Një nënë me 5 fëmijë ka zbuluar se si ish i dashuri i saj i dhunshëm e detyroi të bënte nëntë tatuazhe me emrin e tij në trup, duke përfshirë edhe një tatuash që e quante ‘pronë të tij’.
Ajo tregoi tatuazhet, ku njëri prej tyre lexonte ‘Pronë e AJ Ëharton’, emri i ish-të dashurit.
Dhunuesi u arrestua dhe u dënua nga gjykata për sulmet ndaj gruas.
Nicola Frost, 32 vjeçe, nga Northampton, ishte përballur prej kohësh me abuzimin e tmerrshëm nga ish-i dashuri, përveç dhunës brutale.
Ajo e denoncoi kur u rrah keq prej tij, duke përfunduar në spital me shenja dhune.
Nëna e pesë fëmijëve ishte në një lidhje gjashtë vjeçare me Aaron James Ëharton, 31 vjeç.
Gjatë një sulmi brutal tre orësh në 2019, Frost tegoi se u përball me grushta e shkelma, teksa ish-dashuri mbërriti i dehur në banesë.
Gruaja tha se ai donte të kontrollonte jetën e saj në çdo detaj. Aaron James Ëharton, pas arrestimit, u burgos për me 21 muaj nga gjykata britanike të premten e kaluar.
Keshtu ndodh ,kur femra vihet ne varesi te mashkullit
qe kujdeset me i paas hundet plote ,,,me koks ,
Duket qarte qe eshte gabel grek ?
—
Troyan Leshator ?
si Miqotakis
Gjynah te shkretet femije!