Meta në versionin ‘patriot’, me studentët tek Muzeu për luftën e Vlorës. “Thumbon” Bashën: Një fëmijë që fle rritet. Një komb që fle vdes. Të zgjohemi në mbrojtje të lirisë

1 Shtator 2020, 12:34Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shtuar retorikën patriotike këto kohët e fundit, duke u shfaqur në versionin “patriot”.

Pasi ka qënë në vendlindjen e Perlat Rexhepit, tek Selam Musai dhe është involvuar shumë në debatin për kufirin detar, duke thirrur në raport dhe Edi Ramën për ta informuar se çfarë ka biseduar me kryeministrin grek Mitsotaqis, radha i ka ardhur sërish Selam Musait për t’i bërë nderet në Tiranë.

Me një grup studentësh ka vizituar Muzeun Historik Kombëtar, ku është ekspozuar një pjesë e rëndësishme e epopesë së lavdishme të Luftës së Vlorës të vitit 1920.

Në një mesazh të “koduar” Meta ka “thumbuar” Bashën teksa është shprehur se “Një fëmijë që fle rritet. Një komb që fle vdes”!

Postimi i plotë i Metës:

Shumë i lumtur që së bashku me një grup studentësh nga Fakultete të ndryshme të Universitetit të Tiranës, të vizitoja sot pavionin e Pavarësisë në Muzeun Historik Kombëtar, ku është ekspozuar një pjesë e rëndësishme e epopesë së lavdishme të Luftës së Vlorës të vitit 1920.

Është thelbësore që historinë t’jua mësojmë brezave të rinj, duke garantuar të ardhmen e Atdheut. Nuk mund të lejojmë, që e shkuara të lihet në harresë, sepse siç na ka mësuar Ismail Qemali: “Një fëmijë që fle rritet. Një komb që fle vdes”.

Shqipëria duhet të jetë gjithmonë zgjuar në mbrojtje të lirisë, pasi ajo nuk fitohet një herë e përgjithmonë, por duhet mbrojtur në çdo kohë nga të gjithë. ??

6 komente në “Meta në versionin ‘patriot’, me studentët tek Muzeu për luftën e Vlorës. “Thumbon” Bashën: Një fëmijë që fle rritet. Një komb që fle vdes. Të zgjohemi në mbrojtje të lirisë”

  1. Tafili says:

    Po.per ata qe kuptojne.mesazhi eshte i qarte.ketij vendi dhe kombi.asnjehere nuk i kane mungu burrat.pamvarsisht se individe e grupe te caktura.qe ti ulin autoritetin ketyre burrave.i vene turli lloj epitetesh.si hajdut.trafikant.vrases.i pa bese.injorant.tradhetar e ku di une se cfare.epitete qe ne asnje menyre nuk ja ulin vlerat.ata shkelqejne cdo dite e me teper.Te rroje partia

  2. kujtimi says:

    O like mos na u sill si pordha neper breke, gjoja se po punon. Ne djall edhe puna qe ben ti e jot shoqe, ju vetem te vidhni e te vrisni e keni mendjen, pa punen qe beni ju per kete shtet e marrte dreqi.

  3. Keqardhje says:

    Ilir B… nuk beffhet nje komb e shtet me kalbesira! Koha jote ka mbaruar! Ti je nje abuzues i ndyre, me pushtetin.

  4. h says:

    Dorëzo gjënë e vjedhur,hajdut që qelb era fshatar medioker.

  5. Pelioni says:

    Booll o like floriri me këto ece e jaket e tua në vënde e objekte historike,
    boll se vajtja e juaj jo vetëm që nuk e nderon dhe e vlerson historinë,apo të rënet për atdhe e liri por përkundrazi i fyen,nënçmon e përdhos historinë e të rënët,
    Si mund të flasë e të vlerësojë historinë apo heronjtë e martirët e këtij kombi një qënie si puna juaj që mbart në vetvete të gjitha ligësitë e botës si hajdut me çizme,si vrasës e përçmues i popullit tënd(ju z. mender president i keni quajtur shqiptarët kokë pa larë,ndërsa debulesa e pika jote e dobët i vriste me snajper nga fërngjitë e kryeministrisë e ti like floriri gëzohesha se tu mbyll çështja blloku i zi e se derdhej gjak shqiptari në bulevardin dëshmorët e kombit)
    Paradoks i kohëve moderne i tipit like e kompani që të vret,të vjedh,të fyen,tëshet,të tradhëton,natën e ditën për diell vjen të qan,të vlerson,të vë kurora me lule,të dekoron…o zot deri në çikë ka arritur hipokrizia e këtyre
    qenieve ,tërësisht amorfe e pa formë e pa shpirt,zot na ruaj nga këta,këta janë djalli vetë ,këta kur flasin për popullin,historin,dëshmorët,e martirët e këtij kombi,ofendojnë e fyejnë,të gjallë e të vdekur mbi tokë e nën tokë,prandaj këta duhen braktisur e injoruar në çdo hap që bëjnë,pasi këta të përdorin të bëjnë pis,me prezencë e fjalët e tyre jo vetëm për së gjalli por edhe të vdekur

  6. Pelioni says:

    Booll o like floriri me këto ece e jaket e tua në vënde e objekte historike,
    boll se vajtja e juaj jo vetëm që nuk e nderon dhe e vlerson historinë,apo të rënet për atdhe e liri por përkundrazi i fyen,nënçmon e përdhos historinë e të rënët,
    Si mund të flasë e të vlerësojë historinë apo heronjtë e martirët e këtij kombi një qënie si puna juaj që mbart në vetvete të gjitha ligësitë e botës si hajdut me çizme,si vrasës e përçmues i popullit tënd(ju z. mender president i keni quajtur shqiptarët kokë pa larë,ndërsa debulesa e pika jote e dobët i vriste me snajper nga fërngjitë e kryeministrisë e ti like floriri gëzohesha se tu mbyll çështja blloku i zi e se derdhej gjak shqiptari në bulevardin dëshmorët e kombit)
    Paradoks i kohëve moderne i tipit like e kompani që të vret,të vjedh,të fyen,tëshet,të tradhëton,natën e ditën për diell vjen të qan,të vlerson,të vë kurora me lule,të dekoron…o zot deri në çpikë ka arritur hipokrizia e këtyre
    qenieve ,tërësisht amorfe e pa formë e pa shpirt,zot na ruaj nga këta,këta janë djalli vetë ,këta kur flasin për popullin,historin,dëshmorët,e martirët e këtij kombi,ofendojnë e fyejnë,të gjallë e të vdekur mbi tokë e nën tokë,prandaj këta duhen braktisur e injoruar në çdo hap që bëjnë,pasi këta të përdorin të bëjnë pis,me prezencë e fjalët e tyre jo vetëm për së gjalli por edhe të vdekur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje