Nga Artur Ajazi
Njëherë me grekët, njëherë kundër tyre, njëherë me amerikanët, njëherë kundër tyre, njëherë me sllavët, pastaj kundër tyre, njëherë me çamët pastaj kundër tyre, njëherë me PD, pastaj kundër saj, njëherë me PS, pastaj edhe kundër saj. Pastaj, njëherë me Kushtetutën, dhe “hop” e shkel atë. Kjo është gjithë trajektorja e ish-kryetarit të LSI-së, sot kryetar i shtetit. Kjo është gjithë ecuria e tij në rrugëtimin si politikan përgjatë 30 viteve, edhe pse si i tillë, nuk ka asnjë ditë shkollim special.
Së fundi nga Drashovica, zoti Meta i gjendur atje për përvjetorin e një lufte vërtetë heroike, ka deklaruar se “do ti qëndroj besnik vendimit të usesetueses, ndaj ta kenë të qartë gjithë institucionet”. Por, nuk do të ishte mirë që si kryetar shteti, ti drejtoheshe drejtpërsëdrejti kryeministri grek zoti Meta, të kontestoje atë, dhe jo kryeministrin Rama? Ndoshta nuk duhet “prishur” muhabeti me grekët?
Por një kryetar shteti, që merr përsipër të mbrojë deri në fund vendimin e Kushtetueses, nga “grabitja” e 12 miljeve detare, (mos harrojmë se detin e fali Doktori dhe Lulzimi) nuk merret me deklarata Drashovice, por bën përbetime konkrete duke drejtuar gishtin atje ku duhet. Megjithatë, zoti Meta e do detin, e ka dashur gjithmonë, dhe mendoj se edhe kësaj here do të bëjë “namin” që të zbatojë vendimin e Kushtetueses. Ndoshta nuk do të jetë nevoja ta “mbrojë” vendimin e Kushtetueses duke dalë në protestë si në 2 Mars në mes të Tiranës, por një gjë do ta bëjë.
Kjo sepse zoti Meta, nuk rri dot pa detin, pa aromën e tij, madje ka mësuar keq edhe ata të LRI-së, të cilëve u ngre kampingun në Jalë çdo vit, atyre që janë e “ardhmja” e asaj partie, për të marrë jodin e Jugut. Deklarata e kryetarit të shtetit, u bë nga Drashovica, fill pas postimit të kryeministrit Rama mbi këtë problem. Zoti Meta, nuk mungon ti japë “përgjigje” asnjëherë, veçanarisht postimeve të kryeministrit Rama, dhe kësaj here nga Vlora ai gjeti mundësinë ti “kujtojë” qeverisjes se “do të mbrojë deri në fund vendimin e Kushtetueses”.
Por deti zoti Meta, nuk është vetëm Lalëzi apo Spilleja, pastaj në këtë mesele, mos harro, ke brënda mikun tënd të veçantë, dhe rivalin aktual për kryetar opozite. Janë ata, që janë ulur dhe kanë firmosur me zonjën Bakojanis, janë ata që mund ti akuzosh sot, se me një marrëveshje të thjeshtë, kujtuan se “deti u bë kos” në Shqipëri. Dhe në fakt deri sot, ashtu ka qenë, sepse detin kush nuk e ka marrë, kush nuk ka abuzuar me detin, me pasuritë e tij, dhe askush nuk është kujtuar si ju, të “mbrojë Kushtetuesen”.
Por këtu duhet thënë edhe një gjë zoti Meta, se kryeministri Rama kurrë nuk u është “strukur” grekëve si “dikush”, por ka qëndruar para tyre si i barabartë dhe dinjitoz, duke bërë qysh në fillim transparencën e këtij problemi të trashëguar nga koha e Lulzim Bashës. Duaje detin zoti Meta, duaje deri në fund, por mos harro të “duash” edhe ata (miqtë e SHQUP-it) që dikur luajtën me detin, dhe që sot të kanë nxjerrë ty, të betohesh për të “mbrojtur vendimin e Kushtetueses”.
Njehere fle me moniken dhe nje here me saliun
Nje here fle me lulen nje here fle me popullin.
Like , ulu nje cik ne gjunj dhe be simbolin e shqiponjave!
Vdes per detin kur ka Flori brenda.
Ky palo president, nuk do as tokën as detin, por paratë e vendit .
Ky eshte nje hajdut i degjeneruar.
Populli e njeh dhe nuk mashtron dot asnjeri,ndyresira.
Derisa të ekzistojnë të tillë plehrash,nuk do ketë asnjë të mirë për popullin.
Kur ti sekuestrohen pasuritë ktyre qenve,pensioni do shtohet mbi 300 €.
O Z. Patok, po Z. Meta atehere ne qeverri me Z. Sali Pyka ishte dakord me ate mareveshje te keqe dhe Z. Meta dhe partia e tij e mbrojten produktin e qeverrise se tyre. E ke harruar kete fakt apo ben sikur?!
I vetmi politikan shqiptar qe eshte dekoruar nga parlamenti i shtetit Helen me medaljen me te madhe …….perse valle ??????????????
Ke te drejte Z.Ajaxzi.
Por ne shkrimin tuaj na kujtuat edhe dicka tmerresisht kriminale si nje rit makaber qe, pavaresisht shqetesimeve te ngritura cdo vit askush nuk guximin te merret.
Jala prej vitesh perdoret nga kodoshet e LSI per degjenerimin moral te te rinjve te varfer, te cilet i grumbullojne gjoja per leksione por ne fakt, pas nje takimi 1 oresg i shpetndajne dete, pastak i ushqejme si bagetiye, ne darke fillimisht u kapin pije alkoolike, m me vone mbas mesnate kervet droga, muzika e shfrenuar dhe ne fune ndahen ne cifte dhe nen ndıkimin e alkoolit e droges ndodhin gjerat me te ndyra, dhe ne kete cmenduri perzihen dhe qejfllinjte pieq qe gjoja vijne per tu “zberthyer tema per demokracıne” buze detit, zgeqeve e vendeve te fshrhta der ne te zbardhur te drites. Kjo eshte e verteta e dergimit te rinjve te LRI-se ne Kale, ku organizatorja dhe regjizorja e ketij krimi ndaj te rinjve qendron BAXHELLA tashme e identifikuar si e tille. Pastaj keta ye rinj e te reja i bekne me rredht ne radte demondtrimesh te dhuneshme e antidemokratike.
Ku eshte Policia , ku eshte Prokuroria? Ku eshte SHIKU?
Te gjithe i dijne keto fakte renqethese dhe te gjith heshtin.
Turp…turp dhe krim.
Posi prandaj ben kinezin per kete teme
Presidenti jone ka marre kryqin e arte nga parlamenti grek
Cmim ky qe i jepet personaliteteve qe punojne per helenizmin!!!!!
Prandaj dhe s duket dhe eshte zhdukur