Armina Harutynyan, një 23-vjeçare nga Armenia, ka trazuar rrjetin.
Ajo mori pjesë në një sfilatë mode të Gucci, si modele jo profesioniste.
Por, menjëherë në rrjet vajza e re është masakruar, për shkak të pamjes së saj.
“Si mund të jetë modele kjo”, shkruan një komentues?
Ndërsa një tjetër: “Do të pranonit të dilnit në një takim me këtë? Kjo ngjan më shumë si burrë, se sa si femër”.
Armina u bë pjesë e Gucci-t krejt rastësisht. Siç raporton faqja theartgorgeous.com, ajo u pa nga një zbulues talentesh në Berlin, i cili i kërkoi të shkëmbenin numrat e kontaktit.
Armina ishte në Berlin për të dëgjuar bandën e saj të preferuar. Një muaj më vonë, ajo informohet se ishte zgjedhur për të qenë pjesë e shfaqjes së Gucci. Është modelja e parë armene që sfilon për brand-in luksoz.
Armina vjen nga një famlje artistësh, prandaj thotë se preferon të pikturojë shpesh apo të merret me ilustrime dixhitale dhe dizajne grafike, të cilat janë edhe pjesë e punës së saj.
Gjithsesi, ajo është e hapur për të gjitha llojet e mediave dhe për modeling, të cilin nuk e ka braktisur edhe pas sfilatës së Gucci.
Por, për fatin e saj të keq, ajo u kthye në kryelajm botëror për pamjen e saj dhe na tregon edhe njëherë, se si rrjeti mund të të masakrojë dhe të të shkatërrojë jetën.
(TemA)
Tipike Armeno-gayrek-kurde!!!??
Keta qe komentojnë per fytyren e kesaj vajzës, Jane krenarë qe motrat dhe grate e tyre te bukura kane patur nga 25 dashnore.
Bukuria e trupit eshte fat ne jete. E ke, ose nuk e ke. Por te jesh i ose e shemtuar na qenka krim. Personal qe ne i quajme te shemtuar, ndalohen te blejme Gucci ose Armani!!!???
Çfare idiotesh! Gjysma e botes nuk eshte e bukur, keshtu që format prodhuese reklamojne Malkin edhe Tek keta njerez “te shemtuar”, te cilet kane fuqi blerese.
Keta te shemtuar behen mjeke, inxhinjere, artiste, juristë, apo njerez biznesi te shkëlqyer, me te ardhura shume te mira. Por u ndalokan te blejme Gucci ose Armani sipas ketyre idioteve.
Fjala masaker perdoret me thonjeza ne kete kontekst sepse nuk e kane rrahur fizikisht.
Nuk jane te gjithe njerezit e pashem. Modelingu kerkon njerez te pashem sepse paraqitja e jashtme perben edhe substancen e profesionit. Ka plot njerez te shemtuar qe shkelqejne ne profesionet e tyre por modelingu kerkon pamjen.
Ne fakt eshte shume e bukur, si princeshe!
Po ju tregoj nje histori te vertete. Njehere ne radhet e qumeshtit qe mbanin njerezit ne ate kohe, nje sportiste e njohur vjen dhe hyn pa radhe, nje zonje ne moshe me nje njolle te kuqe ne fytyre qe qelloi te priste radhen, i thote, ku shkon ti moj çupe? Ajo i kthehet dhe i thote, fole ti me faqkë? ( duke qene se ishin ne Korçe, faqka nenkuptonte njollen) Zonja me te drejte e mallkon dhe i thote, befsh nje vajze me nje njolle si kjo e imja! Dhe me besoni, ndodhi pikerisht keshtu! Pas shume vitesh takohen rastesisht dhe kjo vajza e atehereshme tanime mami , e ndalon ne rruge dhe i thote; po mire moj, kaq keq me mallkove?!
Prandaj mos shani fytyrat e te tjereve, zoti eshte i madh!