” shum je mbleksur dhe ti….gjithsesi un po te pres ketu ne perendim …po nuk besoj dengla ke….se po erdhe do zhgenjehesh….

  6. Emigranti Athine says:

    “Aman mos ik” po ike ti mbaroi Shqiperia. Kane ikur shume nga “sera” jote dhe jane kthyer si qen te rrahur.

  7. Klorea says:

    Nga sytë, këmbët!
    Ik provoje jashtë Shqipërisë sa te vlen lëkura!
    Andej nuk ka dengla,por pune, duhet ta ngulesh mire bythen dhe jo të nxjerrësh shalët dhe gjoksin në televizionin e Pasmaciut.
    Ik po ta mbajti suma, ik provoje dhe te shohim do flasësh me kështu si flet tani, apo do kthehesh si pule jo e lagur, po e rrjepur fare.
    Provoje, te kam rixha!

  8. Dani says:

    O Rozana ti nuk e shikon mi koc qe te ter ne tiran jan te ardhur fshatar qe nuk kan iden dhe rregullat me elemetare te mardhenies dhe komunikimit , nga kush pret mendim aman , jan po ata qe 10 vjet para rrinin me xhupa te zi me shqiponj qe ne xhdo dy fjal njera ishte fjal e piset , ku te kuptojn kta ty akom beson se po gjen njerez te qajn hallin apo te japin nje mendim , akoma beson tek plaku vitit ri ti , te ter qytetaret kan ikur ata qe mendon ti , ata qe kan mbetur jan ber me keq se ata te ardhurit nga zonat e thella , prandaj nuk gjen njeri qe te kuptoj Rozana , me vjen shum keq per çfar te ka ndodhur , nuk te kam takuar nga afer asnjeher babain tend e kam njoft qe pa lindur ti , por sinqeriteti i mendimit tend te ngjall respekt prandaj me vjen keq per ty per kte rast , te uroj ter te mirat, meri gjerat me sportivitet rrug tjeter nuk ke , te pakten mos demto shnetin tat.

  9. Fredi says:

    O Rozi ti mund te besh nje mij foto ne menyra te ndryshme esht problemi jot , por kte foton ktu qe shikon me inat e ke foton me brilate qe mund te kesh ti , esht vertet shum foto e bukur ta them sinqerisht rrespekte me vjen vertet keq per çfar te ka ndodhur , por duhet te jesh e bindur qe po te ndodhi gje e keqe sot ne kte bot mizerabel te ter gezohen , ky rast esht fiks fare si ai numri me lopen : qe i thoshin luftar pajes ke faj o cane qe ta vodhen lopen dhe te ter shanin canen dhe canja me nom i tha mir mer un kam faj se ma vodhen lopen po hajduti nuk kish faj fare , dhe historia jote te ter te gjykojn ty Rozana dhe mbrojn hajdutin , kan ardhur koh te çudiçme , mos u dekurajo Rozana te uroj dit te bukura .

  10. Juliano says:

    Do te sugjeroja qe te shkoje ne ndonje vend ku nuk ka burgje, vetem shkumaparty. Te shash se te vodhen, ç’do beje ai qe i kan mare pronen, i kan mare jeten, e tallin si popull, e injorojne dhe thone se e bera per te mos krijuar stabilitet. Krye hajduti eshte president, vrasesi eshte dhe gezon jeten ne vilat e lalezit, ku shteti dyte fillon nga lalezi. Keta hajdute dhe vrases, ate duan, ikjen tende dhe shum te tjereve, e komentojne sikur te eshte bere padrejtesi dhe hajdutet e kohes ato qe drejtojne keto çetnike butikesh, nxijne bythen ne resortet me te mira ne vend.

  11. p.m.p. says:

    Mendimi im:
    Te nderuar Komentues!
    Rozana, mesa kuptoj une, nuk e ka fjalen nese ka ose jo ajo vete dhe nese nuk ka apo eshte adoleshent ai qe ka kryer veprimin e vjedhjes.
    Ajo tregon se si nje adoleshent vjedh dyqanin e saj, dhe se si shoqeria shqipetare duhet te punoje duke u edukuar per ta zhdukur kete ves.
    Nese revoltohet (bile eshte revoltuar pak), e ka fjalen me komentuesit (qe jane pjese e shoqerise shqipetare), qe llogjiken me te ftohte bejne komente pikerisht JO TE NEN NIVELIT MESATAR TE INTELEGJENCES, POR TE NEN NIVELIT TE ATYRE “DRU ME PRE”.
    Te drejte ke ROZANA, por kjo nuk eshte arsye qe Ti, “dita dites bindesh per ta lene vendin tend”. Ky eshte nje Apel jo i mire per rinine intelegjente te vendit. APELI i Jot duhet te jete ndryshe, bile per te ngritur ne kembe shoqerine shqipetare, per te zhdukur kete mentalitet ne mendjen e nje pjese te shoqerise dhe jo pak ndonjehere edhe ne disa analiste ne media.

  12. Molla e dijes says:

    O Rozana! Sa botoks dhe operacione plastike ke bërë? Çfarë gjërash origjinale të kanë ngelur pa plastikë? Asgjë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje