“Kanë lidhje me mafian”, Bebe Rexha i përgjigjet akuzave: Femrat shqiptare kanë punuar shumë

27 Gusht 2020, 18:10Lifestyle TEMA
“Kanë lidhje me mafian”, Bebe Rexha i përgjigjet akuzave:

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max janë katër emra të njohur për tregun ndërkombëtar falë muzikës që bëjnë, të katërta shqiptare që kanë pohuar e promovuar gjithashtu vendin tonë.

Mirëpo, një përdoruese e Twitter që edhe Bebe Rexha i ka kushtuar vëmendje, thotë se këto këngëtare shqiptare janë bërë të suksesshme falë kontaktit me mafian:

“Ju mund të keni vënë re një ‘shpërthim’ të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kanë arritur të pozicionohen në Top 40 në SHBA dhe BE. Këta artistë përfshijnë Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Max dhe Rita Orën, shuma të mëdha parash që kjo të ndodhë. 

Pse? Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”- shkroi ajo, akuzë së cilës Bebe iu përgjigj:

“Sinqerisht kjo është aq budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? 

Unë kam një këngë të re solo që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Mos e anashkalo faktin që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë.”– u përgjigj Bebe Rexha.

4 komente në ““Kanë lidhje me mafian”, Bebe Rexha i përgjigjet akuzave: Femrat shqiptare kanë punuar shumë”

  1. Ballkanistan says:

    Kjo eshte goca tezes e Monika kryebaxhelles me mafje se aq

  2. Nik says:

    Nqse kemi shtet atèhere tè ndèrhyj menjèher ambasada jonè nè amerikè qè e paguajm me lekèt tona dhe kètij zotèris ti bèj njè denoncim pèr ofezèn ndaj kèngètareve shqiptare sepse nuk durohet mè,vjen legeni anglez dhe rrihet me polic grek dhe fajin ja u hedh shqiptarève,prandaj e pèrsèris ambasada ministrija e jashtme kèrkoni njè avokat tè mir nè amerik pèr kèngètaret shqiptare dhe njè tjetèr avokat kundèr bajgès angleze ti marrim pakè lek .çdo shtet mbrohet me anèn e avokatève prandaj dhe ne nuk duhet tè marrim pèrsipèr lojrat e bastardève duke na ofenduar nè çdo skaj tè botès.

    1. Rilind says:

      Ai qe e ka shkruajtur eshte nje perdorues Twitter serb. Jane te gjitha akuza per te deskretituar Shqiperine e cila nuk ka bythe te mbrohet.

  3. Phoenix says:

    Keto bushtra jane vegla qorre te Iluminatit, ose e thene ndryshe te kultit Global, ashtu si koleget e tyre te Hollivudit. Perdoren per manipulimin psikologjik te turmave, drejt qellimit final te axhendes se Globale te Kultit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje