“Një vit punë, arritje, suksese, përpjekje, për një Elbasan europian”

29 Gusht 2020, 11:59Politika TEMA

Intervista për “Tema”me kryetarin e bashkisë së Elbasanit z. Gledian Llatja

“Eshtë fat, të punosh me Edi Ramën kryeministër”

Gledian Llatja, kryetari i bashkisë së Elbasanit, ka mbushur 1 vit kalendarik në detyrën e tij, sa të vështirë dhe të përgjegjshme, aq edhe fisnike, sa të lodhshme, aq edhe frymëzuese. Elbasani është sot një bashkie e madhe gjeografikisht, por edhe një nyje e rëndësishme lidhëse mes lindjes e perëndimit, mes qytetërimeve dhe kulturave, është një qytet që zhvillohet çdo ditë falë investimeve nga qeveria, por edhe vizionit të një kryetari, që është bërë “aleat” i qytetarët e tij.

Zoti Llatja, keni mbushur 1 vit plot, në detyrën e kryetarit të bashkisë së Elbasanit, në mandatin tuaj të parë, si ndjehesh?

Po e vërtetë është, kam mbushur 1 vit në postin më të rëndësishëm të një qyteti, në atë të kryetarit të bashkisë. Elbasani është djepi kulturës, qytetarisë, është vatra e patriotizmit, dhe me vlera dhe resurse të mëdha zhvillimi. Në 1 vjetorin e punës time si kryetari i bashkisë në qytetit të Elbasanit, ndjehem më i obliguar dhe angazhuar se kurrë, ndjehem më krenar dhe më i detyruar, për të qenë jo vetëm drejtuesi, por edhe fjalëmbajturi dhe kujdestari i qytetit dhe bashkqytetarëve të mi. Sot më tepër se kurrë, ndjehem se jam optimist për çfarë kemi bërë, dhe çfarë do të bëjmë në të ardhmen, unë dhe ekipi im, në të mirë të qytetit dhe qytetarëve.

Elbasani sot është kthyer në kantier investimesh, ku nuk mungojnë financimet e qeverisë por dhe kujdesi kryeministrit Rama, duke më dhënë mua mundësinë ti shoh në sy qytetarët e mi. Pas 1 viti pune si kryetar bashkie, unë i shpreh bindjen çdo qytetari elbasanas, se e sotmja është e sigurtë, kurse e ardhmja është e bukur për fëmijët e tyre. Marrja e postit të kryetarit të bashkisë, dhe besimi që më dhanë jo vetëm strukturat e Partisë Socialiste por edhe vota e shumicës së qytetarëve, ishte për mua një obligim i dyfishtë, për të qenë gjithmonë “gardian” i zbatimit të ligjit nga çdo strukturë e institucionit që drejtoj, por edhe mbrojtës i vendosur i interesave të qytetarëve. Ndjehem me fat, që kam rastin të punoj me një kryeministër si Edi Rama, që të imponon gjithmonë angazhim në zgjidhjen e problemeve me ekspresivitetin e tij, por dhe angazhim maksimal për të realizuar çdo premtim të dhënë në fushatë.

Cilat kanë qenë disa prej premtimeve të mbajtura në vitin e parë të detyrës, apo dhe sfidave ?

Ka shumë, që kemi bërë, por edhe për të bërë, pasi kemi patur premtime të mbajtura qysh vitin e parë të mandatit, por edhe përballje me sukses ndaj sfidave. Pak muaj sapo kisha marrë detyrën, ndodhi tërmeti i 26 Nëntorit, ku natyrisht edhe Elbasani , jo si Tirana dhe Durrësi, kishte problemet e veta në disa zona. Pastaj erdhi situata emergjente e COVID-19, ku gjithashtu edhe bashkia, kishte dhe ka akoma rolin e saj, në përballimin e kësaj krize. Puna në ekip, mbetet për mua një prej bazave ku mund të përballosh me sukses, çdo sfidë, çdo situatë, dhe mendoj se e kemi arritur këtë.

Elbasani sot është një qytet jo vetëm me pamje europiane, por edhe me zhvillim europian. Investimet tona janë shtrirë në infrastrukturën rrugore, rrjetin e kanalizimeve, rrjetin e ujit të pijshëm, në mbështetjen e aktiviteteve private, siç është biznesi i vogël dhe i mesëm, janë rritur investimet në shkolla, kopështe dhe çerdhe, kemi siguruar dhe investuar në sistemin e ngrohjes së tyre, për fëmijët dhe nxënësit, kemi higjenizuar dhe siguruar pastrimin e pandërprerë të rrugëve dhe lagjeve. Bashkia ka siguruar pastrimin e sistemit të kanaleve kulluese në të gjitha Njësitë Administrative, ndërkohë që ndodhemi pranë çdo grupimi interesi, për ti ardhur në ndihmë me shërbimet tona.

Autostrada bujqësore e bashkisë së Elbasanit, një vepër madhore me parametra bashkohorë, është një premtim i mbajtur, e cila do ti vijë në ndihmë mijëra fermerëve , kemi në përfundim shkollat të reja si “Jorgji Dilo”, një shkollë moderne, apo përfundimin e kopështeve të reja si ai 1 Qershori, etj. Po investohet nga e para në konviktin e studentëve, në pajisjen e kopështeve dhe çerdheve me kënde lojrash të reja.

Ndërkohë situata e COVID-19, ka bërë që dizinfektimi i lagjeve dhe zonave problematike, të bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Bashkia, ekipi im, dhe unë personalisht kemi qenë në kontakte të vazhdueshme me familjet, personat dhe shtresat në nevojë, duke u qëndruar atyre pranë, me ndihma ushqimore dhe materiale, për të përballuar me sukses edhe situatën e pandemisë. Konstatoj me kënaqësi se qytetarët e Elbasanit, janë zbatues korrektë të këshillave nga specialistët e shëndetsisë, dhe masave të marra nga institucionet qeverisëse dhe ligjzbatuese. Elbasani shumë shpejt, do të ketë 24 orë ujë të pijshëm, dhe kjo falë investimeve pothuajse në çdo rrjet të lagjeve, duke modernizuar krejt sistemin. Sihariq për këtë problem,është ngritja së shpejti i sistemit të ri të pompave të ujit të pijshëm në Mengël, ku ekipi po punon për ndërrimin e linjës kryesore të shpërndarjes , duke përmirësuar furnizimin me ujë të atyre banorëve, dhe më gjërë.

Elbasani ka qenë dhe mbetet vendi thesareve edhe për vlerave kulturore, arkeologjike dhe shëndetsore. Ne kemi kala, llixha, kisha, xhamia, teqe, kemi objekte të rralla kulti, që turistët vendas dhe të huaj, vijnë i shohin, dhe rikthehen me shumë dëshirë dhe emocion. Elbasani ka lumenj dhe përrenj, ma bujtina dhe qendra të tjera turistike, Elbasani është nyja e lidhjes së Lindjes dhe Perëndimit, ndaj dhe ka të ardhme të sigurtë përpara.

Një mesazh për qytetarët tuaj zoti Llatja ?

Unë kam qenë, jam dhe do të mbetet besnik i çdo premtimi që kam dhënë, kam qenë dhe mbetem aleat i bashkqytetarëve të mi, ndaj u them atyre, të qëndrojmë dhe vazhdojmë bashkarisht në rrugëtimin drejt një Elbasani Europian, të vazhdojmë dhe qëndrojmë , duke mbështetur njëri-tjetrin, për të përballuar sfidat e jetës, dhe situatën e kësaj pandemie nga COVID-19. Bashkë do t’ja dalim.

Bisedoi ARTUR AJAZI

7 komente në ““Një vit punë, arritje, suksese, përpjekje, për një Elbasan europian””

  1. ILIRI says:

    IK MO MASHTRUS I BAN QEFIN RAMES DHE VETES.NA THOSHKE TI SE CER KE BA PER 100 DIT.PINOK.

  2. eli says:

    Shume shkolla si psh Jorgji Dilo etj dhe shume kopshte si si ai “1 qershori” etj.?Pra nje kopsht dhe nje shkolle,ka bere dezinfektimin nga korona dhe paguan nja 2000 punonjes bashkie!Kjo eshte puna nje vjecare.
    P.S. Se mos kujtoni se jam pd-st ose LSI-st qe dua te anatemoj kryetarin.Jo jam votues i PS-se.Por e verteta eshte se ai ka bere 1 vit gjume!

  3. Rizai says:

    E meriton Gledi
    Bravo Tema

  4. BRAVO GLED BRAVO TEMA, BRAVO TUR AJAZI

    QENTE TE LEHIN, KARVANI PERPARA

    SUKSESE

  5. Lili says:

    Ik mor ordiner.Qenke kokrra e mashtruesit
    Cer ke ba ti more pijanec ordiner.Te rrafen ne zyre dhe 3 dite s’dole nga shtepia.Ti je aksidentalisht aty .Je me pak llafe sumtakalek. Kryebashkiak ne korrespondence.Te fala hallave se te pakten jane me te cilterta se ty.

  6. Leka I says:

    “Se shpejti” Elbasani do kete uje 24 ore , thote ky.
    E para turp qe nuk ka tani ne 24 ore uje.
    E dyta ca dmth ” se shpejti” ?

  7. Anila says:

    Bravo Tema, Gledi meriton mbeshtetje
    Suksese kr bashkise
    Elbasani kerkon drejtim te ri, vizion te ri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje