FOTOT: Shpërthen koronavirusi në plazhin nudist, autoritetet: Mbani maska

24 Gusht 2020, 19:41Lifestyle TEMA
FOTOT: Shpërthen koronavirusi në plazhin nudist, autoritetet: Mbani

Autoritetet shëndetësore në Francë kanë ngritur alarmin për një vatër të re të koronavirusit, e cila ka shpërthyer në një plazh nudistësh në jug të vendit.

Të paktën 95 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Cap d’Agde dhe zyrtarët e shëndetësisë kanë ngritur menjëherë alarmin. Ata u bëjnë thirrje pushuesve në këtë plazh që të zbatojnë masat e distancimit dhe të vendosin maskën.

Resorti nudist, përveç hotelit, përfshin dyqane, restorante, bare, madje edhe banka.

Të hënën e kaluar, në këtë resort u kryen 194 teste, nga të cilat 38 rezultuan pozitivë. Të mërkurën u kryen edhe 244 teste të tjera, nga të cilët rezultuan pozitivë 57 persona. Po ashtu, edhe të premten u testuan 310 persona, ndërsa rezultatet pritet të publikohen në fillim të kësaj jave, shkruan Daily Mail.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se shkalla e infeksionit në resort është katër herë më e lartë se në një fshat aty pranë.

Franca po përballet me një valë të dytë të virusit, ku vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 4900 raste të reja, shifra më e lartë që prej muajit maj.

Ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Veran, u shpreh se situata ishte e vështirë dhe se infeksionet po përhapen me shpejtësi mes grupmoshës 20 deri në 40 vjeç.

12 komente në “FOTOT: Shpërthen koronavirusi në plazhin nudist, autoritetet: Mbani maska”

  1. Virgjeresha says:

    Pune dreqi se ju duhen te mbajne secili nga 3 maska.

    1. Prind says:

      Nuk kane xhep ku ti futin dy te tjerat?

      1. Virgjeresha says:

        Nje maske te hunda , nje para … dhe nje prapa…

  2. qytetar says:

    mbani breke ?

  3. Labi says:

    Po te vishnin brek nuk do infektoheshin?!

  4. Nud Isti says:

    Po te mbanin breke apo maske, nuk do quheshin me nudiste ore!?

  5. Likja says:

    Breket ti veshin nga koka madhe jo nga koka vogel

  6. !! says:

    Me foton nr 1 , para disa muajve Rama krahasonte Dhermiun me bregdetin e Frances !!!!

  7. Lelo says:

    Lakuriq me dur ne xhepa

  8. Nudo eshte padyshim nji ndjenje e kendeshme lirie ,
    por edhe rrisku goxha i Madhe ?

    Rri mer brenda ,
    per qejfin tend e shijohe pafund ,
    por intim ? Sekret ??
    ashtu si ta ndjen e ta don loqka vet ,
    por jo ne Opinion ?‍?
    E qite ❓
    E hengre ❕

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje