Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se së shpejti do të ketë një rritje pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët.
Gjatë një takimi që pati me mjekët dhe infermierët në vijën e parë të betejës me COVID-19 në spitalin Infektiv, Rama tha se rritja e pagave do të bëhet fakt në fillim të vitit të ardhshëm.
“Po përgatitemi për një rritjeve masive të pagave. Duam që të realizojmë një rritje pagash që të jetë shumë e konsiderueshme, jo 5 apo 7%.
Duam të bëjmë një rritje të konsiderueshme jemi duke bërë kalkulimet, por ne duam që në aspekt të pagës, përtej bonuesit që i merreni, po flasim për të gjithë mjekët edhe infermierët në të gjithë Shqipërinë që të jemi në një nivel në mesataren e lartë të rajonit, kjo është ambicia.
Nuk flasim për një rritje që do të planifikohet në kohë, por ta fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt në fillim të vitit të ardhshëm. Me të filluar viti i ardhshëm.
Ajo nuk e kompenson aspektin fizik apo moral, është një vlerësim objektiv. Kemi marrë hapa që të mos i lënë mjekët të largohen dhe nga pikëpamja financiare të ketë një balancë më pas zgjedhjen e bën secili, jetojmë në një sistem të hapur.
Por që të kemi mjekë në Shqipëri që të jenë të paguar në një nivel që kudo që të shkojnë të mos ketë disnivel pastaj zgjedhja profesionale është tjetër.
Edhe bonusi për ata jashtë Tiranës ka funksionuar. Largimi ka rënë ndjeshëm edhe specializantët që dalin qëndrojnë jo nga halli, por shohin si mundësi të arsyeshme ta fillojnë këtu karrierën” tha Rama. (TemA)
Pirdh pirdh se lirohesh
Përshëndetje!
Është një lajm shumë i mirë rritja e rrogave të të gjithë të punësuarve në sistemin shëndetësor, pasi mund të pengoj hemorragjinë që e ka prekur këtë sistem, duke na çuar në nivele të krahasueshme me vendet më të prapambetura afrikane apo të atyre shteteve që janë në konflikt të përhershëm siç është p.sh. Afganistani.
Gjithashtu, është po kaq e trishtueshme që për degë të tjerë të dijes as që nuk diskutohet ndonjëherë rritja e pagave, apo të paktën ristrukturimi i tyre dhe indeksimi apo stimulimi financiar në bazë të kualifikimeve që gjithsecili punonjës ka fituar.
Shpeshherë kjo shpërfillje për rritje pagash, për ata që gëzojnë tituj apo grada shkencore, është argumentuar me inflacionin e krijuar dhe dhënien e tyre pa kriter dhe në shkelje të ligjeve, realizuar kjo nga ata që duhet të ishin në fakt shembull për t’u ndjekur, profesorët.
Me ardhjen në pushtet të Qeverisë Rama 1, u kaluan në sit të imët të gjitha dosjet e doktoraturave apo profesorëve, u realizua i ashtuquajturi proces i veting – ut në sistemin arsimor shqiptar, ku u vërejtën të gjitha shkeljet e kryera nga qendrat universitare për dhënien e titujve dhe grada, jo vetëm për gradat e ciklit të tretë të studimeve (doktoraturat), por edhe për marrjen e titujve më të lartë akademikë si profesor i asociuar apo profesor. Megjithëse raportet e realizuara, asnjë mase nuk u morr për heqjen e këtyre titujve fals, duke e katandisur kërkimin shkencor në vend akoma më keq së ç’ishte. Dhënia e gradave pa asnjë lloj merite dhe kriteri, në kundërshtim me udhëzimet KM dhe Ministrisë së Arsimit, rrjedhimisht çuan në inflacion gradash, duke djegur të njomin me të thatin.
Pikërisht kjo mungesë marrje masash nga qeveria dhe mbajtja e dosjeve nëpër sirtarët e ministrisë, është pafalshme. Kjo sjellje të lejon të mendosh për një shtet me mentalitet banditi, i cili i mban dosjet për të shantazhuar profesorët që i kanë dhënë këto tituj, por njëkohësisht për të krijuar një elitë fallco me tituj shkencor dhe shtypur ato pak individë që e kanë marrë titullin me duke u rraskapitur nga orët e gjata te leximit dhe studimit, por duke u shkundur financiarisht.
Kjo kategori është e pavlerësuar dhe paguhet njësoj si edhe një njeri që ka marrë një diplomë të thjeshtë bachelor.
Hemorragjia ndalohet me një vlerësim real të të gjithave fushave të dijes, pasi shoqëria dhe Shqipëria, krahas mjekësisë, ka nevojë për të gjitha degët e tjera të dijes e shkencës për progresi.
Ju lutem, mos diskriminoni fushat e tjera të dijes, nuk ndodh askund të botë.
Ulni pagat tuaja , zvogeloni numrin e deputeteve ne parlament , nuk eshte normale ne nje vend me 3 miljon banore , dhe qe aktualisht jetojne 2 miljon , te kete 150 deputete dhe greqia me 11 miljone banore ka 300 deputete , mjaft me duke vjedhur ate vend e are popull , ramut e vure popullin ne gjume keto 8 vite , saliu vidhte per vete , meta Po per vete , kurse ti legen Po vjedh dhe per vete dhe per ata , qe te lene te qete , je me i keqi, ata do ndjekur nga shqiperia , kurse ti do hequr zvarre te lebetitet I madh e I vogel ne ate vend.
RadarCovid duhet telesharzhuar, si dhe ushtria duhet mobilizuar që të infektuarit të vet-karantinoen.Vaksinimi nis në dhjetor dhe përfundon më 28 Mars.
Nga burime te sigurta prane KM-se rritja e rrogave do te jete spektakolare, plot 50%!
Per shembull, nje kirurg qe ben 30-40 operacione ne muaj dhe sot e ka rrogen mujore aq sa merr Beqe-PPP-ja per zierjen e veglave te dy operacioneve te tij, duke filluar nga maji 2021(nje muaj para zgjedhjeve) do te paguhet sa sterilizimi i tre pale veglave!
Kurse infermjeria e salles se operacionit qe i asiston kirurgeve ne 50-60 operacione ne muaj do ta kete rrogen sa sterilizimi i dy pale veglave!
Ia ka lanë amanet Lukashenko
rrogat ngrihen por dot ë qepni gojën
Ulni numrin e parlamentareve dhe rrogat e tyre.Rritni pensionet.
Bravo Edi! Lajm shume i bukur! Ti vazhdo pune, pune, pune. Keshtu e zhvlerson komplet lehjen e Saliut, Metes dhe bedelit qesharsk Bashes dhd le me gisht ne goje e pene ne bythe Andi Bushatin, Lubonjen. E me rradhe gjithe plehrst e kazanit.