FOTOT/ Motra më e keqe se i vëllai: Çfarë e pret botën nëse vjen një diktatore

25 Gusht 2020, 11:49Politika TEMA
FOTOT/ Motra më e keqe se i vëllai: Çfarë e pret

E motra e Kim Jong-un, Kim Yo-jon mund të jetë akoma më e keqe se vëllai nëse merr drejtimin e vendit. Sipas disa raporteve sekrete dhe ende të pakonfirmuara, ajo përbën një kërcënim më të madh nuklear për SHBA-në se sa i vëllai.

Në fakt këtë mendim kanë edhe ekspertët e diplomacisë pasi lajmeve të pakonfirmuara që raportohen se Lideri Suprem i Koresë së Veriut është në koma.

Profesori Sung-Yoon Lee thotë që raportet e shërbimeve sekrete shpesh ekzagjerohen, por sipas tij është e qartë që ajo po rritet për të marrë pushtetin. Ai parashikon ndër të tjera se motra e vogël e Kim Jong-un ka për qenë një “diktatore më e keqe”.

“Mënyra se si ajo duhet të ndërtojë besueshmërinë dhe për të fituar respektin e të tjerëve nuk do të bëjë duke qenë e mirë, po duke qenë një diktatore e ashpër me njerëzit dhe kërcënim i besueshëm bërthamor për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur ai.

Sipas profesorit, Kim Yo-jong ka nevojë të jetë e pamëshirshme në vitet e para të drejtimit. Me të njëjtin mendim është edhe një ish-kolonel i ushtrisë amerikane.

“Mendoj se duke pasur parasysh reputacionin dhe historinë e familjes, ajo do të udhëheqë me dorë të hekurt”, tha David Maxwell.

Madje ekspertët mendojnë se ajo do të nisë një operacion për të hequr të gjithë drejtuesit kryesorë të qeverisë dhe për të vendosur njerëzit e saj të besuar.

Këtë javë kanë qarkulluar nëpër media se Kim Jong-un është në koma, madje disa thonë që ai mund të ketë vdekur. Megjithatë, disa të tjera shkruajnë se ai ka deleguar disa pushtete tek njerëzit e afërt për të përballuar stresin.

Për shërbimet sekrete të Koresë së Jugut, Kim mbetet ende në fuqi, madje ai është personi që thotë fjalën e fundit për çdo vendim të rëndësishëm.

6 komente në “FOTOT/ Motra më e keqe se i vëllai: Çfarë e pret botën nëse vjen një diktatore”

  1. Kim été says:

    Ne bëjm shkrime të tilla, ndërsa Greqia ekzekuton me dy plumba të Shqipërisë.

  2. Kuislingu says:

    Mero more kuisling I fashizmit. Kokebole. Spiun I sorres. Fshatar pabuks. Coban dhishe.
    Ik ore idiot se do ti hane dhite gazetat.
    Maskara. Te ka denuar zoti te ka bere te shemtuar SI derr. As gruaja dhe femijet nuk te duan.
    Qen dhishe

    1. XheJ eN Bi says:

      Kuislingu….
      Ore nuk të marim vesh edhe po të shkruaj për Korenë e Veriut prap ty të djeg sikur të jesh vëllai i Kim Jong- un.Shkruan plr Saliun e shan .Shkruan për Bashën e shan .Shkruan për Shkëlzenin ,prap e shan.
      Nuk e kuptojë dot me kë të ka zënë jot ëmë ?
      Po e ke gjallë pyete njëherë.

  3. Fredi says:

    Cfare thoni o rrota kari.Kujt i ka bere keq Korea e Veriut,ata shikojne punen e tyre dhe nuk i bie ne qafe askujt.Bile jane te tjeret qe i bien ne qafe duke bere embargo antinjerezore.Me mire mos shkruani fare per K-V sesa te thoni shpifje.Te verteten nuk keni kurajo ta thoni.Atehere mos shpifni servila.

  4. Olimpia says:

    Perse te mos ndodhe e kunderta Motra te ndjeke rrugen kineze gje qe do ta shnderronte Korene e Veriut ne nje Kore tjeter te Jugut?Deri diku jam dakord me Fredin Por gjithesesi K e Veriut eshte shnderruar ne nje shtet familjar gje qe eshte shume larg ideve socialiste

  5. Plugu says:

    Fredi ka shume te drejte.Keto qe thon per koren e veriu jane shpifje dhe kaluar shpifjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje