FOTOT: Dy napoletanët kërdinë në ishullin e famshëm grek, ja si e pësojnë në fund

25 Gusht 2020, 11:41Lifestyle TEMA
FOTOT: Dy napoletanët kërdinë në ishullin e famshëm

Policia greke ka arrestuar dy të rinj nga Napoli i Italisë, të cilët kishin mënduar që të bëheshin shpejt të pasur duke grabitur në Greqi.

Siç raporton “Zougla“, dy të rinjtë, 20 dhe 21 vjeç, ndodheshin prej disa ditësh në ishullin e famshëm grek “Mykonos” duke vëzhguar për prenë e tyre të radhës duke patur në fokus pasanikët.

Raportohet se ngjarja e rëndë që çoi në arrestimin e tyre ndodhi më datë 15 gusht, ku të rinjtë sulmuan një grua brenda një biznesi duke e shtrirë në tokë për t’i marrë orën e shtrenjtë që kishte në dorë, raporton ABC News.

Gjatë sulmit, gruaja është lënduar në dorë, ndërsa policia iu vu pas të rinjve duke u arrestuar.

Dyshohet se dy napoletanët kanë kryer grabitje të tjera të ngjashme, të cilat po hetohen nga policia greke.

 

1 komente në “FOTOT: Dy napoletanët kërdinë në ishullin e famshëm grek, ja si e pësojnë në fund”

  1. Theatre and Drama says:

    pse nuk ja u nxirni fytyren sjau mban nga italianet o shke…dhata?
    te ishin shqiptare do i kishit telendisur fare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje