VIDEO/ Dje ndodhi mrekullia: Ja si u shkëput nga prindërit 4-vjeçarja që u gjet në mes të detit

25 Gusht 2020, 12:54Lifestyle TEMA

Shpëtimi i një vajze 4-vjeçare, hipur mbi një kamërdare në mes të detit nga një traget udhëtarësh në Rio të Greqisë ishte lajm në mediat botërore.

Vajza gjendej disa qindra metra në thellësi të detit, larg vendit ku po bënin plazh prindërit, të cilët të alarmuar për mungesën e saj njoftuan autoritetet.

Vogëlushja u gjet e frikësuar, kapur fort pas kamërdares, por pa probleme shëndetësorë, ndërsa të gjithë e konsideruan këtë ngjarje një mrekulli, shkruan abcnews.al.

Pyetja kryesore në këtë rast është se si iku vajza nga prindërit?

Pas hetimeve, autoritetet greke zbuluan se ajo ishte duke luajtur në breg të detit me bababin, rreth 500 metra larg vendit ku u gjet nga trageti. Një rrymë e fortë ajri e mori kamërdaren duke e larguar gjithnjë e më shumë nga bregu. Për fat të mirë, dallgët nuk ishin të larta dhe vajza ishte mbajtur fort tek kamërdarja duke bërë që të mos rrëzohej prej andej.

“Ishte e ngrirë nga frika. Me sa duket ka kuptuar diçka nga rreziku që i kanosej”, u shpreh për mediat greke njëri prej punonjësve të tragetit që shpëtoi vajzën.

 

4 komente në “VIDEO/ Dje ndodhi mrekullia: Ja si u shkëput nga prindërit 4-vjeçarja që u gjet në mes të detit”

  1. Poko says:

    E ka ruajtur Zoti.Ti lutemi dhe falemi Atij.

    1. Cudia says:

      Po po… zoti e ruajti. Debil, po kush nga ata Mohamedi apo Jezusi…? Po per ata femije qe kane vdekur ku ishte zoti…?

  2. TURI EMIGR says:

    KUJDES TEMA ME ATO QE SHKRUANI..NUK ESHTE RRYMA E FORTE E AJRIT PO TE SHIKOSHE VIDEON NUK FRYN FARE NUK LEVIZE QIME FLOKU TEK NJERZIT POR JANA RRYMAT E FORTA DETARE QE E LARGUAN VAJZEN NGA BREGU. AJO ZONE SIPAS SHTYPIT GREK NJIHET PER RRYMA TE FORTA DETARE. ESHTE E PA FALSHME PAKUJDESIA E PRINDERVE TE LENE NJE 3 VJECARE EDHE NE BREG TE DETIT PA SHOQERUES

  3. Mandravellua says:

    Ishte duke luajtur me babain dhe e mori rryma ???!!! Po babai ??? Cfare beri ???
    Merreni babain dhe hidheni ne mes te oqeanit. Nuk e meritoka te jete baba, po qe se keto qe thuhen jane te verteta …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje