Rama: Kemi bërë rezervim për vaksina kundër COVID-19. Çipat janë fantazi e çmendur e "kompetentëve" të Facebook

25 Gusht 2020, 13:53Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka bërë rezervim të vaksinës kundër Covid-19, kur ajo të dalë.

Më tej duke komentuar dhe zërat se vaksina kundër virusit do ketë çipe, apo teoritë e tjera konspirative që po qarkullojnë, Rama tha se këto janë deklarata të një fantazie të çmendur.

“Kemi marrë masat për të rritur kapacitetet vaksinuese, që të lehtësojmë gripin e stinës.

Edhe nuk që jam komplet jashtë kësaj fushe, një trup vulnerabël e merr më fort goditjen, me vulnerabilitetin që krijon gripi i stinës. Kemi vendosur një financim të konsiderueshëm.

Kemi bërë rezervim për vaksinën kur do të dalë. Pa llogaritur kompetentët e FB, që flasin për çipa, që do ju përgjojnë ku do shkojnë, çfarë do bëjnë, që janë fantazi e çmendur.”– tha Rama. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje