Berisha "vajton" paktin që bëri me Greqinë më 2009 për faljen e detit: Marrëveshja e detit, Rama e rrëzoi në Kushtetuese me kërkesë të Erdoganit. Zgjidhja në Hagë

29 Gusht 2020, 13:34Politika TEMA

Ish-kryeministri Berisha kë bërë një analizë të vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon si edhe reagimet e palës shqiptare.

Berisha shkruan se marrëveshja e detit e hedhur pushtë nga Gjykata Kushtetuese ishte “ëin-ëin” për Shqipërinë dhe Greqinë, por sipas tij, Rama e dërgoi në gjykatë me urdhër të një pale të tretë, duke nënkuptuar Erdoganin. Në lidhje me këtë, Berisha ka folur edhe në Kuvend duke theksuar se Rama i shty nga Erdogan për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes së firmosur në 2009.

Më tej, ish-kryeministri shprehet se Greqia ndryshoi rregullat në mes të lojës duke shpjeguar se kjo nuk mund të ndodhte në një kohë kur dy shtetet ishin në negociata për ndarjen e detit.

Analiza e plotë e Berishës:

Greqia ndryshon rregullat ne mes te lojes!
Miq, Republika Helene, e cila nga viti 1936 i ka njohur vetes si gjeresi te ujrave territoriale 6 milje detare, vendosi qe, per zgjerimin e atdheut helen me mbi 12500 km katror, ti zgjerojr ne 12 milje ujrat e saj territoriale. Ky zgjerim behet edhe ne raport me Shqiperine.

Ne aparence, sipas Konventes se Monetgo Bay
per Detin, Greqia ne kete rast aplikoi nje te drejte qe neni 3 i ligjit nderkombetar te Detit i njeh çdo vendi. Por kjo eshte vetem ne aparence!

Ne realitet, disa nene te tjera te kesaj konvente si neni 15 e te tjera, te cilat Greqia per zmadhimin e atdheut helen nuk i perfilli, rregullojne e kufizojne ushtrimin e kesaj te drejte.

Ato percaktojne kushtet per zbatimin e nenit 3 te Ligjit, te cilat ne rastin e kufirit detar me Shqiperine nuk ekzistojne.

Por une nuk do te ndalem ne analizen e aspektit ligjor te ketij vendimi as dhe ne aktin e tradhetise se larte kombetare qe Zografi Bis kreu me njohjen e ketij vendimi te njeanshem te fqinjes tone.

Por dua te theksoj se ky vendim i Greqise, pas 84 vitesh, per Shqiperine eshte demtues dhe ne raport me klimen konfliktuale qe ekziston ne rajon konkretisht midis Turqise dhe Greqise, eshte problematik dhe me implikime seroze.

Ne raport me Shqiperine.

Se pari, ky vendim per zgjerimin e atdheut helen nga qeveria greke merret ne nje kohe kur dy vendet tona jane te angazhuara qe nga viti 2008 ne negociata per arritjen e nje marreveshje, e cila zgjidh perfundimisht problemet e kufirit, shelfit dhe zones ekskluzive ekonomike midis dy vendeve ne Detin Jon.

Marreveshja u arrit dhe u firmos ne vitin 2009 nga te dy qeverite. Nuk po ndalem ketu ne rolin qe luajti Zografi Bis ne anullimin me Gjykate Kushtetuese per llogari te pales se trete te marreveshjes se vitit 2009, e cila ne bindjen time me te thelle ishte nje histori ëin-ëin, pra marreveshje nga e cila fitonin padisktutim te dy palet.

Por dua te sqaroj se, pas rrezimit te marreveshjes se vitit 2009, qeveria shqiptare, e detyruar te zbatoje vendimin e gjykates kushtetuese, nuk pranoi rinegocimin e marreveshjes por u kerkoi autoriteteve greke ti drejtoheshim bashkarisht per kete çeshtje Gjykates Nderkombetare te Detit.

Pas nje hezitimi fillestar, u ra dakord me dy qeverite greke qe pasuan ne ato vite njera – tjetren qe bashkerisht ti drejtoheshim Gjykates Nderkombetare te Detit per problemin pasi ajo ishte zgjidhja e vetme e mundshme per te gjithe ata qe donin nje zgjidhje.

Kjo sepse pala shaiptare nuk mund te shkelte vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe sepse pala greke nuk mund te perfillte diktimin e vendimit te kesaj gjykate per metoden qe duhej perdorur ne negociata.

Ne kete rast, palet vendosen te paraqiteshin ne gjykate, padyshim me kuadrin ekzistues ligjor nderkombetar, mbi te cilin ishte bazuar marreveshja e vitit 2009, pra Shqiperia me 12 dhe Greqia me 6 milje gjeresine e ujrave territoriale.

Vullneti i shprehur nga te dy palet per tju drejtuar gjykates nderkombetare deshmonte angazhimin e tyre te vendosur e serioz per zgjidhjen e problemit por edhe besimin e tyre se marreveshja e firmosur ne vitin 2009 ishte e drejte. Te dy palet besonin se ndryshimet e percaktimeve te marreveshjes nga Gjykata Nderkombetare nuk mund te ishin dhe nuk kishte asnje motiv per te qene thelbesore.

Por me te ardhur ne pushtet, Zografi Bis percaktoi si perparesi marredheniet e tij me Vuçiçin dhe, per shkak te lidhjeve patologjike qe kishte me Papandreun, acaroi pa asnje motiv, siç e pohoi dhe vete me vone, marredheniet me qeverine e Ciprosit, e cila arkivoi ne katakombat politike Pasokun e Papandreut.
Vite pasi erdhi ne pushtet, Zografi Bis nisi negociatat per marreveshje deti me Greqine.

Ai i nisi ato duke shkelmuar ne nje akt flagrant interesin kombetar, ujdine tashme te arritur ne mes pales shqiptare dhe pales greke per te derguar ne Hage marreveshjen e vitit 2009.
Gjithashtu ai nisi negociatat, dhe me tam tam e trumpeta, duke u bazuar vetem ne idilizmin Kocias- Bushati, pa asnje plotfuqi ligjore dhe hartat e spiunit te detit dhe ne shkelje flagrante te vendimit te Gjykates Kushtetuese.

Pas bllokimit te perkohshem dhe te drejte nga presidenti i republikes te procesit dhe kerkeses se vendosur te ketij te fundit per respektimin e kerkesave te Gjykates Kushtetuese, pala greke u pozicionua preras se ajo nuk e njihte vendimin e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise pasi ai vendim ishte per palen shqiptare, e cila tashme ne menyre jo seroze ishte angazhuar per kohe te gjate ne negociata duke dhunuar nen per nen vendimin e saj.

Por megjithe keto, duhet thene se edhe negociatat Kocias – Bushati u zhvilluan ne nje kohe kur perseri Greqia i njihte vetes 6 milje detare gjeresine e ujerave territoriale dhe Shqiperia 12 milje.

Keshtu qe, me vendimin e saj per te kaluar nga 6 ne 12 milje, Greqia i ka lejuar vetes ne raport me Shqiperine te ndryshoje rregullat e lojes ne mes te lojes, gje te cilen ne boten e qyteteruar nuk ka pale te interesuar por mendoj as dhe gjykate te pavarur qe mund te pranoje.

Kete e pranojne vetem tradhetaret ose te mundurit!

Se dyti, krahasimi dhe perdorimi si argument nga zedhenesit zyrtar te qeverise dhe ata jo zyrtare te lloijt te Arben Malavites, Karlo Malavites, i marreveshjeve te detit qe Greqia ka firmosur me Italine dhe Egjyptin me 12 milje ujra territoriale seicili vend, eshte thjeshte nje krahasim i te pakrahasueshmeve.

Kjo sepse hapsira detare qe ndan Italine me Greqine ndryshon me hapsiren detare qe ndane Shqiperine me Greqine ne detin Jon aq sa ndryshon gjeresia prej 70 km e kanalit te Otrantos me gjeresine deri ne 6 km te Kanalin e Korfuzit.

Kurse ne rastin e Egjyptit hapsira detare qe ndan Greqine me kete vend e Detin Mesdhe eshte qindra here me e madhe se sa hapsira qe ndane Shqiperine me Greqine.

Per te lare duart si pilati pas vendimit te qeverise greke, i cili zgjeron atdheun helenik me nje siperfaqe te njejte me te Thesalise, Zografi Bis dhe vasalet e te tij mashtrojne ne menyre te paturpshme se zgjerimi i kufirit detar nga 6 ne 12 milje nga Greqia nuk ka te beje fare me kufirin ujor shqiptaro-grek, e nuk ka te beje me marreveshjen e detit.

Nje genjeshter te tille te turpshme mund te beje vetem nje apatrid qe thote “ç’me duhet mua se çfare ndodh me vendin tim”, dhe ata te cilet per nje arsye apo nje tjeter pranojne te peshtyjne surratin e tyre.

Edvin Kristaq Zografi flet sikur Shqiperia nuk ka qindra km kufij detar me Greqine por sikur ndodhet diku ne veri te Ballkanit apo ne Afriken Qendrore dhe sikur nuk ka ekzistuar nje marreveshje dhe negociata te mevonshme per marreveshjen e Detit midis te dy vendeve.

Me kete rast i them Zografit Bis si dhe kriptove te tij si ai se:
Zgjerimi nga 6 ne 12 milje i kufirit detar nga Greqia, Shqiperia humbet vetem ne territor aq sa pushton det kalimi nga 6 ne 12 milje.

Keshtu, ne zonat me distance 12-24 milje, qe jane dhe zonat qe besohet se kane triliona euro depozita gazi dhe nafte, me zgjerimin e Greqise nga 6 ne 12 milje ato kalojne ne territorin e saj duke bere qe Shqiperia te humbase trilione euro nga ky zgjerim.

Per ata te cilet duan te dine te verteten, Shqiperia e cila ta zeme ne nje distance 18 km midis dy vendeve do te kishte te vetat 12 milje, tani do te kete vetem 9 milje dhe kjo humbje vazhdon gjer ne distancen 12 milje. Ne teresi, po te kemi parasysh hapesiren e kufizuar te saj ne detin Jon, Shqiperia humbet qindra e qindra km nga territori i saj aktual detar.

Ky vendim nuk ka asnje implikim per zonat si Kanali i Korfuzit ne vendet ku distanca eshte 12 milje e me pak. Kjo sepse ne kete rast secili vend do marre nga 6 milje ose barabarsisht me pak. Keshtu qe vetem apatridet ose injorantet mund te thone se vendimi i Greqise per te kaluar nga 6 ne 12 milje nuk ka te beje me ujerat territoriale apo territorin ujor detar te Shqiperise.

Ky vendim ka te beje jo vetem me territorin detar por edhe ate ajror te Shqiperise duke i shkaktuar humbje financiare vendit per shkak te spostimit te trafikut ajror ne hapsiren ajrore te Greqise.

Si perfundim, vendimi i Greqise per zgjerimin e ujrave territoriale ne detin Jon ka per Shqiperine, ne ndarjen e detit, kufirin shteteror dhe zonen ekonomike midis dy vendeve, hapesiren dhe korridoret ajrore krahasuar me marreveshjen e detit te arritur nga te dy qeverite ne vitin 2009, kohe ne te cilen Greqia njihte si ujera territoriale te saj 6 milje, efekte me pasoja te jashtezakonshme.

Me kete rast u bej thirrje autoriteteve te Greqise te mos shtrijne kete vendim ne raport me Shqiperine por te rikthehen tek ujdia e arritur me qeverite paraardhese dhe ti drejtohemi Gjykates Nderkombetare te Detit ne menyre qe te shnderrojme ujerat, qe na ndajne ne det, ne paqe, bashkepunimi te fryteshem midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. sb

16 komente në “Berisha “vajton” paktin që bëri me Greqinë më 2009 për faljen e detit: Marrëveshja e detit, Rama e rrëzoi në Kushtetuese me kërkesë të Erdoganit. Zgjidhja në Hagë”

  1. Sali Rrumpalla says:

    SALI pranoje te mashtruan Greket!

    1. Kute says:

      SALI LUGATI VETEM LEH si QEN RUGESH
      Si nuk e mer ZOTI kete KAFSHE
      SHPETON SHQIPERIA dhe njerzit

  2. Todi says:

    Sali, grekët e sotshëm nuk janë Helenë.

  3. Huligani says:

    Vesi del bashke me shpirtin,ka thene ai i pari.
    Kur do na hiqet qafe ky debil,se kontaminoi vendin.
    Driteroi tha nje fjale te madhe:
    Ne vendin tim,
    ne vendin tend,
    nje i c’mendur,
    te gjithe i c’mend
    Kush na i beri peshqesh kete qelbesire?

  4. Tirona says:

    Ky eshte armiku me i madh i shqiperise edhe pse gjykata kushtetues me 9 vota dhe asnje kunder e quajti marreveshien antikushtetuse ,kjo kerme vazhdon te mbroje interesat e grekut.O plere e kombit ti je gjeja me e peshtire mbi toke.Drejtesia sdo vonoje,denimi i Berishes eshte hapi pare drejt nje shqiperie eutopiane

  5. pjeter says:

    Ky duhet arrestuar direkt,per tradheti te larte,bashke me Bashen.Ky ben blla blla me analiza fallco tani, kurse faktet jene,hartat,dhe firma eshte tjeter gje nga ato qe thote.Gjykara kushtetuese e hodhi posht si anti kushtetuese vendimin e qeverrise ae tij,dhe nga ketu duhef te pergjigjet per tradheti ky kodosh.Kujton akoma se mund te impresionoje shqiptaret me epitete,por tregon edhe njehere qe eshte i dhjere koke e kembe.

  6. Timi says:

    Shumë burra të mirë mori zoti në moshë të re por e la këtë kufomë të gjallë akoma të
    turbullojë vendin. Një fakt i gjallë që zoti nuk është i drejtë. Pa ikur ky Shqipëria nuk bëhet.

  7. Xoni says:

    Enveri ishte diktator qe I beri shume dem ketij populli siç pati edhe ca te mira….por nuk shiti interesa kombetare tek te huajt.Kur vdiq ai shumica qau se kujtuan se mori fund Shqiperia. Kur te vdese Berisha shumica do hedhin valle se vertet do hiqet nje pagese e madhe per emancipimin dhe zhvillimin e ketij vendi.

  8. Lanabregesi says:

    Ky mut muti pasi i pruri greket pothuaj brenda Sarandes tani bene patriotin,nuk ka hale me te madhe dhe me te qelpt se Sali krimineli,futeni ne burg kete monster qe te na bjene veshet qetesi.

  9. s’ka diskutime me kte prostitute vicidoli , ???
    Plumbi Gojes eshte e vetmi koment mbi kryeshkerdhaten e PILLIT TE LIRISE ??

  10. K,Shofiti says:

    SALI NE BAZE TE EZOPIT TI JE TANI DUKE JETUAR JETEN E QENIT
    LEH LEH DHE STA VAR NJERI MEGJITHSE TE TJERET THON SE TI
    GJITH JETEN KE QEN NJE I PABES QEN ! !

  11. Kujtesa says:

    Pra u dashkan pare gjerat nga nje kendveshtrim krejt te ri.
    Qe te mos e pesojme nga ndryshimi i regullave te lojes.
    E qe te mos kemi humbje hapesire detare, sidomos tani qe po del ne pah pasuria nenujore e tyre.
    Eshte nje material qe duhet ta kene parasysh ekspertet dhe perfaqesuesit e shtetit, qe te mos bien pre e veprimeve te pa matura.
    Besoj do te sherbeje mire si material per tu patur parasysh, pasi dhe dijet ne kete fushe tani po dalin me shume dhe po behen me te kuptueshme.
    Perderisa ky artikull eshte publikuar, do te thote se te zoteve te zanatit i shkon ky informacion, po ashtu dhe drejtuesve te shtetit, politikes.
    Keshtu behen punet me te kujdeseshme ne sherbim te interesave te vendit, pa i rene me qafe askujt.
    Kam besim se z. Rama do te jete i kujdeshem ne kete drejtim dhe drejtuesit e tjere te shtetit Shqiptar.

  12. demokrati says:

    Pertej gjuhes se acaruar ka racionalitet ne ate qe ish \kryeministri Berisha ngre si problemm, dhe nuk i fshihet faktit qe ka neshkruar marreveshjen e 2009 por ende e mbron ate si win-win. Fakti qe me shtrirjen 12 milje Greqia arriti ose do tentoj te gllaberoje zonen ku jane rezervat e gazit dhe naftes eshte dritheruese. Shqiperia edhe nese e ushtron te drejten e saj per 12 milje mbetet jashte kesaj zone. Greqia nuk ka te drejte historike ne DETIN JON ai eshte det i brendshem i SHQIPTARO_EPIROTEVE ashtu si DETI ILLYRIC. Edhe Kryeministri Rama beri nje mbrojtje logjike te faktit por ai cka do te mbetet ne histori nese do te kemi nje marreveshje te tille eshte se pas 2500 ate qe helenet nuk munden ta benin me diversion kolonial e ben bazuar ne nje ligj absurd si ai i Montego Bay.Asnje nxitim nuk duhet te kete per te nenshkraur nje marrveshje te mire ne leter por tragjike per te ardhmen e kombit. Le te presim si do te perfundojne bisedimet Turko -Greke dhe ekspertet tane do ta kene me te lehte te kene nje shembull te gjalle te leshimeve dypaleshe nen frymen e miqesise, respektit reciproke dhe identitetite uropianist te Brukslelit qe i karakterizon dy popujt vellezer turq e grek. Nese do te duhet nje kohe 25, 250 vjet per te bere nje marreveshje ne dobi te kombit ska perse te kete nxitim. Urte e bute e tiganin plot.

  13. Ricardo says:

    Me krenari the qe nxorre Nanon ne pension Sali , por ky i gjati te nxorri ne pension te plote politik dhe mos u merr me me detin se e pame sa bukur e qendise me greket sa qe zogu do ta kishte zili ! Mos u merr me me kete pune se kemi ngarkuar me vote Raman dhe Myslymin qe duhet ti bejme monument !

  14. Nik says:

    Edhe pse Saliu mundohet te laje m.. me sh.. ne kete rast ka te drejte per pasojat e zgjerimit te detit teritorial te Greqise me 12 milje ne dem te interesave tona. Ky reagim duhej bere shume me heret dhe ne radhe te pare nga specialistet perkates. Cuditem si e pranoi dhe Z. Kristafi kete gje kur mendoja te kunderten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje